Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kisha në Floridë dëshiron të djegë kuranin me 11 shtator

| E diele, 01.08.2010, 09:57 PM |


Sipas pikëpamjeve të tyre Islami është “ i Djallit”, prandaj një kishë në shtetin e Floridës, SHBA, dëshiron me 11 shtator të djegë një kopje të Kuranit. Kisha „ Dove World Outreach Center“ në qytetin Gainesville ftoi nëpërmjet Facebook  për „Ditën Ndërkombëtare të Djegies së Kuranit“ në përvjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001.“ Islami dhe sheriati ishin përgjegjës për 11 shtatorin“, i pohoi të premten prifti Terry Jones agjencisë së lajmeve “AFP”. „Ne do ta djegim kuranin, sepse ne mendojmë, se për krishterët, kishën dhe politikanët, është koha për t‘ u ngritur dhe për t’ u thënë: “Jo, Islami dhe sheriati nuk janë të mirë se ardhur në SHBA.“

 

Revista „Stern“

 

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca