Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Janaq Pani: Meditim i një mërgimtari

| E merkure, 04.08.2010, 08:59 PM |


Janaq Pani

 

MEDITIM I NJË MËRGIMTARI

 

Përfundova dhe unë nga halli shtetar

i vendit bujar - Kanada,

por malli m'u bë për fyti kular

e skajin Shqipëria e mba:

 

Djeg e fashitet flaka e mallit,

më dhemb e i dhembem baltës e vjetër,

sytë e zemrës fshihen mbas të ballit

e ndodh të flas si i belbër.

 

E di, do bëhet edhe pa mua atdheu,

në mitrën e tij ka rritur breza,

nga Kryetrimi Skënderbeu

gjer te Shenjtorja Nënë Tereza.

 

Ndaj krenarinë lastar të mbjellë

e kam në shpirt e fort e ruaj,

te vend i largët e kam sjellë

të zbutë çastet kur nis të vuaj.