| E premte, 06.08.2010, 09:41 PM |
Kadri Mani
BASHKËSHORTË E BASHKËLUFTËTARË
TË PANDARË NË LUFTË DHE NË VDEKJE
FEHMI LLADROVCI:28.5.1956-22.9.1998 e
XHEVA KRASNIQI-LLADROVCI:
1.6.1955-22.9.1998
O tek lenë dielli-o e praron hana
Fehmi e Xhevë-o ma nuk lind nana!
Lufton Gllanasella dhe Llashkidrenoci
thërret Xheva nga Shpella komandant Lladrovci!
Ju nuk latë fëmijë po ushtarë dyzetmijë!
Rrafshi gjanë i Dukagjinit ju ruan në gji!
Nën vetëtimat që flakërojnë, rrethit vatrës rrethit hinit
gjymtyrëgjakosur lëngojnë, Rrafshi jonë çfarë përjetimit!
Të ripagëzuan- Metohi, Anamalit e Anadrinit
Nën qiell t’hapur n’stuhi, lindin uçkëistë t’rinj!
Ndër dekada ka një shekull, shkon një luftë vjen një tjetër
O Kosovë-varrezë brumbull, bijnë të rinj e pleq me mjekër!
Duke pritur na dalin thinjat, fqinjët tanë po kërkojnë sherr
Kush t`numërojë t`thyer brinjat, ndër granatime mbushur tmerr!
Loton qielli dhe lotojnë gjethet, na digjet mjekra dhe mullarët
Shtrojnë kokteje kur na zënë ethet, na i djegin grunajat e formularët
Ju lunga n`trup ne lunga n`zemër, thirrjeklithjet që s`kanë të sosur
të gjakosur jemi kokë e thembër, ushujzashkinat s`dinë të ngopur!
Masakra të këtilla nuk janë parë, spastrim etnik një popull i tërë
Shpurje e çarje me hanxharë, sytë të nxjerrur e veshët prerë!
Kështu ishte gjatë historisë, kullat tona rrënojnë topat
Përbën regjimet e shkinisë, nën raso kamat fshehin popat!
T`i qërojmë mirë naivitetet, zog shqiptarit njëherë mëso
Kundër nesh shtatë kontinentet, por pansllavizmit mos i beso!
Të qytetëruarit s`mbyllin defterët, madje as kur na i rrëmbejnë myhyrët
Madje edhe kur bëhen beteret, kur na karbonizojnë e djegin yshyret!
Na kërkojnë të ndërrojmë formë, jetojmë ndër vërria edhe zgafella
T`marrin plafin t`jepin platformë, dhe plagët na i bëjnë më të thella!
Të dalurit kombit të dalurit feje, nuk i prekin t`fëmijëve cijatat
Nuk i japin rëndësi asnjë beteje, me rëndësi janë negociatat!
Shpirti i shenjtë i Nënë Trezës, mbi ty Kosovë po pezullon
sos- Mbretërinë e Providencës, që mizoritë rreptë gjykon!
Shteti i Kosovës. ende është i brishtë
Por në rastin konkret, përjetësia është e dyfishtë!
Lufton Gllanasella dhe Llashkidrenoci
Thërret Xheva nga Shpella Komandant Lladrovci!
Ju nuk latë fëmijë po ushtarë dyzetmijë!
Rrafshi gjanë i Dukagjinit ju ruan në gji!