| E merkure, 04.08.2010, 09:57 PM |
Agim Gashi - Drenica
HOXHE FALLTORI
Njera thote s'po i besoj burrit
- po dyshoj ne tratheti ,
hoxha i thote nuk ka faj burri
po t'ka bane mxhi motra e ti.
Tjetra thote nuk mund te flej
si mbyll syte sa eshte nata ,
paske mxhi i thote hoxha
t'ja ba nxhi i thote kunata .
Tjetri thote ne biznis
nuk me shkojna punet mbare.
si me te shkuar i thote hoxha
- mxhi t ja bane fqiu i pare .
Hallexhinjet presin ne radhe
para derdhin si uje n'deti ,
hoxha hallet nuk po ua hjek
po po i prish edhe mes veti.
Nuk ka njeri pa probleme
- nuk ka njeri pa halle,
zgjedhjen kerkone brenda jush
- asgje nuk zgjedhet me falle...