Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Jahiu: Muajin e mjaltit…

| E merkure, 04.08.2010, 08:28 PM |


NEHAT JAHIU

 

MUAJIN E MJALTIT…

 

Seç na u gëzuan mbrëmë mal e fushë

gjyshja na e puthi gjyshin mu në gushë,

buzëqeshi fusha, buzëqeshi edhe mali

sa na i kishte marrë gjyshen e gjyshin malli.

 

Seç na u gëzuan mbrëmë edhe zogjtë e malit

gjyshja kur ia puthi gjyshit sytë e ballit,

sa të lumtur na ishin mbrëmë ky çift i  ri

zemra flakë u digjej për të shkretën dashuri.

 

Gëzim të madh na kishin qielli edhe toka

kur gjyshi ia perkëdhelte gjyshes flokët tek koka,

ndizej toka, qielli …, mali…, edhe fusha

e puthëte, e puthëte gjyshja fort gjyshin te gusha.

 

Seç na u gëzuan mbrëmë  zogjtë,yjtë e hëna

çiftit të rinj nga zemra seç na iu dilte flaka,

gjyshja e gjyshi mbrëmë na vurën kurorë

muajin e mjaltit do ta kalojnë në  bregdet në Vlorë.