Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Takimi im me vajzën e poetit Janis Rico, Eri Rico (II)

| E marte, 03.08.2010, 09:38 PM |


Autori i shkrimit, me vajzën e Ricosit dhe mbesën e tij
Autori i shkrimit, me vajzën e Ricosit dhe mbesën e tij

TAKIMI IM ME VAJZËN E POETIT JANI RICO ... shkrimtaren...Eri Rico

 

- pjesa e tretë dhe e fundit -

 

MIK NË SHTËPINË E RICOS

 

Nga Pilo Zyba

 

Mbas asaj ndarje kaluan shumë kohë pa e parë. Pushimet e verës i kaloi në Karlovac të ishullit Samos, atje kishte shtëpinë e nenës. Në fillim të shtatorit një mbrëmje të kthjellët, Panajoti pronari i lokalit, më lajmëroi se ditën tjetër në mëngjes Eri më priste te shtëpija e saj në Kala.

Ishte një mëngjes i kthjellët, mora rrugën në këmbë për ta shijuar edhe në formën e një shëtitje të lehtë bregut të detit deri në kala. Shtëpia e Ricosit, është për tu habitur, është mbi portën e hyrjes së kalasë. Ngjan me një derë të madhe mikpritëse, të gjithë turistët dhe vizitorët që hyjnë në kala, të duket se do trokasin në fillim te dera e tij për të marrë flet hyrjen për të vizituar historinë që shpaloset brënda kalasë, në çdo shtëpi, çdo gur, çdo kishë, çdo gërmadhë është një ngjarje, një histori. Në verandën e jashtme të shtëpisë është i vendosur buti i tij, që me lindjen e diellit dhe deri në prëndim të tij, ky bust bën me dhjetra fotografi për të mos thënë me qindra. Po të hapësh sot shumë saide internetike në botë këtë pamje me shtëpinë e shikon nëpër shumë blog-e, filmime etj. Nga kjo verandë Ricori pa botën e madhe, me të mirat dhe të këqiat e saj, herë i bëri autopsinë dhe herë i vulosi bukuritë në vargjet tij.

Pashë edhe njëherë veten dhe trokita me kujdes në portë, me kujdes, më dukej sikur po të trokisja më fort do trëmbja kujtimet e tij.

- Është e hapur, hyrë!

Hapa derën dhe qëndrova në kornizën e saj.Erdhi më mori një zonjë e bëshme, me flokë të verdha. Më përqafoi dhe më uroi mirseardhjen.

- Eri, tani vjen më tha.Unë jam kushërira e parë e saj, quhem Dhespina, jam vajza e motrës së Ricosit, Lulës.

Hidhja sytë përreth, një shtëpi mobiluar me një traditë të vjetër.Në thellësi një pjano, oxhaku, një bubliotekë e pasur prej druri të vjetër, por të gdhëndur bukur. Perdet të qëndisura me dorë si i kemi edhe ne, të bëra prej tantelle. Një tryezë e madhe, mbi të libra të vjetër të hapur, një palë syze, bojë dhe penë prej pupule, lapsa stilografë.Një qetësi që fliste, një ambjent që të kthente në kohë e në ndjenjë. Salloni dhe dhoma bashkë ishtin pak të errëta. Nga dritarja si për çudi hynte një rrez e bukur drita dhe qëndronte mbi tryezën e shkrimit. Më pas më shpjeguan se kjo rreze drite ishte e kombinuar me pasqyra që të godiste mbi tryezë në të gjitha oret e ditës. I mora në duar, librat, sendet, i prekja, i vështroja, më dukej se isha në një botë tjetër.Ato kishin mënyrën e tyre të të folurit, flisnin me prezencën e tyre, me atë ngjyrë që u kishin hedhur vitet mbi shpinë. Fletë gjysëm të grisura me firmën dhe shkrimin e tij, një pasaportë e vitit 1930-të, një kuti me ngjyra e penela dhe më tej në mure pikturat e tij, të bëra në vaj, akuarel dhe bojra uji.Mbi pjanon e vjetër me kapakë të hapur, qëndronte një partiturë

me kohët e Vivaldit, ajo kishte mbetur te “pranvera”. I hodha një sy notave, më pëlqen muzika, në vesh më ushtonte vija melodike e tyre, e kam luajtur shumë herë por jo në pjano.

Më dukej se kjo pjano mbante brënda gëzimet e Ricosit, dhe po të vije gishtat mbi të do fillonte të tregonte me zërin e saj jetën, gëzimet dhe vuajtjet e tij. Gjuha e saj është po kaq e bukur si poezia.Isha krej vetëm në këtë shtëpi ato çaste, vetëm unë dhe Ricosi.Nuk ja dëgjoja zërin por fytyrën ja shikoja në këto dhjetra sende.Herë më vinte nga pikturat, herë nga rrjeshtat dhe herë nga tinguj e kësaj pjanoje. Isha në një botë tjetër, nuk e di në isha në ëndërr apo në realitet, por kjo që përjetoja, më pëlqente dhe nuk doja që të mbaronte.Më përmëndi zëri i Erit që qëndront pas meje me një tabaka në dorë.

- Mirmëngjsi, ja ku u pamë përsëri. Do rrimë brënda apo do dalim në verandë?

- Ku të dëshëroni!

- Dalim më mirë jashtë, ta them pastaj përse.

Dolëm në verandën e madhe nga ku dukej thellësia e pa fund e detit, retë e para kishin fillur të shfaqeshin si perde të grisura në thellësi të qiellit në fund të horizontit të detit që bashkohet me qiellin. Ngjanin me anije të mëdha me vela që binin lajmet e para të ndryshimit të motit.

Derën e jashtme e la të hapur. Nuk vonoi dhe vizitorët mbushën dhomat, verndën dhe koridorët e shtëpisë.

- Prandaj të thashë që të rrinim jashtë, ndryshe nuk do na linin ta pinim as kafen. Këtu jashtë nuk e di kush që jam vajza e Ricosit, vijnë, bëjnë fotografi, lënë përshtypjet dhe ikin. Kur nuk jemi këtu shtëpija qëndron e mbyllur.

Kanë kaluar shimë vite që atherë por këto bisda më kanë mbetur në mëndje. Më pas erdhi dhe Dhespina, vajza e hallës së Erit. Ajo për aq sa ndënji nuk pushojë duke folur për nënën dhe për Ricosin, ishte fodulle, donte të dukej. Punonte si kompozitore e muzikës moderne, hiqej si moderne dhe vriste lart. Nuk kishte asgjë të përbashkët me Erin, megjithtë Eri e respektonte me heshtjen dhe natyrën e qetë të saj. Mirë që ndënji pak dhe iku për të psonisur. Ndënja pak dhe për të nxitur bisedën i thashë:

- E mrekullushme kjo pamje, dhe i tregova detin, prej këtu babai priste ti vinin motivet e poezive.

Vuri buzën në gaz, dy gropëza të vogëla u krijuan në dy faqet e saj, mbushi një gotë me ujë dhe më tha:

- Babai ka qënë një tip shumë i qetë, i duruar. Fliste pak dhe punonte shumë. Lexonte shumë, nuk e shikoje kurrë që të rrinte. Lexonte gjithçka që i binte në dorë. Nga shkrimtarët e tij të proferuar ishte Pallamas ( 1859 – 1943) Sikelianos (1884 – 1951) ishte në korent të gjithë botimeve që bëheshin.Nga të huajt i pëlqente shumë Majakovski, Neruda, Aragon, Elyar, Eliot, Hikmet etj. Nuk e di se kë proferonte më shumë, të them të drejtën, në atë kohe isha e re dhe nuk i shikoja me vëmëndje veprimet e tij.

- Brënda, i thashë, pashë piktura, poezi, muzikë!

- Babai punonte shumë, punonte çdo ditë. Kjo duket dhe nga veprat që ka lënë, duken në shënimet e tij, çdo poezi, poemë, pikturë, ka vëndin dhe datën e krijimit. Punonte nga mëngjesi deri në mbrëmje. Shumë herë shkruante deri në të aguar.Shumë herë bëntë paralelisht dy dhe tre punë, ç’do vepër e punonte dy, tre, disa herë edhe katër.

Fillonte punën me një kafe, dhe bënte pushim vetëm kur hante bukë. Edhe kur shkonte në det mërrte bllokun e shënimeve me vete, hidhte idetë apo figura të veçanta e mëpastaj bënte lidhjen e tyre ideore dhe figurative.Deti dhe noti i pëlqente shumë.Në të njëjtën kohë punonte për shtëpinë botuese “ Govoci”, dhe ishte shumë i kujdesshëm në botimin e librave të të tjerëve.Interesohej për kopertinat, gërmat, pikturat etj.Kërkonte mënyra për paraqitjen e tyre para lexuesit. Çdo parathënie që bënte për të tjerët ishte një vepër më vete, e shikonte me shumë profesionalizëm. Kjo krijoi respek dhe dashuri nga të tjerët.

- Babai ka ndënjur vazhdimisht në Monevasia me përjashtim të kohës që ka qënë i internuar?

- Jo! Në Karlovac të ishullit të Samos ë vitet 1960 me nënën ndërtuan një shtëpi ku babai kishte studjon e tij të veçantë.Shtëpia është e madhe, shikon dhe nga deti dhe nga mali. Megjithse babai, të them të drejtën, kurrë nuk mu duk njeri me pretendime. Shkruante si dhe ku të mundte. Në Athinë ku shtëpia e tij ishte e vogël dhe e mbushur me libra, ai i ulur në një kanape shkruante në një dërrasë ku mbështeste brylat, kjo mendoj se i kishte mbetur që nga koha e internimeve.

I pëlqente shumë muzika klasike, në veçanti Bah, Vivaldi, Bergman nga kinematografia, ndoshta gjente veten te krijimet e tyre. Ndoshta cilësia dhe sasia e veprave të tyre ishte për të drita e suksesit dhe e punës.

- Nuk e kam ditur, i fola ëmbël duke e parë fytyrën e saj të përskuqur nën rrezet e dritës së dielli, babai ka qënë edhe piktor?

Vuri buzën në gaz, më pa thellë në sy, e pastaj më shpjegoi ashtu ëmbël siç dinte vetëm ajo:

- Me pikturën babai ka pasur një marrdhënie dashuria. Që kur ka qënë fëmijë e shfaqi këtë dëshirë të tij. Kur ishte në moshë 10 – 12 vjeçare, në letrën që i dërgonte nëna vëllait të saj në Londër dhe që e quanin Leonidha, i dërgon një shkrim të vogël dhe si dhuratë i kërkon një kuti bojrash dhe penela.Kutia është mbi tryezë dhe letra është në muze, ajo mban datën dhe vitin 1920.Shumë herë edhe në shkollë ishte dënuar se në vënd që të kishte mëndjen në mësim, vizatonte në fletore. Sipas mendimit të specialistëve, babai, edhe si piktor do kishte pasur sukses, por jo atë që pati si poet.Thuhet se dhe në poezitë dhe poemat e tij, piktura në vargje është një talent që e ka krijuar me mjeshtëri.

Babai kishte një dashuri të veçantë për mobiljet e vjetra, në shumë vepra të tij, përshkrimet të ndërthurura me vlerat ideore janë të shumta.Ndonse duke u internuar nga një vënd në tjetrin nuk i gëzoi shumë ato. Nëna në shënjë të dashurisë së talentit të tij, në Samo, i gdhndi në gur një kolltuk të madhe e të thellë dhe një tryezë që të dyja prej guri. Ato janë edhe sot.

I pëlqente shumë fotbolli dhe ai anglez në veçanti.Nuk ishte tifoz i pëlqente lufta sportive. Kur ishte i ri në gjimnaz në Githio ( vëndi nga iku Helena e Trojës) luante futboll, po kështu dhe në athinë ishte lojtar me Atalanta Thimarakion.

- Si baba, si ishte Ricosi, Ju e keni jetuar deri në moshë të rritur?

- Me babanë kishim një marrdhënie të thjeshtë si mund të ketë një baba me vajzën e tij. Kishim disa kontradita të moshës sime të rinisë. Dhe nena dhe babai ishin si mund të themi, njerzit e dialogut.Kështu që shumë herë kur kishim kontradita diskutonim dhe i zgjidhnim ato. E vetmja gjë që nuk pëlqente babai te unë ishte mënyra e veshjes, isha mospërfillëse ndaj veshjes, dhe rrëmuja që gjënte në dhomën time. Babai vetë qëndronte vetë gjithnjë i rregullt, shumë i rregullt kudo, në lëvizje, në shtëpi dhe jashtë saj.Në kohën që unë isha 14-15 vjeç dhe që babai jetonte me ne, ishte në internim shtëpie, at’herë e kam njohur më mirë, por nuk e dija as emrin dhe as vlerën e veprës së tij. Shumë herë në verandë përballë detit më lexonte poezitë e tij dhe më pyeste:

“ Si tu duk”? Unë herë thosha “ më pëlqen” herë “ bukur” herë “ nuk e di” dhe biseda mbaronte këtu.Pa tjetër që nuk priste mendimin tim, thjesht përqeshte vetminë dhe internimin.

Ndërkohë pa e kuptuar kishte vajtur koha e drekës.Dëgjojmë Dhespinën pranë nesh që foli:

- Po na presin te lokali, ora vajti 1.30 minuta, do hamë sot apo jemi të ngopur me bisedën?

Qeshëm dhe nuk e morëm vesh si kishte kaluar ora.

Mbas këtyre takimeve që u shkruajta, vazhdojmë të takohmi shpesh.Tashmë pas 20 vjetësh të njohjes sonë, jemi bërë miq. Eri ka dhe një vajzë në gjimnaz dhe që e quajnë Lito, gjatë pushimeve të verës ajo u rrit me fëmijët e mi që për nga mosha janë pak më të mëdhenj. Kemi dhe shumë për të thënë për babanë dhe familjen e saj, por ato nuk i përkasim më këtyre bisedave që zunë fill në vitin e parë të njohjes sonë më 1991. Të tjerat i përkasin monografisë që unë kam në dorëshkrim dhe që them se duhet botuar në të ardhmen. Që edhe ju lexues të nderuar të njihni më nga afër jetën dhe veprën e këtij kolosi të letërsisë botërore.

Monevasia 2010