| E shtune, 07.08.2010, 09:59 PM |
Doriana Veshi
Datelindja; 7 Korrik 1988
Vendlindja; Elbasan
Arsimimi : Dega Gazetari Ne universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvani"
Aktualisht punon per nje cikel emisionesh kushtuar integrimit te Romeve ne shoqeri.
( Ky material është përgatitur për takimin një takim ndërkombëtar që mbahet në Gjermani në fund të muajit Gusht, si dhe për mbrojtje të një diplome të veçantë)
Pilo Zyba
KUSHTUAR ROMËVE TË SHQIPËRISË
- studim -
CIGANËVE
Me pak në jetë janë mësuar
Te urtë , shpirtëbardhët Ciganë
gjer edhe netëve flejnë zbuluar
edhe dimrave te acartë ne tufan!
Jo toke, as troje kurrë nuk kërkuan
Sepse shtet ne këtë botë asnjëherë nuk ju dhanë
Ata më të lirët e botës, por më të diskriminuarit
Pa atdhe, pa streh , gjithë jetën rrugëve , te mirët Ciganë!
Dhe këndojnë ata baladën e jetës ...
Pa varre, pa emra dyersh, pa shenjë dhe nishan ,
Por nuk ka si shpirtrat e tyre në asnjë race tjetër ,
tek këndojnë dhe pa buk ne bark dhe dasma bëjnë !
Tek e ruajnë atë gjuhë të tyren të bukur
Edhe kodin e racës së tyre rrush të zi ...
Tek dashurohen kasollave e në të lumenjve brigjeve
Dhe pranë zjarrit bubulakë puthen me aq dashuri!
Ndërsa bota shkruan për ligje për liri dhe të drejta gjithandej
Dhe miliarda derdhen për luks e armatime
Për ciganët e varfër ,per lypsarët e botës pa atdhe ,
askush nuk mendon se një racë po vuan nën diskriminime!
Por një ditë fati i tyre do të ringjallet
Dhe do gjendet një mencuri humane mbi Dhe
Që të drejtat e tyre ti nderojë dhe ti njohë
Si nje komb me origjinë dhe Atdhe
Llemadeo
Romët apo ciganët si jemi mësuar ti quajmë, i gjejmë kudo , me cfarëdolloj moshe , të ndryshëm por me halle te njëjta. Te lënë në margjinat e jetës , ku pjesa më e madhe e këtij komuniteti jeton ne varfëri . Persona të cilët jeta i ka lënë në rrugë, në kushte të vështira për të mbijetuar . Pa mbrojtjen e domosdoshme mjekësore ne betejën e pa mëshirshme se si do të jetë dita e nesërme.
Në përpjekje për të parë më afër këtë gjëndje te këtij komuniteti , në përpjekje për të mësuar më tepër në lidhje me to , me mënyrën e jetesës vizituam lagjen më të madhe të këtij komuniteti në qytetin e Elbasanit. .
Në një vizitë të bërë në lagjen më të madhe të romëve në Rrapishtë , nuk kishe si mos të vërejë gjëndjen e mejrueshme te këtij minoriteti e cila reflektohej kudo. Shtëpi të ngritura me dërrasa dhe hekura të gjendura rastësish, ose më e mira e mundshme per ta mund te ishte një ndërtesë shumë e vjetër por me dhoma shumë të vogla , të errëta , pa ajrosje e mbushur me lagështirë dhe errësirë . Në këto shtëpi te inprovizuara nga vet ata mês kushteve të realitetit qe u ofrohet jetojnë prindërit me fëmijët që shtohen vit pas viti.
Kudo, përreth mund të ndeshje fytyra të zbehura , flokë te pakrehur e me veshje te grisura . Në një kohë të nxehtë ku të gjithë pushojnë në orarin e drekës , në këtë lagje të zinte syri disa fëmijë të vegjël tek po dilnin nga lagja e tyre për të kërkuar ushqim apo dicka tjetër në dobi të vetes dhe familjes së tyre . Ishin fëmijët e përhershëm që cdo qytetar i Elbasanit tashmë i njihte si fëmijët lypsar .
Teksa une vëreja gjithë këtë mjerim dhe ,mendoja pikërisht për të ardhmen e këtyre fëmijëve fatkeqë dhe se moshatarët e tyre në këto momente janë duke shijuar drekën e këndshme të përgatitur nga mamaja e tyre dhe duke pushuar në një shtrat të rehatshëm , befas dëgjoj një zë i cili më rikthen në realitet , ishin këta fëmijë , dy djem te vegjël të cilët zgjasin doren drejt meje duke kërkuar me fjalë dhe njëkohësisht me fytyrën e tyre të pafajshëm ndaj këtij realiteti qe unë tju falja ndonjë gjë.
E prekur nga kjo gjendje që shoh tërheq fëmijët në një stol aty pranë e njëkohësisht u jap dicka ne dorën e tyre . Dhe i pyes se përse gjendeshin në këtë orar te drekës jashtë ?
Ata ashtu të pafajshëm e një zëri thanë se: mami dhe babi presin dicka qe ne ti cojme në shtëpi . Ata nuk punojnë dhe nuk kanë lekë që ne dhe vëllezërit e tjerë të ushqehemi. Mjaftojnë pak lekë që marrim nga njerzit qe na japin rastësisht dicka rrugës për të ngrënë.
Njëri ishte 7-vjec ndërsa tjetri ishte 9-vjec . Një moshë e cila i pret ata te jenë në bangat e shkollës , ku në vend të duarve të vrara të bëra pis , me flokët e pa krehur dhe me veshje të grisur stisen të orovaten në cdo kohë qoftë diell, shi ,borë apo erë e fortë . Ne vënd që të zenë vendin qe u takon më së shumti ,ai i nje nxënësi ne bangat e shkollës së bashku me moshatarët e tjerë . të krehur , të larë , dhe me një uniformë te pastër për të treguar se edhe ne ashtu si edhe pjesa tjetër e shoqërisë jemi te aftë të mësojmë ...por jo realiteti është ky edhe pse shumë i hidhur për këta fëmijë .
Përshëndetem me fëmijët dhe vazhdoj rrugën ..., më tërheq vëmendjen një vajzë e re e cila ishte duke tërhequr një karro që mbante përsipër disa objekte të hedhura . Eci drejt saj , ndaloj dhe e përshëndes duke i thënë nëse mund të bisedojmë sëbashku . Dhe gati me një përkujdesje të madhe, pasi nuk doja që ajo të prekej nga ndonjë fjalë që nuk do ta bënte të ndjehej mirë . Kishte një fytyrë shumë shprehëse dhe shumë të bukur , me tipare tipike cigane ,sy të zinj vetulla të theksuara e flokët kacurrela . Ishte e veshur me pantallona , fund të gjatë dhe me një bluze te grirë gjithandej .
Në fillim ishte e ndrojtur dhe mezi fliste , por më pas filloi të më tregonte për familjen e saj . Ajo ishte vetëm 15-vjec dhe tashmë kishte dy fëmijë për tu kujdesur . Ata duan të ushqehen me tha , dhe kushtet nuk janë . Fatkeqësisht ne nuk jemi të regjistruar në gjendjen civile dhe kështu nuk mund të marrim asnjë ndihmë më të vogël nga shteti.
Në shtëpi kam vjerrën vjerrin , kunatat e kunetërit. Jetojmë të gjithë së bashku në një vend . Por gjithsesi varfëria egziston . Jemi të detyruar nga kushtet të dalim dhe të trazojmë në plehra me shpresën se mos njerëzit kanë derdhur ndonjë gjë që neve mund të na shërbejë . Kjo është një nga mënyrat me të cilat unë vesh fëmijët e mi ,apo qoft edhe të gjej ndonjë paisje shtëpiake paksa te vjetëruar e cila mund të funksionoj akoma . ?shtë luftë për të mbijetuar nga pamundësia për të gjetur një punë , nga pamundësia e të ardhurave , nga pamundësia e ndihmës nga shteti...
Ajo më ofron që të shkoj në shtëpinë e saj pasi sot te gjithë gratë e këtij komuniteti kishin një mbledhje, dhe shprehu dëshirën që edhe unë të bashkohesha në mbledhjen e zakonshme të tyre.
Teksa ecim drejt shtëpisë së saj , njëkohësisht edhe bisedojmë. Ajo më thotë: - vajzat që vishen ndryshe nga pjesa më e madhe e tyre vecohen dhe shihen me një sy tjeter. Neve nuk mund të vishemi me rroba shumë moderne jo vetem nga pamundësia por edhe sepse na shajnë më pas . Këto janë rregulla të heshtura të vënë midis vajzave dhe grave rome .
Ne jemi te gjithe njësoj dhe kështu duhet të jemi ,-vazhdon të theksoj ajo .
Sapo përfundon fjalët e saj ,ne mberritëm në një shtëpi të re të ndërtuar tani së fundmi nga një shoqatë, enkas për to . Më fton të hyj brënda , dhe tashmë unë prezantohem me të gjithë gratë që ndodheshin aty. Një shtëpi tepër modeste por që nuk i mungonte mikpritja dhe dashuria që ofronin ndaj mysafirëve të rinj . Mundoheshin në cdo moment të tregonin kënaqësinë që në shtëpinë e tyre erdhi një vajzë e re , një vajzë e cila interesohej të dinte dicka më tepër rreth tyre . Dhe me shumë dashamirësi fillonin e flisnin rreth problemeve të tyre sikur të ishin duke biseduar me shoqen me miken më të mirë. Mês tyre ishte një vajzë , kordinatore e një qëndre në ndihmë të komunitetit romë . Ajo u afrua dhe filloi të prezantohej dhe të fliste më tepër rreth qëllimeve dhe objektivave që kjo qëndër ka për këtë komunitet.
– Me quajne Olsa Isarai dhe bashkepunoj me nje organizate jo Qeveritare qe quhet “Te rinjte me nje mision” . Kjo organizate nuk ka perfitime vetjake por punon me njerzit qe kane nevoje per asistenc sociale dhe ekonomike. Qe ne vitin 2003 ne jemi duke shkuar ne nje lagje ku popullsia eshte me shume rome . Duke u prekur nga kjo situate ku ata jetonin dhe se si jetonin kemi filluar te vizitonim me shpesh shtepite e tyre . Shoqeria dhe bisedat qe benim ishin nje ndezje deshire per ti ndihmuar me shume , duke ndertuar shtepi , sepse ata ishin duke jetuar ne cader , kemi qene duke ndihmuar qe ata te mesonin se si te shkruanin e te lexonin . Per ta e gjithe kjo ka qene nje ndihme e madhe pasi ata tani kane mesuar se si te lexojne , te shkruajne e te vene nje firme.
Projekti yne i rradhes kundrejt tyre , duke pare gjendjen e ketij komuniteti ishte ngritja e nje qendre per ushqyerjen ndaj femijeve te ketij komuniteti, pasi keta femije kishin shume mangesira dhe ajo cka ofrohej nga familja e tyre ishte fare e pamjaftueshme.
Ajo cka na shtyu me teper per ngritjen e kesaj qendre posacerisht kushtuar te ngrenit ndaj femijeve ishte kequshqyerja e nje vajze 9-vjecare e cila vdiq nga nje semundje ne mushkeri . Por lavdi zotit per kete projekt na ka ndihmuar nje bashkesi ne Elbasan “ Na bashkoi Jezusi” per te konkretizuar projektin per ushqyerjen dhe veshmbathjen e ketyre femijeve .
Kjo eshte pjesa me e erret dhe me e prekshme e ketij komuniteti. Nje realitet i hidhur dhe shume i dhimbshem. Por ...romet nuk mund te perkufizohen vetem me varferine e tyre me pamundesine per te qene dikushi . Tashme integrimi i tyre mesa duket ka gjetur “busullen “ duke orjentuar zhvillimin, integrimin dhe perparimin e tyre per tu pranuar si nje pjese e tere e shoqerise .
Shkeputemi nga kjo pjese e erret e ketij realiteti per tu treguar pikerisht anen tjeter te medaljes se ketij komuniteti.
Me kenaqesi do prezantoje nje zonje rreth te 30 -tave quhet Silvi Bastri . Fakultetin e pare e ka mbaruar per muzike ,kanto. Me pas shkenca komunikimi dhe tani master i nivelit te pare , zedhenese shtypi dhe komunikimi .
Ka nje mision ne jeten e saj , ajo e te kontribuarit ne zhvillimin e komunitetit Rome.
Klasike, e thjesht dhe e bukur . Keshtu mund te permblidhet ne esence e gjithe prezenca e saj. Nje zonje se ciles nuk i pelqen te shquhet vetem per zerin , por edhe per elegancen e saj, forcen per te luftuar dhe per te ngritur dicka ne dobi te komunitetit te saj .Ne dobi te komunitetit Rom.
E kam cilesuar si rrefimin e nje” shpirti te lire” pasi te tille jane fjalet e saj, e tille eshte ajo ne teresi .Ka nje nderthurje te bukur mes dashurise per artin dhe forcen e pashterur per te ngritur nje mur te forte mbeshtetes per komunitetin e saj.
Dhe tek sa flet per veten dhe komunitetin e saj , cdo fjale merr nje ngjyre te caktuar nje intonacion te bukur , nje forme perfekte ...duke shprehur pafundesish dashuri dhe vetem dashuri ....
Enderroj “La Skalen “ , madje e shoh edhe ne enderr , dhe kush e di , nje dite ...po po sigurisht ne enderr e ku tjeter ....
e vazhdon te shprehe ate qe ajo dashuron me se shumti pasionin e saj Kanton....
....Ne diplome kam kenduar Arien e “Santuces”, Bohun, Verdin e famshem dhe Jare shkodrane . Kam qene mrekullia vete. Duartrokitje pa fund dhe ne dore ndjeva puthjen me te sinqerte te petagogut te nderuar dhe idhullit tim Gaqo Cako. Per mua eshte kujtimi me i bukur qe nje licesiste mund ti stisej ne odeonin e Akademise se Arteve , kenaqesi per te cilen se pati asnjera pervec meje...
Muzika me stimulon lumturine qe nuk e kam pasur asnjehere . Luaj shpesh ne piano ne duet me vajzen time dhe pikturoj kur me trazojne lumturine .....
Qetesine e ndiej tek fotografite e medha ne mur e qe jane pa fund ne dhomen time , flas me to dhe buzeqesh, kendoj dhe u tregoj ne cdo moment te dites se jam e dashuruar marrezisht me gjithcka qe krijohet nga lumturia . Dhe zoti e di sa shume e dua lumturine , sa shume dua te jem e lumtur ...
E pas gjithe kesaj dashurie qe tregon per studimet e saj per kanton nuk harron te permende , e te vleresoj me superlativa muziken e geneve te saj , muziken rome qe e ka ndjere qe nen djep...
... Cmendem kur degjoj muziken
Dhe keshtu e rebeluar ndaj ketij pushteti i cili asnjehere nuk i ka dhene mbeshtetjen e duhur ketij komuniteti , vazhdon te theksoje me teper nepermjet fjaleve qe kesaj rradhe i shpreh me me force dhe inat te brendshem ndaj politikes e politikaneve.
Eshte e sigurt , ke humbur kohe , apo vetem se ti mund te permbushesh egoizmin e capaculeve politikane qe mund te thone pasi e kane lexuar, “a e di komenton bukur ti “ dhe me pas asgje e bukur nuk ndodh...
Dhe ajo qe ngel per popullin qe i lire kerkoi te ishte , lirine e fjales kerkoi , lirine si terme as vet nuk e kupton, dhe ne emer te saj shkatarron dhe lejon qe bastardet e kesaj politike , varfanjake ne risi dhe kafsherore ne pafundesi , na ka cunguar te vetmen gje pervec parase dhe politikes, lirine per te jetuar . Demokracine e dua por e dua si artiste . vetem keshtu mund ti rezistoje kesaj bote cmendurisht bastarde...
E ashtu paksa e lenduar nga realiteti i hidhur per komunitetin e saj rikthehet po ashtu bukur dhe me qetesi per te folur pergjithesisht , per veten e saj duke na treguar forcen nderthurur me zgjuarsine dhe klasin e nje femre qe jo cdo kush e gezon, per tu bere balle diskriminimit te shoqerise dhe veshtiresive te jetes , me nje optimizem qe e ngre ne cdo moment te veshtire per te luftuar e per te arritur ato qe ajo me se shumti ka synuar e synon ti kete .
Secili eshte divers ne boten e tij dhe jeta e secilit prej nesh eshte pjese e se teres . Pra ne jemi nje tufe me lule te shumllojshem , te cilat presupozojne natyrshmerine dhe vecantine e pakundershtueshme , secila per unin e tyre.
Jam shume e vecant nga pjesa tjeter e shoqerise , per vet faktit qe i perkas minoritetit rome. Synimi im eshte te jem vetvetja dhe te pershtatem me te tjeret me dinakeri , per te arritur atje ku kam dashur te arrij, sepse ndonjehere te punosh nuk eshte domethenese , por te dish te menaxhosh situaten eshte shume e rendesishme
Eshte e pa mohushme qe ne jete kam patur shume veshtiresi si ne ate personale edhe ne ate profesionale por di nje gje vec te tjerash . Cdo problem e ka nje rrugezgjidhje , trishtimit duhet vene fre dhe pesimizmit asnjehere nuk duhet me i thene mirmengjes.
Ndryshe nuk do isha ketu ku jam sot , duke punuar me dashurine me te madhe per qendren time per CSD Rom …
Sot eshte nje paradoks mjaft i hidhur nese hedhim syte para viteve 90-te dhe te bejme nje krahasim pas viteve 90-te , tek shohim pikerisht nje 60-vjecar qe di te shkruaje e te lexoje perballe nje 20-te vjecari qe nuk di te hedhe as firmen e tij .
Eshte per te ardhur keq kur konstaton se nje burre apo nje grua nuk di te hedhe nje firme apo qofte te dije te shkruaje e te lexoje emrin e tij…
Koha iken dhe analfabetet dita dites shtohen , fatkeqesisht ky eshte edhe imazhi negativ qe stiset ne menyre te padeshiruar komunitetit rom ...
....Por nismat kane filluar ndonese jo shume nga shteti , por nga vet ata , nga vet komuniteti rom por padiskutim edhe me mbeshtetjen shume te madhe te organizatave joqeveritare .
Jane me qindra shoqata dhe qendra te cilat sot bashkpunojne ne ndihme te ketij komuniteti . Per ti integruar ato ne shoqeri ne te gjitha aspektet e mundshme si sociale , arsimore dhe kulturore.
...Csd rome eshte imazhi i pakundershtueshem I nje qendre qe stis me helmeten e saj dashurine per paqen dhe integrimin .
Qendra per nje “Vizion Bashkekohor Rrom”
(Centro vas jek Somvaxtuno Dikhipen Rromano)
Misioni i se ciles eshte :
Te punoje me Rromet dhe intelektualet e rinj Rrome ne Shqiperi me qellim qe te nxise zhvillimin e tyre arsimor, kulturor, ekonomik dhe shoqeror si dhe te kontribuoje ne zhvillimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi.
Te mbaje gjalle dhe perhape gjuhen, kulturen Rrome dhe te kryeje aktivitete per kete qellim.
Te nxise opinionin public per respektimin e te drejtave te njeriut, te Rromeve dhe veçanerisht te gjuhes dhe te shkollimit.
Te ndihmoje integrimin e intelektualeve te rinj Rrome prane kesaj qendre .
Te mbaje lidhje me pushtetin Vendor dhe Qendror per te mbeshtetur punesimin e Rromeve kudo qe ata ndodhen.
Te jape kontributin e saj ne drejtim te mbeshtetjes se te drejtave te etnise Rrome dhe respektimin e ketyre te drejtave ne kuadrin e Konventave te ndrushme Nderkombetare ku ka aderuar vendi yne .
Te organizoje aktivitete tre ndryshme kulturore , artistike , ekonomike, sportive, rrrgjistrime ne studio,CD me qellim qe te ardhurat qendra t’i perdore per mbarevajtjen e realizimit te aktiviteteve.
Qendra per nje “Vizion Bashkekohor Rrom”qe prej themelimit te saj ka luajtur nje rol teper te rendesishem ne promovimin e intelektualeve te rinj Rrom, ne zhvillimin arsimor,kulturor dhe shoqeror te komunitetit.Ne menyre sistematike eshte nxitur dhe ndergjegjesuar komuniteti i prinderve Rrom mbi rendesine e arsimimit te femijeve te tyre duke punuar gjate gjithe kohes me zhvillimin ne qender te nje aktiviteti edukativo-arsimor e cila ka rezultuar teper rezultative dhe efikase puna me kata grup femijesh.
Ne pese vite themelim qendra eshte perpjekur t’i zgjidhe problemet ne menyre institucionale dhe te hartoje projekte te cilat te kene si fokus kryesor bashkepunimin me aktore te ndryshem shteterore te cilet jane jo vetem te interesuar per te zgjidhur problematika te ndryshme por duke qene se keta te fundit jane mbeshtetesit ligjor te shume situatave.
Ne fushen e Kultures dhe me konkretisht me ngritjen e imazhit tradicional dhe kulturor qendra ka kryer nje sere aktivitetesh kulturore dhe koncerte artistike nen performancen e ansamblit “Folk Rrom Albania”ngritur per kete qellim.
Punesimi i Rromeve eshte nje nga prioritetet ne te cilen stafi i qendes ka kryer takime dhe biseda me aktore te ndryshem shteterore dhedhe biseda me aktore te ndryshem shteterore dhe private.
Ndjehemi komode per faktin pse edhe te rinj per periudhen kohore ne te cilen qendra ka nisur aktivitetetin e saj ndjehemi te sigurt pasi vetem intelektualet do te mund te ndihmojne me seriozitet dhe perkushtim komunitetin Rrom.
Aktivitetet e fundit te implementuara nga organizata:
Fokusi kryesor i qendres eshte edukimi .
Aktualisht ne ambjentet e saj ka 53 nxenes rrome te cilet kryejne detyrat e shtepise dhe mesimet e ngarkuara nga mesuesja ne sistemin e detyruar 9-te vjeçar .
Silvi Bastri dhe Astrit Bastri kane 5-vite rrjesht qe punojne per rritjen dhe forcimin e kesaj qendre , duke u perkujdesur personalisht per te ashtu sic kujdeset nena per femijet e saj. E kjo duket kudo jo vetem nga fjalet e dashura te saj per kete qender por edhe nga femijet te cilet gjate gjithe kohes shprehin dashurine e pamatur ndaj kesaj zonje , e cila ka ditur te beje per vete e te fitoje zemrat e gjithe ketyre femijeve qe sot bashkpunojne se bashku per nje qellim te vetem , ajo e integrimit te tyre ne shoqeri.
Shpesh here nuk mjaftojne vetem nisma te nderrmarra , per te ndihmuar kete komunitet . Mbi te gjitha e mbi gjithcka kerkohet qe te punohet e te falet shume dashuri , duke treguar hap pas hapi vleresime dhe duke i inkurajuar ata per te ecur me teper drejt nje rruge te madhe dhe shume te veshtire , duke u demostruar besim tek aftesit , deshirat dhe qellimet qe ata kane ndaj vetes per nje te ardhme te afert .
E kjo dashuri kesaj qendre nuk i mungon pasi kjo demostrohet me se miri , nga buzeqeshjet e femijeve te cilet duket qe ndjehen mire e te vleresuar , nga shkelqimi i syckave te tyre te cilat shprehin shprese dhe optimizem per te ardhmen .
Gjeja e pare qe te terheq vemendjen sapo shikon dhomat e femijeve , jane pikturat e pafundme te varura ne mur , me dedikime perkatese qofte per mesuesit e tyre, qofte per deshirat e ndryshme qe trazojne mendimet e tyre.
Jane te thjeshta , ndaj jane edhe te bukura , pasi simbolizojne thjeshtesine dhe pastertine e nje femije.
Eshte nje dhome e thjesht pa shume komoditete pa shume lodra , por nje dhome shume e vecant per keto femije , nje dhome e cila te jep ndjesine e nje vatre te ngrohte , ku cdo cep i saj simbolizon keta femije pa te cilet kjo qender nuk do te kishte kuptim.
Duke vezhguar gjithcka me kujdes mundohem te perfytyroj kete dhome si pasurine me te madhe te kesaj qendre duke mbartur perbrenda , cdo histori te secilit prej ketyre femijeve , cdo perpjekje per te mesuar dhe cdo deshire e shprese se nje dite edhe ata do te mesojne e do te behen dikushi ne jete.
Edhe keshtu po e Mbyll me keto vargje, plot optimizem ndaj punes dhe te ardhmes se tyre , duke u integruar se shpejti e duke gezuar edhe ata te drejtat e tyre si e gjithe pjesa tjeter e shoqerise.
Dhe do gjendet një mencuri humane mbi Dhe
Që të drejtat e tyre ti nderojë dhe ti njohë
Si nje komb me origjinë dhe Atdhe
Punoi: Doriana Veshi