| E shtune, 07.08.2010, 03:09 PM |
Zbulohen afër mureve të Kalasë së Elbasanit dy varre të lashta ilire, ndërkohë që Elbasani është fare pranë ngritjes së një muzeu arkeologjik. Dy varret ilire që u zbuluan afër mureve të kalasë gjatë realizimit të projektit për të, sipas specialistëve, do të jenë objekt i ardhshëm i studiuesve të fushës së arkeologjisë. Sipas Neritan Cekës që ishte dje në Elbasan dhe pa nga afër zbulimin e ri rrëzë mureve të kalasë së lashtë, ky zbulim i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por për Ballkanin dhe më gjerë, është një bazë shumë e mirë për ngritjen e një muzeu arkeologjik.