Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arrestohet në Rinas, shqiptari i dënuar për terrorizëm

| E enjte, 05.08.2010, 09:46 PM |


Fletarrresti i lëshuar nga Interpoli

 

Nga Express

 

Policia shqiptare ka arrestuar sot në Aeroportin e Rinasit, Xhelal Sherifin, i shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi në SHBA ishte dënuar më 20 vjet burgim për terrorizëm.

 

Mediat në Shqipëri raportojnë se 25-vjeçari u ndalua në aeroport teksa po kthehej nga Afganistani.

 

Derisa mediat në Tiranë raportojnë se Sherifi është kosovar i lindur në Gjilan, agjencia INA e Maqedonisë, saktëson se Sherifi është në mesin e 20 shtetasve të Maqedonisë që ka kohë që kërkohen prej Interpolit.

 

Në fletëarrestin e lëshuar nga Interpoli, vendlindja e Sherifit shkruan Gjilan, e shteti Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Sipas këtij fletëarresti, ai kërkohet për "krime kundër jetës dhe shëndetit", dhe atë e kërkon Gjykata Supreme në New Britain, Connecticut.