Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Jahiu: Pse…?

| E hene, 02.08.2010, 08:22 PM |


NEHAT JAHIU

 

PSE…?

 

Pse na pyesin ku kemi le?!

Kë e kemi komb e kë e kemi fe?!

A thua pse na pyesin?! Pse…?!

Kur vet e dijmë të gjithë ne.

 

Një edhe një e dijmë se bëjnë dy.

Pse na pyesin për tonën histori…?!

Kur vet i dijmë tonat, tonat varre,

shkronjat  kemi në tonën ABETARE.

 

Pse na pyesin për din e iman..?!

Kë e kemi babë e kë e kemi nënë?!

A thua vallë pse na pyesin pse…!?

Kë e kemi komb e kë e kemi fe…?!

 

Një edhe një e dijmë se bëjnë dy.

Komb e fe nuk mund askush të na e shly.

Të dyjat i kemi thellë në zemrat tona

Këtë e din toka qielli, dielli e hëna…