| E marte, 03.08.2010, 07:40 PM |
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
F
FAJ-I
BËN FAJ dikush fr.fol.,fj.-gabon dikush (FGJSSH f. 134).
ËSHTË FAJ I SHPIFUR fr.fol.,ftill.- është faj i trilluar, jo i vërtetë. (PETZE-FSHFRR f. 74).
FAJI U BË NUSE E S’ U MARTUA fr.proverb.-fajin askush nuk e merr përsipër. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin: faji gozhup të bëhet nuk e vesh njeri (nuk e vesh kush)
FAJI U BË QYRK DHE NUK E VESHI NJERI fr.proverb.-fajin askush nuk e merr mbi vete. (AJA-V f. 157). S. shih sin: faji gozhup të bëhet nuk e vesh njeri (nuk e vesh kush)
FAJIT S’ I DEL KUSH ZOT fr.proverb.,iron.- fajin, të keqen, gabimin askush nuk e merr përsipër. (VODE-THD f. 29). S. shih sin: faji gozhup të bëhet nuk e vesh njeri (nuk e vesh kush)
FAJI ËSHTË JETIM fr.proverb.,iron.- askush nuk e pranon fajin, askush nuk i del zot fajit. (FGJSSH f. 744). S. shih sin: faji gozhup të bëhet nuk e vesh njeri (nuk e vesh kush)
FAJI GOZHUP TË BËHET NUK E VESH NJERI (NUK E VESH KUSH) fr. pro-verb.,iron.- fajin, të keqen, gabimin askush nuk e merr përsipër. (PETZE-FSHFRR f.74). S.fajit s’ i del kush zot; faji është jetim; faji u bë nuse e s’ u martua; faji u bë qyrk dhe nuk e veshi njeri
FAJI ËSHTË JETIM fr.proverb.,iron.- gabimin, të keqen e bërë askush nuk e merr përsipër. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: faji gozhup të bëhet nuk e vesh njeri (nuk e vesh kush)
*IA HEDH FAJIN dikujt dikush fr.fol., fj.- e fajëson dikë dikush, ia ngarkon, ia vë përsipër një faj dikujt dikush. (AXH-II f. 161, FGJSSH f. 661).-Basho Gori ia kishte hedhur fajin atyre të Korezës, që nuk kishin hedhur një bombë e pesë pushkë, si qe zakoni. (ZSA-VL-
*S’ KA PIKË FAJI dikush fr.fol.,fj.- është fare i pafajshëm dikush.- Vdekja e tij do të kuptohet si faj i saj , sado që ajo për këtë s’ ka pikë faji. (NS-RR f. 61).
*I KA FAJ dikujt dikush fr.fol.,fj.- i është fajtor dikujt dikush.- (AXH-II f. 161).-Pse , more Besho, që ke qenë kaq i mirë, tani je ndry- shuar? Ç’ faj të kam unë e zeza? (ZSA-VL-
*KA FAJ dikush, E KA FAJIN dikush fr.fol.,ftill.- është fajtor dikush . (AXH-II f. 161, FGJSSH f. 773).- E ka fajin ajo bushtër, që e ndjell, pa ia ndreq samarin unë. Ptu, jazëk i qoftë! Ama ajo e do një dru të shëndoshë. (SOAN-TZ f. 147). Po të them të drejtën…fajin e kemi vetë ne, atë zgjodhëm… (ZSA-VL-
*I KA FAJET dikush fr.fol.,fj.- është fajtor, shkaktar për diçka dikush.- Tjetërkush i ka fajet e t’ i ka lëshuar dizgjinët. (KBR te: gr.aut. DSH f. 414).
*IA KA FAJIN dikujt dikush fr.fol.,fj.- i është fajtor dikujt dikush.- Më në fund, kur e pa se Beshoja u ngrit nga buka prapë ashtu si qe ulur,s’ e mbajti do veten. E, ç’ ke që rri sikur të ka ngrënë gomari bukën? Ne ta kemi fajin? (ZSA-VL-
*IA KA FAJIN KOKA dikujt fr.fol.,fj.- është fajtor vetë dikush, e ka fajin vetë dikush.- Ia ka fajin koka,- iu përgjigj Gjena, e cila po shikonte me vërejtje trikon. (ZSA-VL-
*I (E) KAPUR NË FAJ fr.mb.- Unë kuptova që e shkela, kuptova që kreva një faj të rëndë, ula kryet si njeri i kapur në faj. (SA-TZ f. 196).
KUR S’ JAM NË FAJ AS PERËNDISË NUK I TREMBEM fr.proverb.- (VODE-THD f. 30).
E NGARKON ME FAJ dikë dikush fr.fol., fj.- e fajëson dikë dikush. (AXH-II f. 161). S. shih sin: ia ngjet fajin dikujt dikush
IA NGARKON FAJIN dikujt dikush fr.fol., fj.- e fajëson dikë dikush. (AXH-II f. 161). S. shih sin: ia ngjet fajin dikujt dikush
I NGJET NJË FAJ dikujt dikush fr. fol.,fj.- (AXH-II f. 161).
IA NGJET FAJIN dikujt dikush fr.fol., fj.- e fajëson dikë dikush. (AXH-II f. 161). S. ia hedh fajin dikujt dikush; e ngarkon me faj dikë dikush; ia ngarkon fajin dikujt dikush; ia vesh fajin dikujt dikush; i vë faj, ia vë fajin dikujt dikush fr. accuser, incolpare
*PA KOKËRR FAJI fr.ndf.,fj.- fare i pafajshëm, pa qenë fare fajtor.- Arbenin e mbajtën në burg afër shtatë muaj- pa kokërr faji. (AMU te: B, 8 tetor
*PA PIKË FAJI fr.ndf.,fj.-fare i pafajshëm, pa qenë fare fajtor.-Në qoftë se punëtori pa pikë faji rrahet në oborrin e fabrikës, punëtorët nuk mund të rrinë duarkryq ! (HAGO te : ZR nr. 1377/
IA VESH FAJIN dikujt dikush fr.fol.,fj.- e fajëson dikë dikush. (AXH-II f. 161). S. shih sin: ia ngjet fajin dikujt dikush
*I VË FAJ dikujt dikush, IA VË FAJIN dikujt dikush fr.fol., fj.- e fajëson dikë dikush, e quan dikë dikush, e ngarkon me faj dikë dikush. (AXH-II f. 161, FGJSSH f. 2153).- Në ishin të ngrysur Tushi me Shotën, në ziheshin ndonjëherë, s’ u duhet vënë faj tepër, se nuk kishin një fëmijë e në vend të tij ua ngrohte zemrat zjarri i rakisë. (PARB-V f. 158). E lodhëm të shkretin, po mos na vini faj. (PARB-Vf.163).S’ të vë faj, sidomos ty,- tha Sermja dhe psherëtiu. (SUKRA-BN f. 8). Xherahu ua bëri mjekimet me një barbarizëm të vërtetë primitiv. Po nuk mund t’ i vije faj. Përtej mundësive dhe mjeteve të tij ai s’ kish ç’ bënte. (BILXHA-KR f. 56). S. shih sin: ia ngjet fajin dikujt dikush (edhe moh.)
E ZË NË FAJ dikë dikush fr.fol.,ftill.-e zë duke bërë faj dikë dikush, e zë duke gabuar dikë dikush. (FGJSSH f. 2230). S. e zë në gabim dikë dikush
I ZËNË NË FAJ fr.mb.,fj.-fajtor.- Çerçizi e uli kokën si i zënë në faj dhe shokët vunë re që fjala e kishte vrarë në zemër. (REBE-G f. 68). E ndjeva se e pata shkelur dhe mbeta si i zënë në faj. (SA-TZ f. 112). Turfulloi si e zënë në faj, uli kokën dhe qëmtoi anash nja dy fije bari. (TL-PK f. 147). Pra, ai rrudhi supet dhe tha si i zënë në faj: as unë nuk kam! (MEKRA te: KD, 29 nëntor
FAJD/E-JA
*NUK BËN FAJDE diçka fr.fol.,id.- nuk bën mirë diçka, nuk ndihmon diçka.-Vumë para edhe rakinë, po as ky bar s’ bëri fajde. (PARB-SH f. 211). S. shih sin: nuk bën dobi diçka
FAJDEN NË VERË, PARET KURR-NJËHERË fr.proverb.,iron.- thuhet për dikë që premton për shlyerjen e borxhit, por atë nuk e kthen asnjëherë. (SUAH-SHPPG f. 84).
FAJKUA-FAJKOI
*SULET SI FAJKUA fr.fol.,ftill.,krah.- lëshohet, hidhet, sulet me rrëmbim, me vrull, me shpejtësi të madhe dikush.- Për të shpëtuar shokët e rrethuar, nuk kishte armik që ta ndalte, nuk kishte plumb, që ta rrëzonte. Ndaj sulej si fajkua mbi armiqtë. (REBE-G f. 109). S. shih sin: lëshohet si astrit dikush
FAJTOR-I
*E BËN FAJTOR dikë dikush për diçka fr.fol.,fj.- e fajëson dikë dikush për dikë.- Më fal, pse them , po s’ kam ndërmend të të bëjë fajtor. Qe, po rrahim dhëmbët vetëm.(MI te : J nr. 8/
FAKT-I
*FAKT I KRYER fr.em.,id.-zgjidhje që nuk mund të ndryshohet, zgjidhje e pandryshuar, vendim i pandryshuar, punë që do të kryhet pa tjetër, diçka e zgjidhur, e kryer në mënyrë të sigurt, diçka e zgjidhur, e kryer një herë e mirë. (AJA-V f. 155). - Me këtë aksion qeveria greke llogariste të bënte fakt të kryer aneksimin e këtyre tokave. (MEKO-T f. 177).Në mendjen e Ekaterinës ishte i rrafshuar kufiri midis mundësisë dhe realizimit. Shpresat fakt të kryer i merrte. (SUKRA-BN f. 176). S. shih sin: akt i kryer
*NË FAKT fr.ndf.,fj.- në të vërtetë, realisht. FGJSSH f. 446, 1529). - Në fakt, pavarësisht nëse e kupton ose nuk e kupton, shkrimtari nuk mund të mos e ketë një këndvësh-trim moral-etik të përcaktuar. (AU-SH f. 170-1). Në fakt, këto ngjarje ne i marrim vesh tek „ Odisea“ . (MUXHA-LAG f. 77). Po, në fakt, ai kërkonte gjeneralin dhe vetëm gjeneralin. (SK-AP f. 290). Në fakt në një shtrat të hekurt të ndihmave në pikë të ditës ndodhej i shtrirë. (ARSBIL te: KS, 30 shtator
FAL
AS TË FAL, AS TË VRET dikush fr. fol., ant.- të mban me shpresa, me premtime të kota dikush dhe nuk të kryen, nuk të mbaron punë, nuk të bën zgjidhje dikush, nuk të jep, nuk të bën (asnjë, një) zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë, një) punë dikush. (FGJSSH f. 447, 2183). S. shih sin : as të çap, as të përtyp dikush
FALA (TË)
*I BËN TË FALA dikujt dikush fr,fol,,id,- e përshëndet (së largu, nga larg) dikë dikush (përmes dikujt a diçkaje). (FGJSSH f. 133).-Si ështëe Etleva? Shumë mirë. Të bën të fala. (STPO-D f. 12). Tungjatjeta! Si ia kaluat? Bukë e vjetër si bukë e vjetër. Agroni ju bën shumë të fala, ishin mirë. (STPO-D f. 72). S. i çon (i dërgon) të fala (përshëndetje) dikujt dikush ; i falet me shëndet dikujt dikush
I ÇON TË FALA dikujt dikush fr.fol.,fj.-e përshëndet (së largu, nga larg) dikë dikush (përmes dikujt a diçkaje). (FGJSSH f. 447). S. shih sin: i bën të fala dikujt dikush
*I DËRGON TË FALA dikujt dikush fr.fol.,fj.- e përshëndet (së largu, nga larg) dikë dikush (përmes dikujt a diçkaje). -Edhe , ty Ndre, të ka dërguar të fala e më fala e më ka porositur të të them se dëshiron të takohet me ty. (PARB-V f. 409). S. shih sin: i bën të fala dikujt dikush
FALAS
IA JEP FALAS diçka dikujt dikush fr. fol.,ftill.- fr.fol.,ftill.,krah.- ia fal diçka dikujt dikush, ia jep pa para diçka dikush dikujt. (FGJSSH f. 978). S. shih sin : ia jep falë diçka dikujt dikush
FALEMINDERIT
*IA DI PËR FALEMINDERIT dikujt dikush fr.fol.,meton.- e falënderon dikë dikush. (FGJSSH f. 447). - Një herë njëri më shpëtoi jetën në limanin e Gallatës. Ja di për faleminderit, se do të isha vaj halli po të mbytesha në atë llagëm. (BILXHA-KR f. 110). S. shih sin : ia ka për bereqatvers dikush dikujt diçka
*IA KA PËR FALEMINDER dikujt dikush diçka fr.fol.,fj.- e falënderon dikë dikush për diçka.- Toka e zezë e Grizës nuk ta ka për faleminder punën, se nuk kërkon shumë lërime ajo; po toka e bardhë, si ndozot kjo e këtushmja ta ka për bereqatvers punën, pleh e punë do kjo.(JX-LV f.403).S. shih sin : ia ka për bereqatvers dikush dikujt diçka (edhe moh.)
*THOTË FALEMINDERIT dikush fr. fol., fj.- falënderohet dikush.- S’ thoni faleminderit që ju kemi futur në punë, ju kemi mbushur barkun, po na hidhni edhe vickla tani. (PARB-BZ f. 33). S. shih sin : bën bereqatvers dikush
FALË, FAL/Ë-A
I DEL FALA diçkaje fr.fol.,iron.- bëhet e pavlerë diçka (duke u përsëritur, përdorur tepër a dendur), bëhet e mërzitshme, monotone diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : i del boja diçkaje
I ËSHTË FALË dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.- e falënderon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 447). S. shih sin : ia ka për bereqatvers dikujt a diçkaje dikush
IA JEP FALË diçka dikush dikujt fr.fol., ftill.- ia jep pa para diçka dikush dikujt, ia fal diçka dikujt dikush. (AXH-XLVIII f.151). S. ia jep flalas (si lëmoshë) diçka dikujt dikush
*QË I QOFSHIM FALË! fr.psth.- tej mase, së tepërmi.- Dhe ky vaj e kjo kujë u përhapën anembanë asaj errësire. ..dhe tutje e më tutje, gjer në Valamare të Grabovës e gjer në Tomor, që i qofshim falë! (DHSSH-MY f.29).
*I QOFSHA FALË!I QOFSHIN FALË fr.fol.,ur.- e paça, rroftë e qoftë! i lumtë! (FGJSSH f. 447).-Ku më çojnë kështu? Medet! Tashti do më vrasin. O zot, të qofsha falë, do të më vrasin... (SA-TZ f. 185). Tatja ime, të qofsha falë,/ mos kij droje për tat djalë! (SUKRA-OKf.343). Ardhmërisë i qofshin falë sytë e mi. (RSHE-M f. 33). I qofshim falë atij të Madhit Zot, se shpresoj se do ta shlyejë historinë false dhe do t’ i mposhtë fanatrikët e tërbuar , që deshën të na fshijnë nga këto troje!? (HKA-OM f. 179).
*MOS TË QOFSHA FALË fr.fol.- Kuleta dhe vetëm kuleta, moj pikërënë, mos të qofsha falë...! (MI-SHT f. 47).Puna e fejesës së Hajries nuk i doli në kut kurrkah. Mirëpo ç’ i bën dhia shqemes, ajo ia bën lëkurës !- i rrodhi një mendim i vjetër në kokë- mos të qofsha falë, cok ! (MI-SHT f. 144-5). Që atë natë kur m’ i vutë dorë cucës, thashë, Kalulajt e vunë veten në lëkurë të dreqit, mos u qofsha falë! (MI-SHT f. 315). Më la, lapaqeni, lungë në zemër e mish të egër në fyt , mos i qofsha falë! Ma hëngri bukën dhe ma ktheu kupën. (MI-SHT f. 315). Ta beha si hutini në rremb për ta vënë në vend nderin tim, ngase burri pa nder si moti pa verë, or i biri i Qani Tullë Kalulit, mos të qofsha falë!(MI-SHT f. 143). Që atë natë kur m’ i vutë dorë cucës, thashë, Kalulajt e vunë veten në lëkurë të dreqit, mos u qofsha falë! (MI-SHT f. 315).
E SHET FALË diçka dikush fr.fol.,fj.- er shet me çmim shumë të ulët diçka dikush, e shet shumë lirë diçka dikush. (AXH-XLVIII f. 151). S. shih sin: e shet për një copë bukë diçka dikush
FALUR-IT (TË)
KËRKON TË FALUR dikush fr.fol.,fj.- kërkon falje (për fajet, gabimet, mëkatet e bëra) dikush. (FGJSSH f. 1030). S. kërkon (lyp) ndjesë dikush ; lyp të falur dikush
*I KËRKON TË FALUR dikujt dikush fr.fol.,fj.- i kërkon falje dikujt dikush, i drejtohet, i lutet dikujt dikush që ta falë për një gabim etj. (FGJSSH f. 823). - A të sjell dru në të apo t’ i kërkoj të falur me lot për faqe? (KJ te: gr.aut. ALSH f. 345). Iu duk më mirë kështu, « publikisht » si thoshte ai, të bënte autokritikë , sesa t’ i kërkonte Gjenës të falur sy më sy. (ZSA-VL-
LYP TË FALUR dikush fr.fol.,fj.- kërkon falje (për fajet, gabimet, mëkatet e bëra) dikush. (FGJSSH f. 1030). S. shih sin : kërkon të falur dikush
FALL-I
I DEL TRANGULL FALLI dikujt fr.fol., iron.- i del ndryshe, i del e kundërta, i del me pasoj-a, me rrjedhoja shumë të këqija diçka dikujt, i del tjetër gjë (nga ajo që mendon, planifikon, dëshiron, pandeh, parasheh, paramendon etj.) dikush. (BETA -SITA-TIR f. 234). S. shih sin : i del bërryl diçka dikujt
I ECËN FALLI MBARË (PARA) dikujt fr.fol.,ftill.-i ecën puna mbarë, mirë, para dikujt . (BQ-DSH). S. i bie fyellit (kavallit) dikush; i ecën zari dikujt; e ka lëshuar mullirin në të grunjtë dikush; e ka rrugën trëndelinë dikush; i ka vënë punët në vijë dikush; i punon zari dikujt; i rri macja në bisht dikujt; i këndon gjeli në samar dikujt; i shkon puna grurë dikujt
HEDH FALL dikush fr.fol.,fj.- përpiqet të mësojë a të provojë diçka me anë të fallit dikush. S. hedh qiqrat dikush; hedh në yll dikush; qet (shtie) fall dikush
*QET FALL dikush fr.fol.,fj.- përpiqet të mësojë a të provojë diçka me anë të fallit dikush.- Tash me sa tjera fjalë të shkreta/ të bëhet se është fall duke qitur. (GJF-GPT f. 124). S. shih sin: hedh fall dikush
I QET FALL dikujt dikush fr. fol.,iron.- 1. e gënjen, e mashtron dikë dikush, mundohet, përpiqet ta mashtrojë, ta gënjejë dikë dikush. S. shih sin: i bën cepa dikujt dikush. 2. i shet mend dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin : i rri gjel dikujt dikush
*SHTIE FALL dikush fr.fol.- përpiqet të mësojë a të provojë diçka me anë të fallit dikush. (FGJSSH f. 1929).- Osoja nuk mund të shtinte fall kujt i drejtoheshin ato fjalë pa adresë. (SUKRA-OK f. 151). Maksi si gjithmonë po shtinte fall me letra dhe as luajti nga vendi . (PARB-PA f. 29). S. shih sin: hedh fall dikush
*I SHTIE FALL dikujt dikush fr.fol.,fj.- Mos do të më shtiesh fall? Po eksperti nuk e kishte mendjen aty. (NETO-DV f. 66). E shoqja e kryeplakut e kishte yshtur... e në fund i kishte shtënë fall.(PARB-BZ f. 102).
FAM/Ë-A
ËSHTË ME FAMË dikush fr.fol.,ftill.- është i shquar, i dëgjuar, i famshëm dikush. (AXH-PPGJSH f. 30, RUS f. 472). S.shih sin: është me emër dikush
FITON FAMË dikush fr.fol.,meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 426, HL-FF f. 366, RUS f. 408).- Me këtë epinik mbi fitoren në lojërat pitike, poeti fitoi famë. (MUXHA-LAG f. 118). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
KA FAMË dikush fr.fol.,ftill.- është i shquar, i dëgjuar, i famshëm dikush. (AXH-PPGJSH f. 30). S.shih sin: është me emër dikush
*KA FAMË TË MADHE dikush fr. fol., fj.- Tjerë popuj... mund të kishin famë të madhe në fushë të dijes. (EKO-KE f. 221, 270).
*ME FAMË fr.mb.- i famshëm. (FGJSH f. 106, SM f. 254, SKDO f. 299). - Prej tij me të vërtetë do të dilte një mjeshtër me famë. (MI-SHT f. 98). Nimet Dervishi, orëndreqës me famë. (VAFI-K f. 117). S. shih sin: me emër
*MERR FAMË dikush fr.fol.,fj.- bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush.- Franc Shkëmbi, artisti i njohur i filmit dhe i teatrit dramatik, kishte marrë aq famë asokohe në Shqipëri, sa për të thuhej se s kishte vajzë që të mos e kishte parë të paktën një herë në ëndërr. (PARB- PA f. 9). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
FAMILJARITET-I
KA FAMILJARITET me dikë dikush fr.fol.,meton.- ka marrëdhënie të ngushta, intime me dikë dikush. (FGJSSH f. 448). S. shi sin: bëhet bisht për bishti me dikë dikush
FAMILJ/E-A
FAMILJE NJËKURORËSHE fr.em., fj.- familje që përbëhet vetëm prej një çifti bashkëshortësh dhe prej fëmijëve të tyre të mitur. (FGJSSH f. 1287).
KRIJON FAMILJE dikush (një i ri) fr.fol.,fj.- martohet dikush, bëhet me grua e me fëmijë dikush (një i ri). (FGJSSH f. 449). S. shih sin: del në bukë të vet dikush (një i ri)
FAMSHËM (I)
*BËHET I FAMSHËM dikush fr.fol. ,fj.- bëhet i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 449, HL-FF f. 366).- Përmbajnë shnime biografike dhe biblio-grafike rreth gjith atyre që ishin bërë të fam-shëm në letërsi në shkencë. (MUXHA-LAG f. 255). Dhe ja ku do të bëhemi të famshëm dhe gazi i botë. A do të ketë pas kësaj, vend në shkollë vajza, si e mendon ti? (NETO-GB f. 168). Ja, na e sjell koha që djali i qehajait të bëhet i famshëm, kurse i beut jo...(TL-PK f. 131). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
FAMU/LL-LLI
E BËN FAMULL dikë dikush fr.fol.,id.- ia merr, ia rrëmben të gjitha gjërat dikujt dikush, e vjedh krejt dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e lë biçak dikë dikush
FANG-U
E LË FANG (kopshtin, arën, tokën) dikush fr.fol.,meton.,iron.-e lë pa mbjellë,e lë pa punuar, pa lëruar (kopshtin, arën, tokën) dikush, nuk e mbjell, nuk e punon, nuk e lëron fare (kopshtin, arën, tokën ) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e lë bar(kopshtin, arën, tokën) dikush
FANI
BËHET FANI diçka a një vend fr.fol., id.- digjet krejt diçka a një vend. (PDO-M f. 104). S. shih sin : bëhet blozë diçka a një vend
E BËN FANI diçka a një vend etj. dikush fr.fol.,id.- e djeg krejt, fare diçka a një vend dikush, e rrënon, e shkatërron,e prish, e shemb krejt, fare diçka a një vend dikush. (PDO-M f. 104). S. shih sin : e djeg, e bën hi diçka a një vend etj. dikush
FANT-I
DEL SI FANTI SPATHI diçka a dikush fr.fol., ftill.- del befas, papritur e pakujtuar diçka a dikush. (FGJSSH f. 449, 1778). S. shih sin : del nga zemra e dheut diçka a dikush
(FUTET (HYN) SI FANTI SPATHI diku a në diçka (në një punë, çështje etj.) dikush fr.fol.,krah.- ndërhyn, përzihet dikush diku a në diçka (në një punë, çështje etj.) dikush ku nuk duhet, ku nuk i takon. (FGJSSH f. 449). S. shih sin : bëhet biber diku a në diçka(në një punë, çështje etj.) dikush
FANTAZI-A
*FANTAZI E NDEZUR fr.em.,fj.- Asgjë e keqe nuk do të vinte nga një vëmendje më e përqendëruar, se edhe pa një fantazi të ndezur, nuk mund të bëhet zbulimi i krime-ve.(NETO-GB f. 200).
FANTAZM/Ë-A
*IKËN SI FANTAZMË dikush fr.fol., krah.- humb, zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diç-ka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket më dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. - Pa lamtumirë/ si fantazmë ike/ e fjala të mbeti peng. (ASHE-V f. 36). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
FAP
BËN FAP diçka fr.fol.,onomat.- kërcet diçka. (FGJSSH f. 450). S. lëshon krismë diçka
FAQ/E-JA shm.-FAQE-T
*BËHET PËR FAQE TË ZEZË dikush fr.fol.,iron.- bëhet si mos më keq dikush, bëhet keq e tukeq dikush. (AXH-II f. 161, FGJSSH f. 130).-Mjekëroshi ishte bërë për faqe të zezë, buza i qe zbardhur dhe i rridhnin ujë pantallonat. (SA-TZ f. 44).
I BËHET FAQJA POSTAJË (POSTI-QE, POSTIQE DHIE) dikujt fr.fol.,iron.-nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, bëhet fare i paturpshëm, i pacipë dikush, është fare i pacipë, i paturp dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
I BËHET FAQJA QOSELE dikujt fr. fol.,iron.- nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, nuk ka turp fare dikush. (DHQ-FKKO f. 94). S. shih sin : bëhet abanoz dikush
I BËHET FAQJA RROGOZ dikujt fr.fol.,iron.- 1. është fare i pacipë dikush, s’ di ç’ është turpi dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush. S. shih sin : bëhet abanoz dikush. 2. mësohet me qortime, turpe, sharje e me kritika dikush dhe nuk i bëjnë më përshtypje. (FGJSSH f. 1710). S.i bëhet faqja shollë dikujt ; i bëhet lëkura rrogoz (shollë) dikujt ; i ka faqet lëkurë qarri dikush ; e ka faqen lëvore verri dikush ; e ka lëkurën shollë dikush
I BËHET FAQJA SHOLLË dikujt fr.fol.,iron.-1. nuk ka më turp e sedër dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush. S. shih sin : bëhet abanoz dikush. 2. mësohet me qortime, turpe, sharje e me kritika dikush dhe nuk i bëjnë më përshtypje. (FGJSSH f. 1884). S.shih sin : i bëhet faqja rrogoz dikujt
BËHET FAQJA E ZEZË fr.fol.,id.- ndodh një e keqe, një fatkeqësi, një e ligë e madhe. (BQ-DSH). S. shih sin : shembet dheu për ndër këmbë
*E BËN PËR FAQE TË ZEZË dikush fr.fol.,iron.- 1. (diçka) e bën si mos më keq, e bën keq e tukeq diçka dikush.- Hej, dreq, po mua m’u duk se e sigurova mirë qypin! Ku e gjeti të derdhet!Apo s’ janë edhe ndërresat e Kolës pranë e do t’ i ketë bërë për faqe të zezë. (PARB-V f. 337).2. diçka (një punë etj.) e prish fare, e nxin diçka (një punë etj. dikush, e bën, e punon shumë keq diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën buçuk diçka (një punë etj.) dikush
E BËN FAQEN POSTAJË (POSTI-QE) dikush fr. fol.,iron.- nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, bëhet i paturpshëm, i pacipë dikush, është i pacipë, i paturp dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
I BIE NË FAQE dikujt dikush fr.fol., meton.- ia thotë në sy dikujt dikush. (AXH-II f. 162). S. shih sin: nuk i mbetet për ahret dikujt
I DALIN FAQET DUQ dikujt fr.fol., meton.- (VDE-G f. 189).
DEL ME FAQE TË BARDHË dikush fr.fol.,met.-1.del krenar, del me nder, me ndërgjegje të pastër dikush.S.shih sin: del me ballë çlirë dikush.2.gjen zgjidhje të denjë nga një gjendje e vështirë dikush, e kryen një punë të vështirë dikush, e zgjidh një problem a çështje të vështirë dikush. S. shih sin: del mb’anë dikush.3. e mbaron, e përfundon me sukses diçka (një punë të vështirë etj.) dikush, ia del, ia arrin me sukses diçkaje (një pune të vështirë etj.) dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë me sukses diçka (një punë etj.) dikush, del me sukses dikush. (GAZ f. 417, FGJSSH f. 102, 1200). S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush
DEL NË FAQE fr.fol.,id.-1. (diçka) duket, duket nga larg, së largu diçka, duket përnjëherësh diçka, shfaqet, buthtohet, duket, paraqitet vetiu diçka, sapo del, sapo duket, shfaqet, paraqitet diçka. (FGJSSH f. 450). S.shih sin : bën ballë dikush a diçka. 2. (dikush) arrin në një përfundim dikush, arrin që ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë (me sukses) një punë, një gjë dikush, ia arrin qëllimit dikush. (FGJSSH f. 450). S.shih sin: i (ia) del mb'anë diçkaje (një pune etj.) dikush
I DEL NË FAQE dikujt diçka (një punë etj.) fr.fol.,id.- i del ashtu si duhet diçka (një punë etj.) dikujt. (AXH-II f. 161). S. i del në kut (në shteg) dikujt diçka
I (IA) DEL NË FAQE diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.- e kryen, e mbaron, e përfundon (me sukses) diçka (një punë etj.) dikush, ia del, ia arrin diçkaje (me sukses) dikush, ka sukses të plotë në diçka dikush, ia arrin qëllimit dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë krejt diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin : i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush
ËSHTË ME DY FAQE dikush fr.fol., iron.-është dyfytyrësh, hipokrit dikush (FGJSSH f. 526, 937, 1672, 2183). S. është me dy fytyra dikush ; shih sin : të nxjerr ferrën, të fut grerën dikush.Ant. ka një fytyrë dikush
ËSHTË PËR FAQE TË ZEZË diçka fr.fol.,ftill.-Kjo është për faqe të zezë. Ekipi që për herë të parë pret një prezentim ndërkombëtar, akoma nuk ka filluar me përgatitjet. (KD, 30 korrik
ËSHTË FAQJA E ZEZË dikush fr. fol., iron.- është turp i madh. (AXH-II f. 161).
FAQJA E BARDHË fr.em.,meton.- nje-riu që të zbardh faqen, që të nderon. (FGJSSH f. 102).
FAQE MË FAQE fr.ndf.,meton.- me fytyrë shumë pranë njëri tjetrit, pothuaj ngjitur me njëri tjetrin. (FGJSSH f. 450).
FAQE PAS FAQES fr.ndf.- brez pas brezi. (AXH-II f. 162).
FAQE PËR FAQE fr.ndf.,fj.-1. çdo faqe me radhë. (FGJSSH f. 450). 2. përballë, njëri kundrejt tjetrit, kundrejt njëri tjetrit, me fytyrë njëri kundrejt, përballë tjetrit, përkundrejt. (FGJSSH f. 450). S. shih sin : ballë më (për) ballë
FAQE E GJALLË fr.em.,id., shtypshkr-.- faqe e radhitur, ku shënohet në krye autori dhe titulli i veprës a i artikullit. (FGJSSH f. 451).
FAQE MBROJTËSE fr.em.,id., shtyp-shkr.- fletë dyshe me palosje, që shërben për bashkimin e bllokut të librit me kapakët. (FGJSSH f. 451, 1094).
FAQE ME NDER (AXH-II f.161).
FAQE MEJE fr.ndf.,met.- përpara meje, në praninë time. (AXH-XLVIII f.151).
FAQE E BARDHË fr.em.,meton.- nder. (AXH-XLVIII f. 151). Ant. faqe e zezë
*FAQE E RE fr.em.,met.- pjesë e rëndësishme nga jeta, nga veprimtaria, nga lëmi a nga historia e një institucioni kulturor a dijesor.- Shfaqje që... shpresojmë se do ta hapë një faqe të re në skenën e këtij teatri. (ZYKEL te: KD, 14 SHKURT
*FAQE E ZEZË fr.em.,iron.- turp, turp i madh, çnderim që i bëhet dikujt dhe që i lë njollë për tërë jetën. (AXH-XLVIII f. 151, FGJSSH f. 2241).- Turp të kesh Franc, të vesh me një vajzë as pesëmbëdhjetë vjeçe. Faqe e zezë. (PARB-PA f. 30). Turp e faqja e zezë,- s’ u përmbajt Franulloviçi.- Po nëse janë mësuar ta gëlltisin turpin, aq më keq. (SK-AP f. 59). Të godasësh një punëtor është turp e faqe e zezë. (SUKRA-BN f.196).Thonë se është policia shqip-tare ajo që ia zgjat dorën asaj serbe në këtë faqe të zezë. (ZECA te: B, 19.XII.1997 f. 8). Ant. faqe e bardhë
FAQJA E ZEZË NË KALË TË BARDHË fr.proverb.,iron.- thuhet për një njeri që ka qenë i ndershëm, por që është bërë me turp. (PETZE-FSHFRR f. 74).
E FITON FAQEN E GALME (FAQEN E ZEZË) dikush fr.fol.,iron.-nuk fiton gjë dikush, ndahet me humbje të madhe dikush, ndahet keq, e pëson keq dikush. (HB-II f.193).S.shih sin: i fiton të Bazhdarit dikush
E FSHIN NGA FAQJA E DHEUT dikush fr.fol.,meton.- 1. (dikë) e mbyt, e vret, e zhduk, e likuidon dikë dikush, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f.87, 1948). S.shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush.2. (dikë a diçka) e humb, e zhduk, e asgjëson, e shfaros krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e shkatërron me themel e me rrënjë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 399, 451, 1948). S. shih sin : e humb me çok dikë a diçka dikush. 3. (diçka a një vend)- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish krejt, krejtësisht, fare, deri në themel, me themel diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 978, 1948). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
*I (E) FSHIRË NGA FAQJA E DHEUT fr.mb.,met.- i (e) zhdukur fare, i (e) zhdukur pa gjurmë.- Duhet të harrojmë mbi shtatëdhjetë mijë shtëpi të rrënuara, disa fshatra e lokalitete të fshira nga faqja e dheut... (APO te: KD, 1 nëntor
I (IA) HAP FAQEN dikujt (fëmijës) dikush fr.fol. ,id.- e llaston, e lazdron dikë(fëmijën) dikush, e mëson keq (fëmijën) dikush, e përkëdhet me tepri (fëmijën) dikush. (AXH -II f. 161). S. shih sin: i jep arsye dikujt (fëmijës) dikush
* HAP NJË FAQE TË RE të diçkaje dikush, HAP FAQE TË RE të diçkaje dikush fr.fol.,met.-sjell ndihmesë të re .-Ai e vlerëson Buzukun si autorin që në rrethana shumë të vështira të historisë së popullit tonë , duke ndjekur gjurmët e një tradite më të vjetër kulturore hapi një faqe të re të letërsisë shqiptare dhe të shkrimit shqip. (TOS te : GJJ nr. 1-4/
I HAPET FAQJA dikujt fr.fol.,iron.- llastohet, lazdrohet dikush. (AXH-II f. 161).
NUK I HEDH PLUHUR FAQES dikush fr.fol.,meton.- nuk e bën veten me turp dikush, nuk e turpëron veten dikush. (FGJSSH f. 1506). S. shih sin: e ruan faqen dikush
NUK I HEDH ZHUMILE FAQES dikush fr.fol.,meton.- nuk e bën veten me turp dikush, nuk e njollos, nuk e damkos, nuk e turpëron veten dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: e ruan faqen dikush
HEQ FAQE dikush fr.fol.,meton.- i shkul qimet e fytyrës me agda dikush. (FGJSSH f. 667).
I JEP NJË FAQE dikush fr.fol.,meton.-1. (bukës etj.) e skuq pak pranë zjarrit (bukën etj. kur piqet në furrë, kur theket etj.).2. (një druri) e gdhend, e bën me faqe (një dru) dikush, e faqon (një dru) dikush. (FGJSSH f. 450). (FGJSSH f. 450). S. ia merr faqet (trungut, lisit etj.) dikush
JEP FAQE fr.fol.,id.- 1. (muri etj.) nis të shtrembërohet, të lakohet më një anë (muri, dërrasa, druri etj.), shtrembërohet, lakohet, kulet, kulnon më një anë (muri etj.). (FGJSSH f. 450, JTH-FFGJSH f. 101). S. shih sin : bën bark (muri, druri etj.).2. (bima) fillon e thahet (bima). S. bëhet gribë (presh) (bima). 3. (pema) fillon të piqet (pema), përshenjet (pema). 4. (buka në furrë etj.) vë cipë (krodhe, kore) përsipër, fillon të skuqet (buka në furrë etj.) (FGJSSH f. 450).
I JEP FAQE dikush fr.fol.-1. (dikujt) e gjen të drejtë fjalën e dikujt dikush,ia pranon, ia tumir, ia miraton fjalën dikujt dikush, e përkrah dikë dikush. S. shih sin : i jep arsye dikujt dikush. 2. (fëmijës) e lazdron,e llaston (fëmijën) dikush, e përkëdhel tej mase (fëmijën) dikush, e mëson keq (fëmijën) dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: i jep arsye (fëmijës) dikush
KA FAQE dikush fr.fol.,meton.- turpërohet prej të tjerëve dikush, është i ndershëm, i turpshëm dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: ka cipë dikush
S’ KA FAQE … dikush fr.fol.,per. 1.nuk turpërohet dikush, është i paturp,i pacipë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abanoz dikush.2. s’ ka guxim për të bërë diçka dikush, s' ka guxim nga turpi dikush, nuk ka guxim të dalë përballë dikujt dikush, nuk është i çiltër dikush. (AXH-II f. 161) . S.bie pas cungut dikush; s’ ka fytyrë ... dikush; s’ ka hundë e buzë... dikush; s’ ka sy e buzë ... dikush; s’ ka sy e faqe ... dikush
KA FAQE SA GJEMBAT E IRIQIT dikush fr.fol.,iron.- është me shumë fytyra dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush. (NMUS-SHPK f. 135). S. shih sin : të nxjerr ferrën, të fut grerën dikush
E KA FAQEN LËVORE VERRI dikush fr.fol.,iron.- nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, bëhet i paturpshëm, i pacipë dikush. (PETZE-TRO-I f.196). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
KA GJAK NË FAQE dikush fr.fol., meton.- ka turp dikush, ka nder dikush, është i ndershëm dikush, turpërohet, skuqet (nga turpi) dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin: ka cipë dikush; i skuqet faqja dikujt (edhe moh.)
I KA GJAK FAQJA dikujt fr.fol., me-ton.- turpërohet, skuqet (nga turpi) dikush, ka turp dikush, ka nder dikush, është i ndershëm dikush. (AXH-XLVIII f. 151, AXH-II f. 161, AXH-LI f. 133). S. shih sin: ka cipë dikush; i skuqet faqja dikujt (edhe moh.)
I KA LESH FAQJA dikujt fr.fol.,id.- turpërohet prej të tjerëve dikush, ka turp dikush, ka nder dikush, është i ndershëm dikush . (AXH-II f. 161). S. shih sin: ka cipë dikush; i skuqet faqja dikujt
I KA FAQET BOJË ALLE dikush fr.fol.,meton.,per.-është shëndetplotë dikush, është plot shëndet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: është si bukë me brumë të ardhur dikush
I KA FAQET GUR dikush fr.fol.,ftill.- i ka faqet të ngjeshura, të shëndosha dikush. (FGJSSH f. 589).
KA FAQE SA GJEMBAT E IRIQIT dikush fr.fol.,iron.- vepron sipas interesave të çastit dikush. (HAJSHE-K f. 200). S.shih sin: është me shumë flamurë dikush
E KA FAQEN TË LARË dikush fr.fol., meton.- është i panjollë, i panjollosur, i pastër, i pafajshëm, i ndershëm dikush, nuk është i përlyer, i përzier në një punë të keqe, të pahijshme dikush. (FGJSSH f. 450, 947). S. shih sin : e ka ballin të larë dikush
I KA FAQET LËKURË QARRI dikush fr.fol.,iron.- 1. nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, bëhet fare i paturpshëm, i pacipë dikush, është fare i pacipë, i paturp dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: bëhet abanoz dikush. 2. mësohet me qortime, turpe, sharje e me kritika dikush dhe nuk i bëjnë më përshtypje. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet faqja rrogoz dikujt
I KA FAQJA QIME dikujt fr.fol.,id.- turpërohet prej të tjerëve dikush, ka turp dikush, ka nder dikush, është i ndershëm dikush . (PAVHA-SHPE f. 116). S. shih sin: ka cipë dikush; i skuqet faqja dikujt
E KA FAQEN LËVORE VERRI dikush fr.fol.,iron.-1. nuk turpërohet fare dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, bëhet fare i paturpshëm, i pacipë dikush, është fare i pacipë, i paturp dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: bëhet abanoz dikush. 2. mësohet me qortime, turpe, sharje e me kritika dikush dhe nuk i bëjnë më përshtypje. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet faqja rrogoz dikujt
I KA FAQET TË NJOMA ENDE dikush fr.fol.,iron.- është ende i papjekur (në të gjykuar, në të menduar) dikush, është ende i ri e i i papërvojë në jetë dikush, është ende i ri, në moshë të re, i vogël, fëmijë dikush (thuhet për një të ri që e heq veten të rritur). (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: nuk i ka plasur arpallëku dikujt
I KA FAQET ME PUSH dikush fr.fol.,i ron.- është ende i ri e pa përvojë në jetë dikush. (NMUS-SHPK f. 83). S. shih sin: nuk i ka plasur arpallëku dikujt
E KA FAQEN RRIP E BARKUN LLASTIK dikush fr.fol.,iron.- është i paturp dhe varfanjak dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74).
E KA FAQEN E ZEZË diçka fr.fol.,per.- është e turpshme diçka.-Lypa ka faqen e zezë, por pa gjë s’ të lë. (VODE-THD f. 21).
KJO FAQE fr.ndf.-ky brez. (AXH-II f. 162).
I KOPIN FAQET GJAK dikujt fr.fol., meton.- është shëndetplotë dikush, është plot shëndet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: është si bukë me brumë të ardhur dikush
I KUQET FAQJA dikujt fr.fol.,meton.- turpërohet dikush, ka turp dikush, i vjen turp dikujt. (AXH-II f. 161). S. shih sin: i skuqet faqja dikujt
NUK I KUQET FAQJA dikujt fr.fol., meton.- nuk turpërohet dikush, nuk ka turp dikush,nuk i vjen turp dikujt. (AXH-II f. 161). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
I LAN FAQET ME LOT dikush fr.fol., meton.- qan shumë, së tepërmi dikush, qan pa pushim dikush, vajton dikush. (FGJSSH f. 937). S. shih sin : i derdh lotët (si) çurkë dikush
IA LË NË FAQE diçka (një punë etj.) dikujt dikush fr.fol.,meton.- ia lë pa ia kryer,pa ia përfunduar diçka (një punë etj.) dikujt dikush. (HAMET-MA f. 224). S. ia lë përgjysmë diçka (një punë etj) dikujt
S’ I LË QIME NË FAQE dikujt dikush fr.fol.,iron.- e turpëron, e njollos fare dikë dikush (NMUS-SHPK f. 260).S.shih sin: ia qep arnën dikujt dikush
NUK I LË FAQE dikujt dikush fr.fol., meton.- e turpëron dikë dikush. (AXH-II f.162). S. shih sin: ia qep arnën dikujt dikush
I LË FAQE TË BARDHË dikush fr.fol., id.- 1. (dikujt a diçkaje) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush. 2. (dikujt a një vendi ) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia lan ballin e zhiguar dikujt a një vendi dikush
NUK LË GJË MBI FAQE TË DHEUT... dikush fr.fol.,meton.- nuk lë asgjë ... dikush.- Tërë rrugës italiani i plagosur ankohej e shfrynte dhe s’ linte gjë mbi faqe të dheut pa e sharë e pa e mallkuar. (BILXHA-KR f. 52).
IA MARRIN FAQEN (NUSES) fr.fol.,id.- ia heqin pushin në fytyrë (nuses) një ditë përpara martesës. (FGJSSH f. 450).
NUK I MBETET DY GISHT FAQE dikujt fr. fol.,meton.- turpërohet fare, krejt dikush.- Më kanë dalë mjekër e mustaqe/ S’ më kanë mbetur/ dy gisht faqe. (XHHA-T f. 30). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
NUK I MBETET FAQE dikujt fr.fol., iron.-1.nuk turpërohet fare dikush, bëhet i paturpshëm, i pacipë dikush, është i pacipë, i paturp dikush, nuk i vjen turp dikujt. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: bëhet abanoz dikush. 2. nuk ka guxim nga turpi dikush. (AXH-II f. 161). S. nuk i mbetet fytyrë dikujt; nuk i mbetet (nuk i ngel ) sy e faqe dikujt
NUK I MBETET GJAK NË FAQE dikujt fr.fol.,meton.- frikësohet shumë dikush, tmerrohet, mnerohet, shashtriset dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin: i dridhet barku dikujt
*MBI FAQEN E DHEUT fr.ndf.,id.- Atë natë iu duk se gjeti xhevahirin më të shtrenjtë mbi faqen e dheut- njeriun që dinte t’ ia luajë burgjitë e tërë shpirtit vetëm me një rënkim epshor...(MI-SHT f. 297).
*ME DY FAQE fr.mb.- hipokrit, dyfytyrësh, mashtrues.- (FGJSSH f. 450,526, RAHY f. 20). -Turqia me politikën e saj me dy faqe i goditi rëndë prapa shpine shqiptarët.(KOXO-L f. 120). S. me dy fytyra
ME NDER FAQES TËNDE (AXH-II f. 161).
*ME FAQE TË BARDHË fr.mb.,id.- me nder, pa u turpëruar, i nderuar. (ART f.195, FGJSSH f. 1200). –Shko Ylfete, rrugë e mbarë,/ M’ u kthefsh bijë me faqe të bardhë,/ Me faqe të bardhë e flamur në dorë! (FATDE-C f. 18).Bëfshi punë me nder e me faqe të bardhë! (RSHE-RR f. 117). Njeriu, me të vërtetë, jeton vetëm një herë, po duhet të dijë si të jetojë: me nder e me faqe të bardhë... (SKJA-G f. 132). S. shih sin: me ballin lart. Ant. me faqe të galme (të zezë)
ME FAQE NË DHE fr.mb.,iron.- me turp, i turpëruar. (FGJSSH f. 450, 1427). S. shih sin: me bisht ndër (nën) këmbë
ME FAQE TË GALME fr.mb.,iron.- me turp, i turpëruar. (BQ-DSH). S. shih sin: me bisht ndër (nën) këmbë. Ant. me ballë (ballin) çelur (të çelur); me faqe të bardhë
ME FAQE PËRDHE (PËRTOKË) fr.mb.,iron.- me turp, i turpëruar. (FGJSSH f. 450, 1427). S. shih sin: me bisht ndër (nën) këmbë
*ME FAQE TË ZEZË fr.mb.,iron.- me turp, i turpëruar. (FGJSSH f. 2241).- Mos të ishte ai, motra jote do të ishte bërë me turp për gjithë jetën e ti edhe më me faqe të zezë, dhe kjo për zotësinë tënde. (PARB- V f. 91). S. shih sin: me bisht ndër (nën) këmbë. Ant. me ballë (ballin) çelur (të çelur); me faqe të bardhë
MERR FAQE fr.fol.,id.- 1. (një femër) e heq pushin e faqeve (një femër).2. (buka, mishi kur është në furrë) skuqet ca përsipër(buka, mishi etj.) kur është në furrë). 3. (ara, dheu, toka) thahet shumë (toka), zë një krodhe (kore) të hollë nga thatësira ( ara, dheu, toka). (FGJSSH f. 450). S. shih sin: bëhet gribë (ara, dheu, toka)
IA MERR FAQET (trungut, lisit etj.) dikush fr.fol.,meton.- e gdhend anash, e faqon (trungun, lisin) dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: i jep faqe (një druri etj.) dikush
NDAHET ME FAQE TË BARDHË në diçka (në një punë) dikush fr.fol.,ftill.- e përfundon diçka (një punë) mirë, me sukses dikush. (AXH-II f. 161) . S. shih sin: e nxjerr mb' anë diçka (një punë etj.) dikush
*NDËRRON FAQE diçka a një vend fr.fol.,id.-ndryshon, shpërndërrohet, shndërrohet krejt diçka a një vend, merr pamje krejt të re, krejt tjetër diçka a një vend, transformohet diçka a një vend.-Me të marrë të Tuzit e lidhmja e besës ndërmjet të malësorëve e të malazezëve ndërroi faqe.(NN-SH f.118). S.ndërron fytyrë, e ndërron fytyrën diçka a një vend; e ndryshon fytyrën diçka a një vend
I (IA) NDËRRON FAQEN diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e ndryshon krejt diçka a një vend dikush, e shndërron, e shpërndërron diçka a një vend dikush, i jep pamje krejt të re, krejt tjetër diçkaje a një vendi dikush, e transformon diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 1214). S. i (ia) ndërron fytyrën diçkaje a një vendi dikush
*NË FAQE TË (dikujt) fr. parafj.- para, përpara dikujt, në prani të dikujt, faqeza, haptazi dikujt, hapur, sheshit. (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 450).-Për të mbrojtur në faqe të botës së qytetëruar… të drejtat kombëtare e vendore të popullit shqiptar. (ASDR-KK f. 203). S. në sytë e (dikujt), në sy të (dikujt) ; para (përpara) syve të dikujt
T' U NXIFTË FAQJA! fr.fol., mallk.- u turpërofsh! qofsh i turpëruar! (AXH-II f. 161). S. t’ u bëftë fytyra boçillë arrash! t’ u bëftë fytyra si bytha e kusisë; t’ i marrtë purtha shalët! me këtë fytyrë të pafsha! t’ u nxifshin ditët! t’ u nxiftë dita! paç faqen e galme! paç faqen e zezë! t’ i varshin cingaret! të vënçin zilet! të zëntë turpi! Ant. (e) paç faqen e bardhë!
*I NXIHET FAQJA dikujt fr.fol.,iron.- turpërohet, shpërnderohet dikush , bëhet me turp dikush, poshtërohet në sy të botës dikush, telendiset dikush. (AXH-II f. 161, ART f. 191, FGJSSH f. 1276, 1979, 2043). – Do të shkoj që tani te Shemja dhe do t’ i them që na është nxirë faqja të gjithëve nga romuzet e atij ardhacakut... (VAFI-K f. 78). S. shih sin: i nxihet balli dikujt (edhe moh.)
S’ I NXIHET FAQJA dikujt fr.fol., iron.- nuk turpërohet për asgjë dikush, është i pacipë dikush. (FGJSSH f. 1276). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
*E NXIN FAQEN dikushfr.fol., meton.- turpërohet dikush, bëhet me turp dikush.- Sa për pambull, edhe unë do të mbjell. .Nuk e nxij faqen unë për pllanin.(ZSA-VL-
*IA NXIN FAQEN dikujt dikush a diçka fr.fol., iron.- e turpëron, e shpërnderon, e poshtëron, e telendis, e zezon dikë dikush a diçka , e bën me turp dikë dikush a diçka (FGJSSH f. 976, 1276, 1592, 1979, 2043, FIA f. 262, 362).–Qafir!Kaq frikë ke? Nuk e shikon që është i lidhur? Bjeri, se më more më qafë e ma nxive faqen! (KB-TNZ f. 279).Po çfarë të ndodhë , o bir! Vilja na iku, na nxiu faqen...(SA-TZ f. 310).Teraku... ishte kthyer në rrugaç të përçudnuar; jo vetëm që nuk i ndihmonte familjes, por ia nxinte edhe faqen babait të vet të nderuar. (SUKRA-OK f. 33). S. shih sin: ia nxin derën dikujt dikush a diçka ; ia qep arnën dikujt dikush
NUK NXJERR ASGJË (GJË, KURRGJË) NË FAQE dikush fr.fol.,met.- s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton dot asgjë (gjë, kurrgjë) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : s’ i bën dy bashkë dikush ; nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush
E NXJERR ME FAQE TË BARDHË dikush fr.fol.,id.- 1. (dikë a diçka) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush. 2. (dikë a një vend) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia lan ballin e zhiguar dikujt a një vendi dikush
E NXJERR NË FAQE diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,id.-e kryen, e mbaron , e përfundon me sukses, mirë, mbarë diçka (një punë etj.) dikush, arrin ta bëjë, ta sendërtojë, ta mbarojë, ta përfundojë diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 450, 1278). S. shih sin : e nxjerr mb’ anë diçka (një punë etj.) dikush
*IA NXJERR FAQEN E BARDHË dikush fr.fol.,id.-1. (dikujt a diçkaje) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush.- Malli njëherë hyn në dorë dhe njëmijë herë të nxjerr faqen e bardhë. (MI-SH f. 90). S. i bën hir (nder) dikujt a diçkaje dikush ; ia bën syrin bilur dikujt dikush ;i jep hir (nder, nder e lavdi) dikujt a diçkaje dikush ; i lë faqe të bardhë dikujt a diçkaje dikush ; i lë nam (nam e nder) dikujt a diçkaje dikush ;e nxjerr faqe-bardhë dikë a diçka dikush ; e nxjerr me fytyrë të bardhë dikë a diçka dikush; i qet faqe të bardhë dikujt a diçkaje dikush ; e qet faqebardhë dikë a diçka dikush ; e zbardh faqen e dikujt a diçkaje dikush, ia zbardh faqen (faqet, fytyrën) dikujt a diçkaje dikush. Ant. ia nxin derën dikujt a diçkaje dikush; ia qep arnën dikujt a diçkaje dikush. 2. (dikujt a një vendi) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia lan ballin e zhigatur dikujt a një vendi dikush
NJË FAQE NJERIU fr.em.id.- një shekull njeriu. (AXH-II f.162). S. shih sin: një brez njeriu
*(E) PAÇ FAQEN E BARDHË! fr.fol., ur.- qofsh i nderuar! qofsh i lumtur! U nderofsh! qofsh me nder! (ART f. 195, FGJSSH f. 102).- Paç faqen e bardhë, bir! Fjala e burrit pesha e gurit,- ndërhyri gjakftohtë i ati. (MI-SHT f. 112).Paç faqen e bardhë, Ukë! Konaku ytishte çelur për miq e pushkë për...ata...(RG-LD f. 121). S.dalsh faqebardhë! ; qofsh faqebardhë! Ant. t’ u nxiftë faqja!
*PAÇ FAQEN E ZEZË! fr.fol., mallk.- u turpërofsh! (FGJSSH f. 2241). -Ndize, or shok, dhe Pertefi pastë faqen e zezë që nuk na prezantoi! (NETO-DV f. 69). S. shih sin: t’ u nxiftë faqja!
I PËLCASIN FAQET dikujt fr.fol., meton.- është shumë i shëndoshë dikush. (FGJSSH f. 450, 1414). S. shih sin: është i shëndoshë si bistër dikush
*PËR FAQE TË ZEZË fr.ndf.,id.- si mos më keq, keq e tukeq, shumë keq, për turp. (AXH-II f. 161, FGJSSH f. 2241).-Unë e nderoja dhe nuk e doja veten që isha kapur për faqe të zezë përpara tij. (NETO-GB f. 178). Pa erdhën e iu errën sytë e u lëshua me shpirtin te hunda mbi të dy që t’ u rrëfejë mirë se ç’ i pret ata, që shkelin për faqe të zezë zakonet e vendit dhe u ka plasur fare peta e ballit! (SISHU-VAASH f. 261). S. shih sin: për djall
NUK QET ASGJË (GJË, KURRGJË) NË FAQE dikush fr.fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë (gjë, kurrgjë) dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna dikujt. (BQ-DSH).. S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush
IA QET NË FAQE diçka dikujt dikush fr.fol., id.- ia zbulon botërisht, haptazi dikujt diçka dikush, nuk ia lë, nuk ia mban fare fshehur diçka dikujt dikush, ia thotë hapur, sheshit diçka dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia qet balladan diçka dikujt dikush
E QET PËR FAQE diçka dikush fr.fol., met.- e pasqyron diçka dikush, e shfaq, e paraqet hapur, sheshit diçka dikush, e bën të qartë për të gjithë diçka dikush, e bën (më) të dukshme, (më) të qartë diçka dikush, e paraqet në mënyrë të dukshme, të qartë diçka dikush . (AXH-II f. 162). S. e jep (e nxjerr, e sjell, e qet) në dritë diçka dikush; e nxjerr në pah diçka dikush
*I QET FAQE TË BARDHË BAR-DHË dikush fr.fol.,meton.-1. (dikujt a diçkaje) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush.-S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush . 2. (dikujt a një vendi) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia lan ballin e zhigatur dikujt a një vendi dikush
I (IA) QET FAQEN E ZEZË dikujt dikush a diçka fr.fol.,iron.- e turpëron dikë dikush a diçka dikush. (AXH-II f. 161). S. shih sin: ia nxin derën dikujt dikush a diçka
E RUAN FAQEN dikush fr.fol.,meton.- e ruan nderin dikush, ruhet dikush para të tjerëve të mos i dalë boja, ruhet dikush që të mos komprometohet, që të mos turpërohet. (FGJSSH f. 1672).S.nuk i hedh pluhur (zhumile) faqes dikush; e ruan erzin (fytyrën, namusin, nderin, sedrën) dikush. Ant. e bën me balosh veten dikush
*SA PËR FAQE fr.ndf.,id.- jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë,sa për dukje, sa për të treguar veten para të tjerëve, sa për ta parë të tjerët, formalisht.-Mësimi i zbut vetitë sa për faqe- /Sepse egërsimi mbeti në trup krejt brenda. (ASDR-VP f. 147). S. shih sin : sa për t’ ia bërë adetin
*I SKUQET FAQJA dikujt fr.fol., meton. – turpërohet prej të tjerëve dikush, ka turp dikush, e ndien veten të turpëruar prej të tjerëve dikush, ka nder dikush, është i ndershëm dikush. (AXH-XLVIII f. 151, PAVHA-SHPE f. 116 ).-Atyre që zinin tryezat, shumica banorë të vjetër të qytezës, nuk u skuqej faqja fare të rrinin dy-tri orë me një filxhan ka-feje përpara, duke çarë llafe duke thurur projekte që s’ jetonin dot as gjer në mbrëmje. (TL-PK f. 54). S.i bëhet fytyra alle dikujt; i ka faqja gjak (qime) dikujt; i ka gjak (lesh) faqja dikujt; i kuqet faqja dikujt; ndizet alle (në fytyrë) dikush; i skuqet fytyra dikujt; skuqet prush (në fytyrë) dikush; skuqet si spec (në fytyrë) dikush; e shtie kryet te bytha dikush; shih sin: ka cipë dikush. Ant. bëhet abanoz dikush (edhe moh.)
NUK I SKUQET FAQJA dikujt fr.fol.,iron.- iron.-nuk turpërohet dikush, është i pacipë, i paturp, s’ i vjen turp dikujt. (FGJSSH f. 531, 1710, 1769). S. shih sin : bëhet abanoz dikush
E SHKEL FAQEN e dikujt dikush fr.fol., id.- e lëndon, e fyen, e ofendon dikë dikush. (AXH-II f. 161). S. shih sin: e prek në bisht dikë dikush
IA SHKËMBEN FAQEN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah paq dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun dikë dikush . (NMUS-SHPK f. 83). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
SHKON ME FAQE TË ZEZË dikush fr.fol.,iron.- shkon, ikën me turp, i turpëruar dikush. (PETZE-FSHFRR f. 74). S. shih sin: ikën me bisht ndër (për) këmbë dikush
E SHKRUAN NJË NJË FAQE TË LAVDISHME (TË NDRITUR) dikush fr.fol., met.-e bën një heroizëm, një bëmë heroike dikush, që do të mbetet e paharruar në histori. (FGJSSH f. 1872).
E SHUAN NGA FAQJA E DHEUT dikush fr.fol.,meton.- 1. (dikë) e mbyt, e vret, e zhduk, e likuidon dikë dikush, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt dikush. S.shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush. 2. (dikë a diçka) e humb, e zhduk, e asgjëson, e shfaros krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e shkatërron me themel e me rrënjë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 451, 1948). S. shih sin : e humb me çok dikë a diçka dikush
E VË PËR FAQE diçka (një punë, një çështje etj.) dikush fr.fol.,id. e vlerëson, e mendon, e balancon, e peshon mirë e mirë diçka (një punë, një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 450, 2153). S. shih sin: e vë në balancë diçka (një punë, një çështje etj.) dikush (edhe moh.)
I VJEN FAQE E ZEZË dikujt fr. fol., iron.-turpërohet keq dikush, i vjen turp i madh dikujt. (AXH-XLVIII f. 151, AXH-II f. 161). S. shih sin: bie në baltë dikush
E ZBARDH FAQEN e dikujt a diçkaje dikush fr.fol., id., IA ZBARDH FAQEN dikujt a diçkaje dikush- 1. e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. AXH-II f. 161, FGJSSH f. 2211).- Zbardhën faqen e Partisë/ nam e nder i lanë Shqipërisë. (KJ te: gr.aut. ALSH f. 360) S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush. 2. e zbardh faqen e dikujt a një vendi dikush, ia zbardh faqen dikujt a një vendi dikush- ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush.- Lufton UÇK-ja/ Me njëqind taborre!.../ S’i dridhet qerpiku,/ As gishti i dorës/ Po zbardh si borën/ Faqen e Kosovës! (RG-P f. 35). At Anton Harapi, Pashko Bardhi...në çdo fushë ia zbardhën faqen kombit. (EKO-KE f.160).O Idriz , Idriz Seferi, / Karadakut ia zbardhe faqen. (FATDE-C f. 12).“Vraje knjaz Danillon, shpaguaje Dasho Shkrelin, që na e hoqi litarin nga gryka! Zbardhja faqen Kuçit!...Me këto armë ta vrasësh!“ (SUKRA-OK f. 295). Me këta shokë sot mund t’ i përgjigjemi çdo thirrjeje, çdo ndërmarrjeje të vështirë. Ta zbardhin faqen shokët e mirë! (SUKRA-BN f. 231). S. shih sin : ia lan ballin e zhiguar dikujt a një vendi dikush
I ZBARDHET FAQJA dikujt fr.fol., id.- nderohet dikush. (AXH-II f. 161). S. gjen hir dikush; i zbardhet fytyra dikujt. Ant. i nxihet balli dikujt
*E ZHDUK NGA FAQJA E DHEUT dikush fr.fol.,meton.- 1. (dikë) e mbyt, e vret, e zhduk, e likuidon, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt (pa lënë asnjë shenjë a gjurmë) dikush. S.shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush. 2. (dikë a diçka) e humb, e zhduk, e asgjëson, e shfaros krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e shkatërron me themel e me rrënjë dikë a diçka dikush. (399, 451, 1948).- Këta primitivë të kohëve moderne, që i ka zënë gjaku dhe nuk shohin përtej hunde, pretendojnë të zhdukin nga faqja e dheut një popull të tërë. (BAHY te: ERE, 14 mars
IA ZHYEN FAQEN dikujt dikush a diçka fr.fol., iron.- e turpëron, e shpërnderon, e poshtëron, e telendis, e zezon dikë dikush a diçka , e bën me turp dikë dikush a diçka (FGJSSH f. 2272). S. shih sin: ia nxin derën dikujt dikush a diçka
I ZHYHET FAQJA dikujt fr.fol.,iron.- turpërohet dikush, bëhet me turp dikush. (FGJSSH f. 2273).S. shih sin : i nxihet balli dikujt
FAQEBARDHË
*DALSH FAQEBARDHË! fr.fol.,ur.- qofsh i nderuar! qofsh i lumtur! qofsh me nder!! Rrugë të mbarë, vëllezër!-tha-Jezu me ju! Qofshi të lumtur e dalshi faqebardhë! (BIL- XHA-KR f. 149). S. shih sin: (e) paç faqen e bardhë!
*DEL FAQEBARDHË dikush fr.fol., ftill.-1. del i fituar, fitues, ngadhënjimtar dikush, ngadhënjen dikush, korr sukses dikush, ia del, ia arrin me sukses diçkaje (një pune të vështirë etj.) dikush, e mbaron, e përfundon me sukses diçka (një punë të vështirë etj.) dikush, del me sukses, ka sukses në diçka (në një punë etj.) dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë me sukses diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1200, 1204).-Çeta e kreshnikëve të Gjeto Basho Mujit dhe çeta e kreshnikëve të Dizdar Osman Agës kishin luftuar ngaherë bri për bri, si një e vetme. Dhe ngaherë kishin dalë faqebardhë. (MK-TMSH f. 100).Gëzohem...shumë që dolët faqebardhë. (PARB- V f. 99). S. shih sin: i (ia) del mb' anë diçkaje ( një pune etj.) dikush. 2. del me fitim dikush, ka fitime dikush, ka leverdi, ka llogari dikush, ia vlen dikujt. (FGJSSH f. 1145).- Kush flet rrallë del faqebardhë. (VODE-THD f. 41). S. shih sin : ia vlen barra qiranë dikujt. 3. gjen zgjidhje të denjë nga një gjendje e vështirë dikush, e kryen një punë të vështirë dikush, e zgjidh një problem a çështje të vështirë dikush. (FGJSSH f. 1204).- Nxënësit duhet të jenë të zellshëm dhe të kujdesen në punët dhe detyrat e shkollës, të përpiqen dhe të pajisen mirë me një kulturë të shumanshme e të dalin faqebardhë për çdo kërkesë të shkollës. (AXH te: BAGRA-AXH f. 193). Në saje të këtyre cilësive ai del gjithnjë faqeardhë nga situatat më të vështira. (MUXHA-LAG f. 58). S. shih sin: del mb’anë dikush. 4. del krenar, del me nder, me ndërgjegje të pastër dikush.- Ai qe i gëzuar se gjithë shokët e këshillit dhe të organizatës së Partisë kishin punuar dhe po dilnin përpara Partisë faqebardhë. (ZSA-VL-
MË MIRË FAQEBARDHË E NË KASOLLE fr.proverb.-më mirë i varfër e me nder. (PETZE-FSHFRR f. 75).
*E NXJERR FAQEBARDHË dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e ndihmon dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, kritike, e ngushtë, nga një hall , nga një e keqe, nga një krizë a nga një vështirësi.- Është mysliman e bir myslimani ta ketë kurdoherë nën sqetull e ta nxjerrë faqebardhë e të mos e lërë në baltë. (SISHU-VAASH f. 260). S. shih sin: e çon nga balta dikë dikush. 2. (dikë a diçka) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1842). S. shih sin: ia nxjerr faqen e bardhë dikujt dikush a diçka.3. (dikë a një vend) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia lan ballin e zhigatur dikujt a një vendi dikush
*E QET FAQEBARDHË dikë dikush a diçka fr.fol.-e nderon dikë dikush a diçka .- ). S. shih sin: ia nxjerr faqen e bardhë dikujt dikush a diçka
E QET FAQEBARDHË dikush fr. fol., id.-. 1 (dikë a diçka) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. - Puna të qet faqebardhë. (VODE-THD f. 51). S. shih sin: ia nxjerr faqen e bardhë dikujt dikush a diçka.2. (dikë a një vend) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia lan ballin e zhigatur dikujt a një vendi dikush
QOFSH FAQEBARDHË! fr.fol.,ur.- qofsh i nderuar! qofsh i lumtur! qofsh me nder! (FGJSSH f. 102). S. shih sin: (e) paç faqen e bardhë!
FAQEMARRUAR
ËSHTË FAQEMARRUAR MBI DHE dikush fr.fol.,iron.- është shumë i turpëruar dikush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S. është faqezhiguar me zhig oxhaku dikush; e ka lëkurën e ujkut në kurriz (në shpinë) dikush
FAQENXIRË
ËSHTË FAQENXIRË dikush fr.fol., iron.- nuk turpërohet për asgjë dikush, s’ ka më turp për asgjë dikush, i ka plasur cipa dikujt. (FGJSSH f. 1503).S. shih sin: bëhet abanoz dikush
FAQEZA
IA THOTË FAQEZA diçka dikujt dikush fr.fol.;ftill.- ia thotë sheshit, hapur dikujt diçka dikush. (PETZE- FSHFRR f. 75). S. shi sin: nuk ia lë për ahret dikush dikujt diçka
FAQEZHIGUAR
ËSHTË FAQEZHIGUAR ME ZHIG OXHAKU dikush fr.fol.,iron.- është shumë i turpëruar dikush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S.shih sin: është faqemarruar mbi dhe dikush
FARASHK/Ë-A
E GJEN FARASHKA PLEHRËN fr. proverb.,iron.- e gjen shokun e vet dikush, e gjen dikush atë që i përgjigjet, që i përshtatet më së miri apo që i duhet, që i nevojitet më së shumti, e gjen njëri tjetrin, e gjen shoku shokun. (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin: gjendet arna për thes
FARDA-FURDA
I BËN FARDA-FURDA (paratë etj.) dikush fr.fol.,iron.-i prish, i shpenzon, i harxhon vend e pa vend , kot e shpejt e shpejt (paratë etj) dikush, është plëngprishës dikush, i shpenzon, i prish të gjitha, krejt (paratë, të hollat) dikush. (BQ-DSH). S. i bën koko (paratë etj.) dikush;i bën rrush e kumbulla (taspus) paratë dikush ; e shkund qesen dikush ; i zbraz xhepat dikush ; shih sin : prish me të dy duart dikush
SHKOJNË FARDA-FURDA (paratë etj.) fr.fol.,iron.-prishen, shpenzohe, harxhohen vend e pa vend e shpejt (paratë). (BQ-DSH). S. shkojnë ruga-fuga (paratë)
FARE
BËHET PËR FARE dikush fr.fol.,id .- ligështohet, dobësohet shumë (trupërisht e shpirtë-risht) dikush. (FGJSSH f. 452). S. bëhet si mos më keq dikush
DALSH FARE ! fr.fol., mallk.-u zhduksh! u shfarossh! u shkretërofsh! u mjerofsh! mos të mbettë asnjë gjurmë! u shofsh! (BQ-DSH). S. dreqi të marrtë ! më marrsh hijen !
DALTË FARE !fr.fol.,mallk.- u shfaro-stë! u zhduktë! (PETZE-FSHFRR f. 49, 75). S. shih sin: u shoftë me bina!
*DEL FARE dikush a diçka fr.fol.id.- zhduket, farohet, faroset dikush a diçka . (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 453).- Kanë traditën sot e mot:-Pa Kosovën dalin fare! (RG-T f. 22).Do ikë dimri, koha boshe,/thyen qafën ai i huaj! E thyen qafën e del fare.(RG-T f. 22-3).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
ËSHTË FARE dikush fr.fol.,iron.-1. është budalla i madh dikush. S. shih sin : është buall dikush . 2. është njeri pa rëndësi, i parëndë-sishëm, i pavlerë, i papërfillur dikush , është njeri që nuk e njeh as që nuk e bën hesap askush, s’ është askushi, kurrkushi dikush . (FGJSSH f. 452). S. shih sin : është bira e fundit (e mbramë) e fyellit (e kavallit) dikush
PËR FARE fr.ndf.,id.- përgjithnjë, për-gjithmonë. (FGJSSH f. 452). S. shih sin : për sa të jetë bota
FAR/Ë-A shm.FARË-T
ASNJË PËR FARË fr.ndf.,ftill.- asnjë-fare, asfare, hiç, as edhe një, as edhe një vetëm (i vetëm, të vetëm), kurrnjë të bësh be, askurrnjë. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : as edhe një për be
*I DALË FARET fr.mb.,fj.- i mjeruar, i shkretëruar.- Në një shtëpi të dalë faret/ pasi zjarri i shuhet, me ferra dera t’ i mbyllet / e kështu u rropos shekulli e sosi puna e njeriut. GJF-MZ f. 212).
I DALTË FARA ! fr.fol.,mallk.- u zhduktë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! u mjeroftë! u rrënoftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! (FGJSSH f. 453). S. shih sin: u shoftë me bina!
*I DEL FARA dikujt a diçkaje fr.fol., meton.-shfaroset, farohet, zhduket. Dikush a diçka- Gjithë bilbilave/ t’ u dalë fara. (HKÇ-Q f. 17). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
*DEL FARET dikush a diçka fr.fol.id.- zhduket, farohet, faroset dikush a diçka . (AXH-II f. 162).- Kanë traditën sot e mot:-Pa Kosovën dalin fare! (RG-T f. 22).Do ikë dimri, koha boshe,/thyen qafën ai i huaj! E thyen qafën e del fare.(RG-T f. 22-3).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
ËSHTË SI FARA E HITHRËS (SI FARË HITHRE, SI FARA E LIRIT, SI FARA E SINAPIT diçka a dikush fr.fol.,iron.- shtohet shumë e shpejt diçka a dikush. (FGJSSH f. 453, 687, 1932). S. shih sin: shtohet si fara e hithrës (si farë hithre, si fara e lirit, ,si fara e sinapit) diçka a dikush
ËSHTË FARË KUNGULLI dikush fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla, trutrashë, trutharë, torollak dikush, është pa mend dikush, nuk di, nuk kupton gjë dikush, nuk është në gjendje të mendojë dikush,ka fare pak mend në kokë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S. shih sin: është buall dikush
ËSHTË ME DY FARA NË MAJË di-kush fr.fol.,iron.- është mendjelehtë dikush, ka fare pak mend në kokë dikush. (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin : është arrë fyçkë dikush
*FARË E FIS fr.em.- farefis. (FGJSSH f. 453).- E jo vetëm burrat e punës, por edhe farë e fis ikur e martuar prej kohe matanë kufirit, tani u kthyen në vendlindje. (SA-TZ f. 48).
FARË HARDALLI fr.em.,iron.-fr.em., iron.- njeri që ka lidhje farefisnie shumë të largëta me një tjetër, njeri që është shumë i largët nga lidhjet e gjakut ose nga lidhjet e tjera me dikë. (FGJSSH f. 652, 981). S. shih sin: çorba e çorbës së lepurit
FARA TË IMËTA fr.em.,fj.- fara shumë të vogla e të holla të disa bimëve barishtore si jonxha, tërfili etj. (FGJSSH f. 714).
FARË E KALBUR fr.em.,iron.- njeri me shumë vese të këqija e i pandreqshëm, njeri i prishur moralisht. (FGJSSH f. 453, 763). S. shih sin : bar i keq
*FARË E KEQE fr.em.,iron.- njeri me të meta, vese a koncepte të dëmshme, njeri i dëm-shëm, i keq. (FGJSSH f. 805, 955).-Lindën krime, gjaqe/ mbiu farë e keqe/ edhe ndër bajraqe. (NEBU-DB f. 15). S. shih sin: bar i keq
FARË KUGULLI fr.em.,iron.- budalla, i marrë, njeri pa mend në kokë, njeri i marrë, trutrashë. (BQ-DSH). S.shih sin: karabush i shtypur me këmbë bibash
*FARË E LIGË fr.em.,iron.- njeri me të meta, vese a koncepte të dëmshme, njeri i dëm-shëm, i keq. (FGJSSH f. 805, 955).- Mbi ato mure të zeza këndon kukuvajka, por fara e ligë s’ është zhdukur, pushka dhe vetëm pushka partizane do ta shfarosë. (REBE-G f. 167). S. shih sin: bar i keq
FARA E LIGË SHTIE RRËNJË GJITHKUND fr.proverb.,iron.- 1.njerëzit me vese, njerëzit e këqij i gjen kudo, gjithkund. .2. e keqja përhapet kudo, gjithkund. (PETZE-FSHFRR f. 75)
FARË E MËRDHIRË fr.em.,iron.- njeri i pavlerë, pa rëndësi, i papërfillur nga askush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S. shih sin: brashnjë e hedhur
FARË E SHËNDOSHË fr.em.,met.- njeri me veti të mira morale. (FGJSSH f. 453). Ant. bar i keq
FSHIHET SI FARA NË UGAR diçka fr.fol.,ftill.,krah.- fshihet për të mos u zbuluar fare diçka, fshihet për të mos u gjetur nga askush diçka. (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin: fshihet si drithi në lavër diçka
FUT FARA dikush fr.fol.,id.- bën intriga, fut grindje, përçarje në mes njerëzve dikush, flet fjalë ngacmuese dikush, ngacmon dikush. (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 453). S. shih sin: shtie fara dikush
E HA FARA BOSTANIN fr.fol., me-ton.- e ha nga brenda një merak i madh dikë dhe si pasojë sëmuret ose dobësohet. (JBALL-KOR f. 192).
HAPET SI FARË E KUNGULLIT dikush fr.fol.,iron.- s’ e mban veten dikush, azdiset dikush, nuk përmbahet dot nga fuqia, energjia e madhe dikush.. (JBALL-KOR f. 192). S. shi sin: e qet bishtin dikush
*HEDH FARË dikush ,E HEDH FARËN e diçkaje dikush fr.fol.,meton.- mbjell dikush, e mbjell diçka dikush.- Dal në pranverë/ e hedh farë,/ të mos ketë therra/ në asnjë arë. (HKÇ-Q f. 15). Ishin ata që udhëhoqën kryengritjen e madhe popullore, e cila hodhi farën e zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare. (MEKO-T f. 164). Në Shqipëri fatkeqësisht janë partitë që hedhin farën e përçarjes në mesin e popullatës. (BAHO te: KS, 9 dhjetor
HEDH FARË NË DET (NË LUMË) dikush fr.fol.,iron.- punon fare kot, pa asnjë dobi dikush , e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, bën punë të kotë dikush. (FGJSSH f. 453, 1026, 1856, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
HEDH FARË, MERR (NXJERR) FARË dikush fr.proverb.,iron.-nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 453, 1279, 1615). S. sa jep merr dikush ; mbjell (qet) farë, korr farë dikush ; merr (nxjerr) farë, hedh (qet) farë dikush ; qet farë, korr (merr, nxjerr) farë dikush
*E HEDH FARËN E PARË diku dikush fr.fol.,met.-e bën përpjekjen, punën e parë diku dikush.- Kënga ku hedha farën e parë/ Mua më ka zënë. (ZF-D f. 11).
HEDH FARË NË SHKËMB (NË UJË) dikush fr.fol., iron. - punon fare kot, pa asnjë dobi dikush, e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, bën punë të kotë dikush. (FGJSSH f. 453, 1026, 1856, 2081). S. shih sin: bën baltë dikush
*I HUMB (ET) FARA dikujt a diçkaje fr.fol.,meton.- fr. fol.-1. humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, s’ gjendet asgjëkundi dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka . (FGJSSH f. 453).-Në vitet 20 sollën kolonë këtu. Ishin 33 shtëpi. Jetuan 7-8 vjet.Më 1962 u bë zerzele e madhe dhe u humbi fara.(ZYNE-PLR f. 17). Shkoni atje ku do t’ u humbë fara! (MEME-MON f. 51).Me armë e me penë përpara/ Në një vend të mos ngelim/ Një ditë na humb dhe fara/ Ogur i zi shfaqet në derë. (XHHA-GJQ f. 29). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka 2. i vdesin të gjithë të afërmit dikujt, i vdesin të gjithë anëtarët e familjes dikujt, mbetet vetë i vetëm dikush, e gjen një e ligë, një fatkeqësi e madhe familjare dikë, mbyllet brenda dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mbetet i vetmuar, i shkretë dikush, i mbyten, i vriten të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet cung te gurët e oxhakut dikush
*IA HUMB FARËN dikujt a diçkaje dikush fr. fol.,id.- e shfaros, e zhduk dikë a diçka dikush. (AXH-II f. 163, FGJSSH f. 453, 1948, 2023). –Mos fol kot! Rebelë nuk ka më, ua humbëm farën. (VAFI-K f. 121). S. shih sin: e humb me çok dikë a diçka dikush; e qet faret dikë a diçka dikush
*I HUMBTË FARA fr.fol.,mallk.- humbtë krejt dikush! u zhduktë! mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (thuhet për një njeri të poshtër e me të gjitha cilësitë e ulëta). (FGJSSH f. 453). -Ai mos paftë ditë të lume, i humbtë fara! (DEBE-ME f. 16). Ai mos paftë ditë të lume, i humbtë fara, e shoftë mjerimi! (EME-P f. 96). Dhe i humbtë fara atij regjimi të mallkuar…(ZECA te : Z, 3 mars
JANË TË NJË FARE fr.fol.,fj.- janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, të barabartë,, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit, janë si njëri ashtu edhe tjetri. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : janë një ajar
JANË FARË në mes vete fr.fol.,ftill.- janë të afërm, janë kushërinj në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin: janë afri në mes vete
JANË FARË NË ARË E PRESH NË KOSH në mes vete fr.fol.,iron.- s' kanë asnjë lidhje afrie a farefisnie në mes vete, janë fare të largët njëri me tjetrin, s’ kanë të bëjnë fare njëri me tjetrin (për nga gjaku), nuk janë të afërm, farefis në mes vete (për nga gjaku), nuk kanë kurrfarë afrie, farefisnie në mes vete. (NMUS-SHPK-I f. 171, NMUS-SHPK f. 248). S. shih sin : janë çorba e çorbës së lepurit në mes vete
E KA FARË NË ARË E PRESH NË KOSH dikë dikush fr.fol.,iron.- nuk ka asnjë lidhje farefisnie, gjaku me dikë dikush, nuk e ka asgjë, kurrgjë dikë dikush (për nga afria, farefisnia, për nga lidhja, përkatësia farefisnore, gjaku). (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin: e ka bisht pas gardhi dikë dikush
IA KA NGRËNË FARA BOSTANIN dikujt fr.fol.,iron.- i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush. (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin: e hëngri barin dikush
KËRKON FARË KU S’ KA ARË dikush fr.proverb.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: lyp borë në lëmë dikush
*NUK E LË PËR FARË dikë dikush fr.fol.,meton.- e zhduk, e faron, e faros, e shfaros dikë dikush .- Prej nëntori 97 nis luftën UÇK-ja,/ Për ta zhdukur armikun përgjithmonë/ Për ta zhdukur e për ta tëferrur,/ Për t’ i humbur rrënjë e farë/ Për të mos i lënë asnjë për farë/ Prej këtij farë soji, soj barbar. (FATDE-C f. 15). S.shih sin: e qet fare (faret) dikë dikush
E LË PËR FARË (një bimë) dikush fr.fol.,ftill.- e lë për ta mbjellë, e lë për të ripro-dhuar (një bimë) dikush. (AXH-XLVIII f.152).
MOS LËNTË FARË PAS (PRAPA)! fr. fol.,mallk.-mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (thuhet për një njeri të poshtër e me të gjitha cilësitë e ulëta)., humbtë krejt dikush! u zhduktë! (FGJSSH f. 453, PETZE-FSHFRR f. 75). S. shih sin: u shoftë me bina!
*NUK MBETET AS FARË prej diçkaje a një vendi fr.fol.,ftill.- zhduket fare diçka a një vend.- Le të mbajë edhe Turqia/ Një çikë, pastaj në gropë / ta mbulojmë , le të vdesë,/ as farë prej saj mos të mbesë. (APAPO te: SF nr. 3/
NUK MBETET AS EDHE NJË PËR FARË fr.fol.,ftill.- nuk mbetet as edhe një i vetëm, as edhe një e vetme, nuk mbetet fare, asfare nga dikush a diçka. (FGJSSH f. 1623). S. shih sin : nuk mbetet (asnjë) për be
S’ MBETET FARË MBI TOKË e dikujt a e diçkaje fr.fol.,meton.- humb, zhdu-ket,tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar, pa u kuptuar fare dikush a diçka, zhduket, shfaroset shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka. (FGJSSH f. 400).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
NUK TË KA MBETUR FARA NË ARË fr.fol.,iron.- mos u nxito, mos u rrëmbe, mos u ngut aq, ka kohë, pret puna. (PETBA-GR f. 109). S. shih sin: nuk janë futur ditët në thes
MOS I MBIFTË FARA! fr.fol.,mallk.- u zhduktë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! u mjeroftë! u rrënoftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë fare! u shoftë me të gjithë njerëzit e shtëpisë! mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (FGJSSH f. 453). S. shih sin: u shoftë me bina!
MBIN SI FARA NË ARË dikush diku a te dikush fr.fol.,iron.- shkon e vendoset dikush diku a te dikush dhe nuk largohet dot një kohë të gjatë, rri një kohë të gjatë (si mysafir) dikush diku a te dikush . (NMUS-SHPK f. 84). S. shih sin: zë eshkë dikush diku a te dikush; e shtron bërrucin dikush diku a te dikush
MBJELL FARË, KORR FARË dikush fr.proverb.,iron.- nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë dikush
ME FARË E (ME) FIS fr.ndf.,meton.-1. me gjithë farefisin. S.me soj e me farë; me soj e sorollop. 2. me të gjithë, me krejt njerëzit e vet (me radhë, pa dallim, pa përjashtim). (FGJSSH f. 1709). S.shih sin : me cullë e me mullë
MERR FARË, HEDH (QET) FARË dikush fr.proverb.,iron.-nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 1063). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë
IA KA NGRËNË FARA BOSTANIN dikujt fr.fol.,iron.- gati e ka mbyllur, e ka përfun-duar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush . (BQ-DSH). S.shih sin : e hëngri çairin dikush
ME GJITHË FARË (gjellësh) fr.ndf.,fj.- me gjithë lloje (gjellësh). (AXH-4/
E NXJERR FARE dikë a diçka dikush fr.fol. ,id.- e zhduk, e faron, e faros, e shfaros dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 453, 1278, 1615) S. shih sin: e humb me çok dikë a diçka dikush; e qet fare (faret) dikë a diçka dikush
NXJERR FARË, HEDH (QET) FARË dikush fr.proverb.,iron.-nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 1063). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë
E NJEH SI FARËN E KUQE dikë dikush fr.fol.,ftill.,krah.- e njeh fare mirë, shumë mirë dikë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S. shih sin: e di (se) ç’ ka në bark dikush dikë
NJË DORË FARË fr.em.,meton.- pjesë are që e lavron bujku brenda një dite me parmendë a me pllug. (AMUL te: GJSH nr. 3/
PA FARË E PA FIS fr.ndf.,meton.- fare i vetëm, pa asnjë njeri, fare vetëm, pa askë tjetër. (FGJSSH f. 453). S. shih sin: fill vetë, fill vetëm
*E QET FARE (FARET) dikë a diçka dikush fr.fol. ,id.- e zhduk, e faron, e faros, e shfaros dikë a diçka dikush. (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 453, 1615, PETZE-FSHFRR f. 75).- Çdo kasolle, një natë, tërbueshëm, e kanë djegur në Galicë,/ që Azem Bejtën ta shtien në duar-ta qesin fare. (HH-DL f. 70). S. ia humb farën dikujt a diçkaje dikush; i (ia) humb rrënjë e farë dikujt a diçkaje dikush; nuk e lë për farë dikë a diçka dikush; e nxjerr fare dikë a diçka dikush; ia tret farën dikujt a diçkaje dikush; shih sin: e humb me çok dikë a diçka dikush
QET FARË, KORR FARË dikush fr. proverb.,iron.- nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë dikush
QET FARË, MERR (NXJERR) FARË dikush fr.fol.,iron.- nuk nxjerr asnjë fitim nga puna e tokës a nga ndonjë punë tjetër dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 1279, 1615). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë dikush
QET FARË NË ZALL dikush fr.fol., iron.- merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, punon kot, kot së koti dikush, bën punë të kota,të padobishme, pa fryt, pa vlerë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 75). S. shih sin: bën baltë dikush
SI TË HEDHËSH (SI TË QESËSH) FARËN, ASHTU DEL BIMA fr.proverb.- sipas punës do t’ i kesh ( do t’ i gëzosh, do t’ i marrësh) edhe frytet e saj, si ta bësh punën ashtu i ke, ashtu i gëzon frytet e saj, sipas punës do të (ta) kesh edhe shpërblimin. (SUAH-SHPPG f. 84). S. ç’ të mbje-llësh korr, ç’ të mbjellësh, do të korrësh; pa pe e qep, pa pe e ke
SHKON ME FARË NË BYTHË dikush fr.fol.,meton.- vdes dikush pa lënë asnjë trashëgimtar pas vetes, mbetet pa asnjë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush.. (MAH-FKPG-II f. 65, MAH-FSHRR f. 46). S. shih sin: e mbyll derën dikush
I SHKON PËR FARË diçka (një ves, një punë etj.) dikujt fr.fol.,iron.- e ka pasur traditë, zakon, shprehi diçka (një ves, një punë etj.) fisi a familja e dikujt . (HB-FPD f. 77, FGJSSH f. 453). S. shih sin : i shkon për derë diçka (një ves, një punë etj.) dikujt
IU SHOFTË FARA! fr.fol.,mallk.- u zhduktë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! u mjeroftë! u rrënoftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë fare! u shoftë me të gjithë njerëzit e shtëpisë! mos lëntë trashëgimtarë, pasardhës! (FGJSSH f. 453). S. shih sin: u shoftë me bina!
SHTIE FARA dikush fr.fol.,id.- bën intriga, fut grindje, ngatërresa, përçarje në mes njerëzve dikush, flet fjalë ngacmuese dikush, ngacmon dikush. (AXH-II f. 162). S. bën fit dikush; fut fara (intriga, kalla, spica) dikush; hedh çika (miza, spica)dikush; qet ferrca dikush; shtie kalla (spica) dikush
SHTOHEN SI FARA E BRUSHTU-LLËS (njerëzit e këqij a gjërat e këqija) fr.fol., ftill., krah.,iron.- shtohen shumë e shpejt (njerëzit e këqij a gjërat e këqija). (PETZE-FSHFRR f. 75). S. sih sin: shtohen si bleta
*SHTOHET SI FARA E HITHRËS (SI FARË HITHRE, SI FARA E LIRIT, SI FARA E SINAPIT diçka a dikush fr.fol.,iron.- shtohet shumë e shpejt diçka a dikush. (FGJSSH f. 453, 687, 1932).-Të nesërmen ia nisëm jetës në atë truall që nga filli. U martuam dhe u shtuam si fara e hithrës . (HKA-OM f. 123).S. është si fara e hithrës (si farë hithre, si fara e lirit, si fara e sinapit diçka a dikush
IA SHUAN FARËN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e humb, e zhduk krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e zhduk, e shfaros me rrënjë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 453, 1948, 2023). S. shih sin : e humb me çok dikë a diçka dikush
I SHUHET FARA dikujt a diçkaje fr.fol., meton.-s’ gjendet asgjëkundi dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : bëhet abet dikush a diçka
IA TRET FARËN dikush fr.fol. ,meton.- 1. (dikujt a diçkaje) e zhduk, e faron, e faros, e shfaros me rrënjë dikë a diçka dikush. (AXH-II f. 162, GAZ f. 83, FGJSSH f. 453, 1948, 2023). S. shih sin: e humb me çok dikë a diçka dikush; e qet faret dikë a diçka dikush ; ia shqyen barkun dikujt dikush. 2. (dikujt) ia vret, ia mbyt djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët, pjesëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë pa njeri (të vetëm) dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush, e shuan krejt dikë dikush, e fik, e shuan me tërë familjen dikë dikush, e lë pa pasardhës a trashëgimtar dikë dikush, e shkreton, e mjeron dikë dikush. (ALSI te: Leka nr.5/
I TRETET FARA dikujt a diçkaje fr.fol., meton.-humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pushon së ekzistuari dikush a diçka. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : bëhet abet dikush a diçka
I VË SI FARAT NË KUNGULL (gjë-rat) dikush fr.fol.,met.- i vë me radhë, përbri njëra-tjetrës (sendet, gjërat) dikush. (NMUS-SHPK f. 84). S. i vë sërë-sërë (gjërat) dikush
FARËHUMBUR (FARËTRETUR)
VETE FARËHUMBUR (FARËTRE-TUR) dikush fr.fol.,meton.- vdes dikush pa lënë asnjë trashëgimtar pas vetes, mbetet pa asnjë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush.. (MAH-FKPG-II f. 65). S. shih sin: e mbyll derën dikush