Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Nënat ''Heroina''

| E hene, 02.08.2010, 09:58 PM |


NËNAT “HEROINA”

 

Nga Gjon Neçaj

 

Një dekret i Kuvendit Popullor i viteve 50-të,i ndryshuar  në tetor të vitit 1966, titulli i nderit “Nënë Heroinë”,i jepej nënave që kanë lindur,rritur dhe edukuar mire 10 fëmijë e lart.

Në Tropojë janë me dhjetra e dhjetra nëna  që kanë lindur mbi 10 fëmijë dhe para viteve 90-të janë dekoruar me këtë titull.Ndonëse ky dekret është edhe sot e kësaj dite në fuqi,pasi nuk është çfuqizuar  nga Kuvendi i Shqipërisë,në vitet e demokracisë nuk u aplikua kurrë.

Duke shfletuar shtypin lokal të kohës,lexojmë se vetëm në vitin 1988,në Tropojë janë dekoruar me medaljen “Nënë Heroine”,9 gra që kanë lindur dhe kanë gjallë  deri në 12 fëmijë,si Lulë Muslia Palç,Ajman Muhametaj dhe Cymë Sadikaj Zogaj,Ajshe Lamaj Shoshan,Feride Hoxha Tropojë,Zade Sulaj Llugaj,Zade Haklaj Kerrnajë,Neslie Gjura Bujan dhe Mire Doshlani  Rosujë.

“Nëna Heroinë” të shpallura dhe të dekoruara nga Kuvendi Popullor janë Kune Brah Lauka dhe Shkurtë Sadri Koka ,( ndjesë pastë se tashmë nuk jeton), motra e “Heroit të Popullit” Ramë Sadri Metaliaj,e cila ka rritur dhe edukuar 9 fëmijë.Po kështu edhe Lauka ka rritur 12 fëmië të gjithë të shkolluar,madje Islam Lauka, është përfaqësues i shtetit amë në Kosovë,e një nga inteletkaulët e shquar të Tropojës, e jo vetëm.

E ndër nënat e pashpallura heroina janë Lina dhe Liza nga Lekbibaj,lindur dhe rritur nga 12 fëmijë në vitet postdiktaturë,dy

Shkurtë Sadri Kokaj
Shkurtë Sadri Kokaj
Hotmanat,njëra nga Fushë-Lumi ,Margegaj dhe tjetra nga qytetit “Bajram Curri”,që kanë lindur e ritur nga 9 fëmijë.

Kur po shkruaja këto radhë,m’u kujtua nëna ime,ndjesë pastë,kur shpesh më tërhiqte vemendjen për të lindur sa më shumë fëmijë.Një herë,kur po shkonim te stanet në bjeshkë,pushuam te Kryqi i Fagut, e më  tha: ‘ Biro,Zoti ( ishte shumë besimtare),ka krijue këtë tokë për të lindun e për të vdekun.Duhet lindun sa ma shumë që të vdesin sa ma pak.Mrekullia e botës asht ky kryq i ndërtue prej Perendisë…Unë ,përfundoj ajo,kam lindun e   rritë 8 fëmijë,e shpesh para daljes në jetë të fëmijëve të mi,falesha te Kryqi i Fagut.

Tradita e lindjes së nënave  mbi 10 fëmijë ka vazhduar edhe pas viteve 90-të,ndonëse edhe në zonat rurale po zbatohej  planifikimi familjar,në kundërshtim me doket dhe zakonet e  këtyre krahinave të veriut.

Duke hulumtuar për këto veçori interesante të këtyre nënave,ne “zbuluam” një personazh,një nënë që ka  lindur e rritur 14 fëmijë,më të voglin në shkollën fillore,mbase rast  i veçantë sot në Shqipëri,për t’u futur edhe  në librin Gines.Ajo është nënë Zadja,heroina e pashpallur.

Në fshatin  Rosujë ,të komunës Bujan,ku njihet sidomos për “virgjinat” që kanë lindur , rritur dhe jetuar aty, ndonëse tashmë janë larguar nga vendlindja drejt qendrave urbane të metropolit shqiptar për një jetë më të mirë,duke braktisur përfundimisht vendlindjen,jeton  “Nëna Heroinë” Mire Doshlani.

Nënë Mirja tani është në moshën e pleqërisë  dhe shtyn vitet  me nipërit dhe mbesat e djalit të vogël,sipas zakonit të këtyre anëve.Ajo është tepër fisnike,bujare dhe me një konstrukt për ta patur zili edhe nuset e reja.

Adem Sadik Doçi, babai i 10 fëmijëve
Kur e pyesim për planifikimin familjar,ajo përgjigjet shkurt duke dhënë një mesazh brezave : jeta është e ëmbël,prandaj nëse doni ta shijoni,fëmijët janë ëmbëlsira e saj.Por,vijon Mirja ,edukimi i fëmijëve është detyrë sa fisnike aq madhore për një shoqëri.

Kur i pyesim këto nëna për vështirësitë e rritjes së fëmijëve,ato kujtojnë vitet e shkuara të jetës së vështirë,e nuk pranojnë të flasin shumë as madje të fotografohen..Zgjohesha në ora pesë të mëngjesit,kujton njëra,t prej tyre,tashmë rreth të 70 -tave. Bëja gati punët e shtëpisë,ktheja mëngjes   10 fëmijëve,se të gjithë ishin të vegjël,e pastaj në ora 7 pa një çerek paraqitesha në punë.Të gjitha punët e shtëpisë i bëja vetë,duke qënë vazhdimisht “zonja e shtëpisë”, e në kushte të vështira jo vetëm ekonomike ,por edhe shtëpijake.

Në vitin 1988 shpallem “Nënë Heroinë”.Në fakt prisja që medaljen ta shoqëronin me ndonjë stimul material,lekë apo veshmbathje për fëmijët,por as që bëhej fjalë.Kështu ishin rregullat e kohës me stumuj moral.

Dyert e përmendura në Malësinë e Gjakovës ( Tropojë ) kanë lindur e rritur shumë fëmijë,duke u bërë familje të mëdha të njohura.Patrioti Niman Sylë Doçi ka rritur 10 fëmijë.Nga fisi i  tij janë sot mbi 100 meshkuj të shpërndarë nepër botë,duke gëzuar respekt ndaj kujtdo që i njeh sado pak si pasardhës të fisit të Niman Sylë Doçit.

Ne qëmtuam disa syresh,po në Tropojë ka patur edhe nëna të tjera që kanë lindur e rritur deri në 12 fëmijë.Sot për nuset e reja të këtyre anëve,nënat “heroina” janë ëndërra të së shkuarës.

A thua vallë kanë qëlluar në shenjë për planifikimin familjar?!...