| E diele, 08.08.2010, 07:59 PM |
Jo këmbim teritoresh, por (ri) kthim teritori!
Nga Beqir Cikaqi
Kohëve të fundit si shumë shpesh po përdoret termi i lansuar nga politikaj serb , për këmbim teritori. Term i çuditur! Këso lloje termesh din ti zbulojn vetëm liderët serb , qofshin edhe president, kryeministra, ministra, etj. Kuptohet të gjitha këto termine e marifetllëqe të zbuluara për shqiptarët dhe kundër shqiptarëve origjinen e
Reagimi i institucioneve të Kosovës, është se nuk ka ndryshim të kufive, dhe nuk ka kurfar statusi special për veriun e Kosovës. Reagimi i tyre është pak i ngathët, sepse thojnë se ska ndryshim kufish për Kosovën nuk është e mjaftueshme. Duhet që ta mbrojn tezen, jo cungim territori për Kosovë, e ndryshim kufish Kosova duhet të ketë, se Lugina e Preshevës njihet si Kosovë Lindore, prandaj edhe publikisht duhet kërkuar. Këtë nuk e e thojn liderët e Kosovës, jo vetëm ata që janë në pozitë, por as ata që janë në opzitë. Në këtë formë nuk do të ket nevojë për tërmi ndrrim teritoresh, por do të jet më i arsyeshëm termi kthim i teritorit.Kështu vetëm do të finalizohet përkrhja e referendumit të shqiptarëve në Kosoven Lindore i mbajtur para disa vjetëve., gjegjësisht me 1 e 2 mars 1992. Dhe jo vetëm liderët institucional e opozitar të Kosovës nuk insistojn në ribashkimin e teritorit Kosovës, por adhe liderët e Luginës së Preshevës nuk insistojn së paku me deklarata, se nuk duhet të ketë kurfar “pazari” për Kosoven Veriore dhe Kosovën Lindore, e gjitha duhet të jetë se bashku mbrenda kufive të shtetit më të ri në botë. Kështu jepet me kuptu se Kosova veriore të mbetet mbrenda kufive egzostues e Kosova Lindore të futet nën ombrellen e Republikës së Kosovës. Është për tu habitur se si as analist e ndryshem shqiptar nuk e lansojn këtë tezë (ribashkimin e Kosovës Lindore me Republiken e Kosovës) që është një tezë shumë e natyrshme. Si duket edhe këta po mundohet të jenë sa ma të ndëgjueshëm për ndërkombëtaret. Edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që kur ka vendos hyjë në konkurencë politike për zgjedhjet e ardhshme si duket ka nisë të “shartohet”, apo ndoshta është në “pushime” vjetore!? Lideri i AAK, z. Ramush Haradinaj si duket dikur ishte më i zëshëm, e tani edhe është në Hagë, por partia e tij më e zëshme është për tu rikthuer në pozit se sa për kthimin e teritorit të natyrshëm Kosovës. Edhe Kryeministri Thaqi në fushaten zgjedhore ishte në Deqan , ndonëse e dinte se smund të fitojë aty partia e tijë, shkoi në Deqan dhe eskorta e tijë iu sulmua. Ishte krejt normale që të shkojë në Deqan, por shtrohet pytja pse nuk shkoi në Veri të Kosovës, sigurisht se e kishte “sygjerimin e ndërkombëtarëve” kryeministri që mos ta “acarojë” situaten. Në anen tjetër edhepse eskorta e kryeministrit Thaqi u sulmua në Deqan, por nuk u sulmua edhe eskorta e presidentit serb Tadiç, kur e vizitoi manastirin e Deqanit, sepse kështu “sygjeronin ndërkombëtarët”që mos ta “tensionoj situaten”. Mirë është me i ndëgju miqt , por jo edhe çdo kend dhe çdo ide të ndërkombëtarëve. Mendoj që liderët për qështje madhore, shtetërore e kombëtare duhet të jenë më të koordinuar me deklarata dhe sa më këmbëngulës në relizimin e tyre, se kështu ishte edhe amaneti i i shumë dëshmorëve rënë për këtë tokë shqiptare .Çdo lansim teze nga Serbia për synim të ripushtimit të ndonjë pjese të Kosovës (se ripushtimin komplet të Kosovës e din se është i pa mundur), sikur që pretendojnë ndarjen e Kosovës, ti përgjigjen me shkurt, më prerë dhe më qartë jo ndrrim a ndarje teritori, por (ri)kthimin e Kosovës Lindore nënë ombrellen e shtetit më të ri në botë-Republikës Kosovës, pavarësia e të cilit tanimë është e njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.