Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mustafë Shabani: Një takim pune me anëtarin e Parlamentit Gjerman Z. Peter Weiss

| E merkure, 28.07.2010, 09:56 PM |


Një takim pune me anëtarin e Parlamentit Gjerman Z. Peter Weiss

 

Nga Mustafë Shabani

 

Nën tingujt e këngës të viteve të tetëdhjeta, për më shumë paqe,për më shumë liri, buzëqeshje, ngrohtësi, mirëqenie e lumturi, që njerëzit e kësaj bote të mos vuajnë aq shumë.Këta fëmijë këndojnë këngën, nga thellësi e zemrave të pastra e me ndjenjat më të sinqerta, për një botë më të mire për të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Këndojnë, për paqe mes njerzëve e popujve, duke defiluar në skenë me flamujt gjerman, fëmijtë tanë të lindur këtu.

Përmes këngës së hapjes së kësaj mbrëmjeje , si dhe të këngëve pasuese, që përmbanin edhe eufori të botërorit, i cili përfundoj para pak kohësh, ata prezentuan veten e tyre me porosinë, që është plotësisht , porosi edhe e të gjithë fëmijëve tanëtë lindur në Gjermani, - “ se ata nuk janë Yje vetëm të Kosovës, por njëkohësisht janë edhe urë lidhëse në mes të atdheut të tyre dhe vendit ku janë lindur dhe jetojnë.Andaj si të tillë, ata bëhen edhe shembull I komunikimit të mirëfillt, e dalin si Yje të të dy vendeve.Derisa po dëgjoheshin këngët e lartpërmendura, pjesmarrësit zinin vendet e tyre.

Në ballë shihet anëtari i Parlamentit Gjerman Peter Weiss, pranë tij zë vend e reja nga Kosova Z.Mevlyde Hyseni, drejtori i shkollës ku mbahet mësimi plotësues i gjuhës shqipe, Z.Neumann,si dhe Z.Schelteck përgjegjës për migracion dhe integrim, në Bundesamt.

Takimi ishte një rast shumë i mirë ,për t’u njohur me punën e Z. Hyseni , e cila është e angazhuar në një projektpilot, “T’u ndihmojmë shteteve të lindjes, të cilat vuajtën nga diktatura komuniste”, në parlamentin gjerman .Projekti titullohet: “ Të mësojmë demokracinë në mënyrë praktike”.

Pasiqë u bë prezentimi i fëmijëve tanë, tubimin e shpalli të hapur, kryetari i shoqatës Tahir Shabani, i cili ia dha fjalën, anëtarit të parlamentit gjerman Z.Weiss.Ai ndër të tjera tha:”Kam nderin dhe respektin, të jem në mesin tuaj.Shoqata juaj ka treguar pjekurin e saj me projektet paraprake, andaj erdhëm këtu me knaqësinë më të madhe.Prezentimi i këtyre fëmijëve këtu, më bën edhe më të lumtur, meqë shoh fëmijë të cilët e kanë perspektivën përpara.Pothuajëse, të gjithë janë gjimnazistë.Unë kam nderin t’u prezentoj bashkëvendasen tuaj Z.Mevlyde -Hyseni ,e cila gjindet këtu në projektin: “T’i ndihmojmë shtetet e lindjes të cilat vuanin nga diktatura komuniste”.Ky projekt financohet nga parlamenti Gjerman ,dhe Z.Mevlyde nuk është e para ,që vjen nga Kosova dhe asiston në këtë projekt.Ajo tregon interesim të paparë dhe më lehtëson shumë punën time edhe mua si deputet në Paralmentin tonë.

Unë e admiroj atë, për angazhimin që tregon,dhe kjo duhet të jetë politikanja e nesërme e Kosovës."

Z.Weis u përcoll me duartrokitje , i cili duke përfunduar, ia dha fjalën Z.Hyseni.

Ndërsa, Z.Mevlyde Hyseni në mes tjerash tha:"Ka gjasht muaj që jam këtu dhe kam mësuar shumë gjëra.1-Dikur mendoja, që puna e një politikani është e lehtë dhe e pa telashe.

Këtu mësova të kundërtën, puna e politkanit është:- punë, punë, punë dhe përgjegjësi, e vendosmëri.Unë këtu mesova, se si duhet komunikuar me elektoratin.Pa një bashkëpunim dhe një këmbëngulësi, sukses nuk mund të ketë.Andaj, ndihem e privilegjuar duke marrë pjesë në këtë projekt, ku përmes tij pata rastin, të njihem edhe me punën tuaj. Jeni të shkëlqyer, dhe kjo gjë më bën të jem krenar, me ju dhe punën tuaj që bëni këtu. Ju falenderoj, për këtë mikëpritje dhe nderë, që më bëni mua dhe miqëve tanë.Vetëm kështu, përmes kultivimit të kulturës sonë, po edhe kontakteve më të shpeshta me palën dhe vendin ku jetoni, mund të realizohet, më shpejt, kauza jonë - sa më shpejt në Europë.” Ajo percillet poashtu me duartrokitje frenetike. Pastaj, pasuan pyetje të llojllojshme.

Pyetja e parë lidhet me përvojën dhe njohurit e saja në Kosovë , si dhe dallimet në mes punës së politikajve në Kosovë dhe këtu dhe i dedikohet Z.M:Hyseni.

Ajo pergjigjet:"Do të dëshiroja të përgjigjem ndryshe, mirepo si e hapur dhe realiste që jam më duhet të përgjigjem pa dorëza. -Ka një dallim shumë të madh. Derisa këtu kisha mundësi të hyja në Parlamentin Gjerman, në Kosovë nuk e kam pasur këtë privilegj.Unë shoh këtu, që vijnë njerëz pa ndërprerë dhe kontakti është me të vërtetë njerëzor dhe i afert,në mes të politkanit dhe elektoratit.Dëshira ime më madhe do te ishte , sikur kjo formë e komunikimit të funksiononte edhe te ne.Ne jemi shumë larg këtyre premisave, mirëpo si shtet i ri që jemi, kam shpresen që gjërat do të ndryshohen në mënyrë pozitive.Besoj që edhe ju, puna e juaj këtu , ardhja juaj te ne, si dhe kontakti juaj me ne atje e organizimi i tribunave me karakter pune, dotë leviznin gjërat në mënyrë pozitive. Andaj, bëhuni edhe ju pjesë e procesit të domosdoshëm për ndryshime dhe ecje përpara. Përpiquni, që të bartni këtë punë dhe përvojë edhe në Kosovë. Nëse dje i kishim sytë e kthyer nga ju, pse të mos i kemi edhe sot?"

Në vazhdim, u shtruan shumë pyetje të llojllojshme, të cilat lidheshin kryesisht me Statusin e Kosovës, në raport me Europën, si dhe të qytetarëve të saj, si dhe rreth liberalizimit të vizave, e të ngjashme.

Anëtari i Bundestagut Gjerman Z.P.Weiss iu pergjigj këtyre pyetjeve, i cili tha:" Ne nuk u përkrahëm rastësisht asokohe , kur ishte në rrezik substanaca juve nacionale. Dihet që motori i kësaj perkrahjeje ishin miqtë tuaj dhe tanët amerikanët dhe këtu keni të drejtë, që e mbani në kujtesë këtë gjë, andaj u jam mirënjohës.Ne me amerikanet, u përkrahëm edhe rreth kauzes suaj rreth pavarësisë së Kosovës, e cila jam i bindur, që do ta merr edhe mendimin pozitiv në GJND në Hagë dhe kështu edhe ajo ëndërra e fundit e nacionalizmit serb, të shuhet përgjithmonë.Andaj e them, që Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, mirepo tani është detyra e atyre që jetojnë atje ta bëjnë Kosovën me tiparet e verteta Europiane, dhe çelësi është në duartë e atyre atje.Ka edhe shumë për t’u bërë:-rendi,ligji,si dhe këto duhet t’i shpallin luftë të pakompromis dukurisë me të vërtetë shkatërrimtare - korrupcionit.

Nëse kjo Qeveri nuk e ka kodin, se si të luftohet ai, shpresoj në trende pozitive në zgjedhjet e ardhshme dhe vet elektorati të jet ai që do te vendos për këtë gjë.Ju e meritoni këtë gjë.Populli i juaj e meriton këtë gjë. Historia dhe sotmja juaj, desha të them realiteti juaj dhe toleranca juaj ndërfetare. Jeni një popull paqedashës, keni një kulturë dhe histori të shkëlqyer.

Me kryeheroin tuaj kombëtar, Gjegj Kastriotin, ju jeni populli që mbrojtët dhe kultivuat civilizimin Europian. Tek ju si askund, jetuan dhe komunikuan të tri konfesionet në mënyrën më të mirë, dhe mbetet shembull i historisë botëroreEuropa di të respektoj dhe vlerësoj këtë gjë.Me Nënën tuaj Tereze dhe të tërë Botës bëheni shembulli më i mire i humanizmit dhe njerëzores.Kulmi i Historisë suaj vjen me Liderin tuaj, një njeri i urtë, i butë, një intelektual i pashoq, të cilin do e dëshironin të gjithë popujt ta kishin në mesin e tyre.Edhe unë pata nderin dhe respektin ta njoh këtë njeri të shekullit të njëzetenjëtë, më dhuroj një gur, të cilin e ruaj me xhelozi, si dhuratën më të shtrenjtë.Me këtë humanist dhe intlektual, me këtë shpirt Europiani dhe lëvizjen e tij fituat simpatinë dhe respektin e Botës mbarë.Ai hyri në historinë europiane, që ballkani lind edhe njerëz të cilët e mundin të keqen me të mirë, egërsinë me butësi, barbarinë me civilizim.Ai besoj, jo vetëm te ju por në tërë ballkanin dhe në tërë Europen do te jet si simbol i paqes humanizmit dhe civilizmit.Ai është i pakaluar te ju, në Ballkan dhe më gjerë.Andaj uroj, që të keni parasysh atë intelektualitetin e tij,urtësinë dhe butësinë e tij, vizionin e tij.Duke pasur këto gjëra parasysh dhe duke punuar në këtë drejtim, Kosova juaj do të jet shumë shpejt në familjen Europiane.

Andaj urojmë, që ajo kohë të jetë sa më e shkurtër." Tha duke përfunduar Z.P Weiss.

Diskutimi i tij u prit me duarëtrokitje frenetike,e pyetje- përgjegjet kishin zgjatur më shumë se dy orë të tëra.

Në përgjegjet e tyre, u treguan të gjithë aktiv dhe të palodhshëm,mirëpo fitohej përshtypja që anëtari i Parlamentit Gjerman Z.Weiss, sikur edhe të zgjaste deri në mengjes,nuk do të ndalej.

Diku kah fundi i takimit me te vertete punues, kryetari i shoqatës Tahir Shabani u dhuron miqëve tanë nga nje verë të kuqe nga Kosova, ndërsa Z.Mevlyde Hysenit, një kapelë me ngjyrat e flamurit Gjerman.

Takimi i organizuar këtyre ditëve  ia kishte arritur qëllimit plotësisht, si në aspektin organizativ, poashtu edhe në aspektin punues dhe praktik.

Atijë i erdhën edhe ca telegrame urimi,në pamundësi që të merrte pjesë atijë ju drejtua edhe Z. HafiZ Gagica.

Ushqimet tradicionale shqiptare ishin të mirëseardhura për referuesit e mbrëmjes.

Z.M:Hyseni sikur ishte mërzitur të hante fli, meqë ajo kishte bërë tani me shumë se sa gjasht muaj në Gjermani dhe ky ishte një rast i mire, që të mos harroj shijen e flisë kosovare.

Prezentimi i femijëve dhe valleve me të cilat ata prezentojnë shoqatën dhe kulturën tone, edhe para opinionit të gjerë gjerman ishte me të vërtetë madhështor.

Të pranishmit ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre shumë të gëzuar, me reultatet e këtij takimi.

Urojmë që takime të tilla, të ket sa më shpesh.