Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vebi Xhemaili: Kryengritja e Ilindenit

| E shtune, 07.08.2010, 09:59 PM |


Me rastin e manifestimit të Kryengritjes së Ilindenit (Dokumente)

 

KRYENGRITJA E  ILINDENIT: NË KOHËN E  MBRETIT ZOG, NJIHEJ SI KRYENGRITJA BULLGARE, NDËRSA GJATË PERIUDHËS KOMUNISTE TË ENVER HOXHËS, SI KRYENGRITJE MAQEDONASE

 

Nga Prof. dr. Vebi Xhemaili

 

Në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane gërshetoheshin interesat kontradiktore të disa fuqive  të mëdha dhe aspiratat teritorriale të borgjezive ballkanike. Mirëpo, duhet theksuar se edhe midis shteteve ballkanike kishte kundërthënie të shumta, që ishin pasojë e pretendimeve të tyre për të njëjtat territor

Shtet ballkanike i arsyetonin pretendimet e tyre territoriale mbi pjesën evropiane të Perandorisë Osmane gjoja për t’i liruar „vëllezërit e nënshtruar”. Borgjezia bullgare pretendonte të merrte Maqedoninë, ku jetonin „bullgarët”, si e quante ajo popullsinë maqedonase. Borgjezia serbe vëllezërit në „Serbinë e vjetër”, ose edhe në „Serbinë Jugore”, ku numri i popullsisë serbe në krahasim me popujt e tjerë ishte shumë i vogël. Në radhë të parë ato gjetën përkrahjen e Rusisë cariste, e cila dëshironte të forconte ndikimin e vet në Gadishullin Ballkanik, dhe duke qenë në rivalitet të kahershëm me Austro-Hungarinë, synonte forcimin e shteteve sllave në Ballkan, me qëllim që këto të bëheshin pengesë dhe pendë e fortë kundër depërtimit dhe ndikimit austriak në këto vise.

Rivaliteti midis Rusisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë i detyronte këto fuqi shpeshherë të arrinin marrëveshje për ta ruajtur ekuilibrin politik të krijuar me traktatin e Berlinit në vitin 1878. Të shtyrë nga ky rivalitet, ato ishin të gatshme ta ruanin në këtë vise pushtetin e kalbur turk, bile edhe ta ndihmonin atë me anë të reformave, që të aftësohej për shtypjen e lëvizjeve të popujve të nënshtruar, deri sa mos të krijoheshin kushte të përshtatshme për ndërhyrjen e tyre në favor të politikës imperialiste. Nisur nga interesat e lartpërmendura, fuqitë e mëdha kërkojnë nga Porta e Lartë që me anë reformash t’u lehtësonte kushtet jetësore popullsisë së krishterëve në Perandori, me qëllim që mos të shkaktoheshin trazira të rrezikshme të cilat do të bënin të mundur intervenimin e rivalit të vet në mënyrë që të sillnin komplikime edhe më të mëdha, për të cilat ato nuk ishin ende të përgatitura.

Nga fundi i vitit 1902 Porta, duke u frikësuar nga përzierja e fuqive të mëdha, deklaroi se do të zbatonte reformat në Maqedoni. Këto reforma erdhën si pasojë e çrregullimeve të shpeshta në Maqedoni, të nxitura nga çetat bullgare. Këto kryengritje të inskenuara kishin për qëllim nxitjen  e ndërhyrjes së fuqive të mëdha do t’ia dilte që t’ia bashkonte Maqedoninë Bullgarisë. Edhe shtetet tjera ballkanike, të përkrahura nga Rusia, insistonin që nga ky problem të nxirrnin ndonjë përfitim për vete.

 

Atentatet e gemixhive në Selanik

 

Kur u dha kushtrimi për tu zgjuar, ai u dha me zë buçitës. Aty nga ora dhjete e gjysmë e nje mengjesi pranveror me diell ne Selanik, anija tregtare franceze GUADALQUIVIR ishte duke dalë nga porti, kur një shperthim i fuqishem në repartin e motorëve shkaktoi zjarr, që u përhap menjehere në gjithe anijen. Konsulli francez Louis Steeg u sul per në vendin e ngjarjes. Mbërriti aty dhe u ndal pranë një djaloshi me sy të çelët, qe po sodiste gojëhapur. Z. Steeg e pyeti sekretarin e vet nese mekanikët e anijes ishin demtuar te kazanet e avullit .  “ Aspak, z. Steeg  ... Nuk ka dyshim se është rezultati i shpërthimit,.” Kjo bisede njoftohet nga Pavel Shatevi djaloshi me sykalter ne krah te konsullit.

Shatevi ishte anetar i gemixhive, nje grup anarkistesh i afert me krahun radikal te VMRO-se. Po atë ditë, pas disa oresh, nje bombe nxori nga shinat nje tren që vinte nga Stambolli: të nesërmen ne mbremje, kur ra muzgu dritat e qytetit u shuan nga një sabotim në tubacionet e gazsjëllësit. Turbullirën dhe zemerimin prej këtyre akteve e shtoi një katrahurë pak minuta më pas kur u hodh në erë me dinamit BANQUE OTTOMANE, të cilën e drejtonin francezet. Fuqia e këtij shpërthimi ishte aq e  madhe saqe shkaterroi edhe klubin “Kegel” aty pranë dhe vrau shume gjermanë banorë në qytet te cilet po kalonin mbremjen sebashku. Në mbarë lagjen e “frëngjeve” bomba artizanale dhe shishe benzine u hodhen neper kafene, klube, hotele e në teatrin “ Eden“ ,  duke shkaktuar panik ne krejt qytetin.

Gjindarmëria rrethoti nje shtëpi ku nje çerdhe teroristesh mbrohej duke hedhur bomba. Kreu “ushtarak“ i gemixhive doli ne ballkon dhe filloi te hedhë granata në rrugë si i vinte për mbarë derisa njera i plasi ne dore dhe e la ne vend.

Kaosi i provincës tani po e pushtonte qytetin plotësisht. Një turme myslimane e tërbuar nga atentatet, filloi te përndjekë pakicën sllave të qytetit duke vrare rreth 60 veta, derisa guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe parandaloi një gjakderdhje me te madhe.  Gemixhitë kishin vënë në shënjestër vetëm shoqëritë e huaja përsëri me synimin qe te ngjallnin ndërhyrjen e Fuqive te Mëdha. Dhe vërtet disa luftanije britanike dhe franceze u shfaqën ne horizontin e Egjeut dhe hodhën spirancat jashtë portit te Selanikut, por misioni i tyre ishte te ruanin pronën dhe jetën e “ perëndimoreve” e jo te mbronin te krishterët e Maqedonisë.

Gadishulli i Ballkanit është i mbushur plot me qytete e fshatra te izoluar, aty-këtu lart në male ose poshtë mes luginash te thella, që dalin nga lartësia e tyre e heshtur e shfaqen për pak muaj për tu përballur me tërbimin qe merr zjarr nga një proces historik në të cilin deri atëherë nuk kishin luajtur një rol te pandjeshëm. Gjate pranverës se vitit 1903 përfaqësues të Krushevës u kërkuan autoriteteve osmane në kryeqendrën e rajonit Manastir te përforconin garnizonin ushtarak vendor dhe kjo pavarësisht nga fakti se gati te gjithë 10.000 banorët e qytetit ishin të krishtere te ndarë ne tri bashkësi gjuhësore: vlleh, greke dhe sllave. Vete pozicioni gjeografik në thellësi i siguronte mbrojte qytetit sikundër i siguronin mbrojtje malet e Maqedonisë Qendrore-Perëndimore të cilët krijonin një si amfiteatër natyror përqark tij. Mirëpo veprimtaria e çetave ne fshatrat përreth kishte filluar tu sillte shqetësime tregtarëve dhe artizanateve. Sikunder shumë të tjerë ne vilajetin e Manastirit, banorët e Krushevës e ndien shtrëngaten qe po afrohej. Deri me 2 Gusht e kremtja e dites se Shen Ilisë ose Ilindenit, autoritetet ende nuk ishin pergjigjur thirrjes së qytetareve për të sjelle trupa të tjerë.

Marrëveshja e Murzesteg-ut, pavarësisht nga kjo, ripohoi ekuilibrin e forcave, që ekzistonte ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Ballkan, dhe ky qe funksioni kryesor i saj. Ajo pati edhe dy rrjedhoja anësore të pakëndshme, rëndësia e të cilave do të bëhej më e qartë disa vjet më pas. Për Fuqitë e Mëdha, Murzsteg-u, nuk ishte veçse një ushtrim praktik për administrimin e krizës, por Greqia, Serbia dhe Bullgaria e interpretonin ndryshe. Marrëveshja përfshinte një klauzolë me të cilën lejohej rishikimi i kufijve administrativë”me synimin për të krijuar grupe më të qëndrueshme kombësish të ndryshme”. Para qeverisë serbe ishte shtruar çështja se a do të ishte oportune që Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi të dilnin para fuqive evropiane me kërkesë që aksioni i reformave të shtrihej edhe në Vilajetin e Kosovës, viset veriperëndimore të të cilit ishin përjashtuar me marrëveshjen e Mircshtegut. Mirëpo, frikë tjetër ishte fakti se ndoshta Austro-Hungaria kësaj kërkese do t’i përgjigjej me një kundërkërkesë që viset e banuara me shqiptarë në vilajetin e Kosovës t’i bashkoheshin një shteti të përbashkët shqiptar.

 

Të tri fuqitë e rajonit e kuptonin këtë klauzolë si provë gjeopolitike për copëtimin përfundimtar të Maqedonisë. Bullgaria, e mbushur mizëri me luftëtarë maqedonas të rënë shpirtërisht dhe nën kanosjet për luftë nga Perandoria Osmane, nuk mund të bënte tjetër për  veçse të qahej: por, për Greqinë dhe Serbinë  ajo ishte një përligjje tjetër për të rritur mbështetjen ndaj veprimtarive terroriste në rajon, ata silleshin sikur kufijtë e rrijë administrativë  shënonin perimetrin e territoreve të tyre të ardhshme të zgjeruara. Mbërritja e funksionarëve të Fuqive të Mëdha e shtoi zemërimin e oficerëve të ushtrisë turke në Maqedoni, kundër sundimit të Abdyl Hamidit II. I quajtur në popull “Sulltani i Kuq “për shkak të politikës shtypëse, Abdil Hamidi ishte dëshmuar i dobët para trysnisë së Fuqive te Mëdha. Sulltani dhe rrjeti i tij i madh i spiunëve urreheshin nga të gjithë brenda perandorisë, por ky zemërim nuk mjaftonte për të ndezur një opozitë unike ndaj regjimit të tij.

 

Krerët Shqiptarë kishin proklamuar autonominë  e tyre para fillimit të Kryengritjes së Ilindenit

 

Krerët  e lëzijes mbarëkombëtare për Kryengritjen e Ilindenit deklarojnë: „Viti 1903 qe i mbrapshtë për Shqipninë dhe kombin shqiptar,  pasi plasi kryengritja e bullgarëve të Maqedonisë  dhe ata që u damtuen  ma tepër qenë shqiptarët“.

Gazeta “Albania” e 17 shkurtit të vitit 1903, i bënte thirje shqiptarëve të të gjitha besimeve që të mblidhen në një kongres  që do të mbahej në shtator  të vitit 1903, në të cilët shqiptarët do ti parashtronin këto kërkesa:

-Dhënia e pavarësisë së Shqipërisë nën sovranitetin  e sulltanit;

-Formimi i ushtrisë popullore prej përfaqësuesve  të gjitha besimeve;

-Bashkimi i tokave shqiptare në një vilajet në krye me një guvernator;

-Amnestimi i të gjithë të emigruarve;

-Themelimi i Kuvendit popullor;

-Ndarja e buxhetit të veçantë për Shqipëri dhe gjuha zyrtare të jetë shqipja dhe turqishtja;

Shqiptarët vendosën që kërkesat e tyre në formë memorandumi tia dërgojnë Sulltanit dhe Fuqive të Mëdha. Programi mbarëkombëtar i botuar  ne gazetën „ALBANIA“ më 17 shkurt 1903.

 

QARKU  I DIBRËS NË LUFTË KUNDËR VMRO-S

 

Harta Etnike ku bënin pjesë katër vilajetet shqiptare
Harta Etnike ku bënin pjesë katër vilajetet shqiptare
Në këtë  kohë në Ohër u vranë, tradhtisht prej buqëve të tyre bullgarë tre vëllezërit e Tërshanës; Bexheti, Xheladini dhe Nazifi, të cilët kishin shkue në fushë të Ohrit në pronat e tyre. Gjithashtu u plagua rëndë Bafti Kërluku. Vrasësit ishin anëtarë të Komitetit Bullgar të Maqedonisë. Gjithashtu  duke shkuar në Perlepe u vranë në Llazropole prej Komitave Bullgarë; Abdurahman bej Kodra, Esati i Xhafer beut dhe  Lito Cami.

Këto vrasje e egërsuan popullin e Dibrës, i cili, menjëherë shkoi në Debërcë dhe i shtypi komitët bullgarë.  Ata komitë që u zunë gjallë, u sjellën në qytet dhe u burgosën. Por më vonë u liruan me ndërhyrjen e Mitropolitit Bullgar.  Kjo ngjarje e zemëroi popullin. Po në ketë kohë, në qytet të Dibrës, nji furrtar i quajtur Kërste, e mësyni me sopat Kryetarin e bashkisë Bexhet Mustafa Agollin, i cili shpëtoi nga vdekja e sigurt, mu n’atë çast që do të kryesh krimin, Sul Meloja, nji pemëshitës, që u ndodh aty pranë, e vrau bullgarin e VMRO-s me revole. Kjo ngjarje nxiti zemërimin e popullit kundër komitëve  bullgarë,  por shkaktoi edhe ngjalljen e një farë mos besimi kundrejt qeverisë turke.

Në këto çaste të vështira lufte në teritorinë e  Shqipërisë Lindore, ndërhyni Rusia e Austro-hungaria dhe u bë nji amnisti e përgjithshme për bullgarët, të cilëve iu paguan edhe dëmet. Veç kësaj, Qeveria turke reformoi administratën e Vilajetit të Selanikut, të Kosovës e të Manastirit tue i futë nën kontrollin e nji inspektorit të përgjithshëm, i cili kishë kujdes me i mbrojt sa më shumë të drejtat e bullgarëve.

Kryengritja e Bullgarëve la vragë të thellë në popullin e Dibrës e sidomos në atdhetarët, prandaj ata nisën një marrëveshje ne mes te patriotëve shqiptarë e Xhon Turqve për nji kryengritje kundër Sulltan Hamidit. Për ketë qellim u vendos të behet nji kongres në Tritoli,

Nga të gjitha këto që u thanë gjer tani, mund të përfundojmë se gjatë viteve 1903-1904 në të gjitha kombinimet politike në Ballkan ishte e pranishme edhe çështja shqiptare, që u shkaktonte telashe të mëdha si Perandorisë Osmane, ashtu edhe Fuqive të Mëdha të interesuar për këto vise dhe shteteve ballkanike, të cilat kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me formimin e njësie autonome të shqiptarëve, për arsye se ua prishte planet e tyre. Megjithatë, kjo çështje ishte prezent dhe kishte mbetur varur edhe për disa vjet me radhë. Prandaj shqiptarët dhe krerët e saj ishin kundër kësaj kryengritje sllave, që zhvillua në pjesën e Shqipërisë Lindore, që historikisht i takon Shqipërisë Etnike.

Por, këto kundërthënie me VMRO-n, dalin në shesh fuqishëm, kur shqiptarët hynë në Shkup më 12 gusht 1912, VMRO dhe popullsia sllave u ngritë në këmbë kundër shqiptarëve duke kërkuar ndihmën e Sofje dhe të Moskës. Ata kurë nuk kanë përkrahur propozimin e Hasan Prishtinës për autonomi. Historikisht  vërtetuar: “Se Ata, më parë bëjnë aleancë me  djallin se sa me shqiptarët.

VMRO dhe sllavët e Maqedonisë gjithmonë kanë luftuar kundër interesave të kombit tonë për çlirim  pavarësi. Kjo shihet më së miri, kur ata vullnetarisht luftuan krah për krah me ushtrinë serbe gjatë luftës së Parë Ballkanike, kur trojet tona u pushtuan me zjarr nga soldateska serbe. Ata vullnetarisht morën pjesë në masakrat që bëri “Crna ruka-Dora  zezë” kundër shqiptarëve.

 

Më 03. gusht 2010

Tetovë