| E premte, 06.08.2010, 09:40 PM |
WHO IS AFRAID OF RED YELLOW AND GREEN?
Alban Muja, Adrian Paci, Anri Sala, Artan Shabani, Driant Zeneli, Fani Zguro
The Promenade Gallery,
11.07.10 – 14.09.2010
imazhi:
Anri Sala
Who Is Afraid Of Red Yellow And Green,2008
Video (
Courtesy of
Më datën 11 korrik 2010 ora 20.00 The Promenade Gallery prezanton ekspozitën kolektive “Who Is Afraid Of Red Yellow and Green”, me pjesëmarrjen e artistëve Alban Muja, Adrian Paci, Anri Sala, Artan Shabani, Driant Zeneli dhe Fani Zguro. Kjo ekspozitë konsiston në prezantimin e punëve të disa prej artistëve shqiptarë të cilët sot punojnë në kontekst ndërkombëtar. Ekspozita e merr titullin prej njërës nga punët e prezantuara në ekspozitë, videos së Anri Salës, “Who Is Afraid of Red Yellow and Green”, e realizuar në 2008. Në këtë video artisti shqiptar trajton nëpërmjet planesh fikse një situatë jo të zakontë, ku merimangat endin folenë e tyre pikërisht mbi dritat e një semafori, pa iu friguar aspak tensionit që ato krijojnë.
Alban Muja prezantohet me foton “Catch Me” të cilën e ka realizuar gjatë rezidencës së tij në Santa Fe Institution më 2007, foto e cila fikson vetë artistin teksa vrapon në shkretëtirë, duke sfiduar gjithçka me entuziazëm (The picture shows the moment in which the artist crosses the U.S.-Mexican border. Beyond the superficial impressions of a frivolous act, this carries in it a whole series of paradoxes and cultural peculiarities, as well as the big question about what freedom means in our time. For the Mexicans this free movement across the border is as restricted and controlled as it is for Alban Muja’s compatriots in Kosovo. In these paradoxes, the artist finds the true analogues of his own identity around the world and how to overcome them).
Adrian Paci me videon e tij "Nobody Is Romantic Anymore" vazhdon kërkimin e nisur qysh herët në lidhje me figurën dhe pozicionimin e artistit. Në qendër të videos Paci vendos një personazh të vërtetë, piktorin dhe mikun e tij Ilir Zefi, i cili vazhdon të kultivojë një ide heroike mbi qëndrimin e artistit dhe mënyrën e të bërit art . Gjithësesi ironia dhe autoironia e bashkuar me një tis të hollë melankonie dhe e shoqëruar me një sens kritik, nuk e lënë personazhin e videos të bierë në patetizëm.
Artan Shabani prezantohet me dy foto “The Singing Lions”, ku trajton fenomenin e arkitekturës sot, mënyrën se si ne marrëdhënësohemi me të, mënyrën se si e konsumoimë ne atë, apo arkitetura ne. Muzika, brenda natyrës, si kornizë e historisë. Dhe njëkohësisht, shenjues efemer për kohën, e përzënë sakaq prej natyrës, monument i momentit të shfronësuar, ndryshk kujtese mbi histori. Duke mos marrë më formë të asnjë sendi natyror, kujtesa gjallon si parazit brenda tigullit evokues dhe tigulli ritransferon prapë brenda natyrës historinë (të shkuarën) bashkë me projektet kontingjente të sendeve, trupave që s’janë (apo që s’janë po ata).
Driant Zeneli prezantohet me videon ''The dream of icarus was to make a cloud'' - duke u transportuar nga nje atlet profesionist artisti kryen nje fluturim ne ajer me parapendio, dhe prej saj hedh nje pluhur te bardhe ne ajer duke krijuar nje kondense ne formen e rese. Nje sforcim per te prodhuar nje aksion te shpejte dhe jo aparishent. Reja qendron per pak sekonda dhe sfumohet nga era neper valatat e malit
Fani Zguro prezantohet me foton “To Divide It”, e cila tregon histori të kaluara, si psh: mënyra se si adoleshentët dikur për arsye financiare e transformonin një cigare në vizore, për të qenë të barabartë në pirjen e saj.
Ekspozita “Who Is Afraid of Red Yellow and Green” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 14 shtator 2010 në The Promenade Gallery, Bulevardi Skelë Uji i Ftohtë, 9401 Vlorë.
THE PROMENADE GALLERY
Address:
Bulevardi Skele Uji i Ftohte, 9401
Mob 1: 00355 69 29 12 759 (
Mob 2: 0039 347 72 86 203 (IT)
E-mail: info@thepromenadegallery.org