| E merkure, 28.07.2010, 08:09 PM |
Poeti në mes shepzëve e kafshëve
(cikël me poezi )
Nga Përparim Hysi
1. Rosat
Dy rosa të egra ngrohen në shullë
Njëra-tjetrën po "krehin" me sqep
Tek këmbët e tyre një rosak(s'bën zë?!)
Për të po "krihen",me demek?!
Pas pak dhe rosat kridhen në ujë
Rosaku,pas tyre,me vrull
Seç bën me to "noksani" një "rrëmujë"
Pas "sherrit" këlthet si i paudhë.
2.Lejleku dhe shapkat
Lejleku me triçerek të këmbëve në ujë
Sqepin seç e ngul mbi moçal
As zhurmë nuk bën;s'do bujë
Tek gëlltit ndonjë zhabë a insekt të gjallë.
Dy shapka po ngrohen në diell
Një këmbë e kanë "fshehur"nën krah
Nga qielli pingulthi një skifter
E rrëmbeu njërën;sa gjynah!
Po ngopesha me botën e shpezëve
(skifteri ma prishi gëzimin)
Liqenit kur shkoj mëngjeseve
Tek shapkat e ngul vështrimin.
Një gur e mbaj me vete
(Fshehurazi se këtu nuk të lënë?!)
Skifter,vetëm po nuk erdhe,
Ndryshe,përcillu me tët ëmë...
3.Ketri
Tek shtyj karrocën e mbesës,
Rrugën një ketër ma "zë?!"
I them unë ketrit :mirëmëngjes!
Mezalla:rrugën nuk ma lë?!
E mora vesh që qe i uritur
Dhe nxora i dhashë dy biskota
Me dy këmbkat e leshtë e kapi
M'u duk i bukur sa bota.
Sehir e bëra një copë herë
M'u duk që shumë u kënaq
I thashë:-Hajde shpesh herë
Se çantën do ta mbush paq.
Por kot që të nesërmen e prita
Ketrin nuk e pashë gjëkundi
Shqyej sytë ,tek vendi,përdita
Po ketri nuk e di se ku "humbi"
4.Pelikanët
Tufë janë ulur mbi paltformën e portit
(Ç'po ngrohen e kënaqen në diell!)
Dhe presin të gatshëm ushqim prej robit *
Jo.S'kam parë të tillë:demebelë?!
GJahun e kanë parasysh
Mezalla se e luajnë sqepin
Dhe "vrasin miza prej mërzisë"
Ushqim të gatshëm nga njerëzit presin.
I shoh tek ngrohen në diell
Dhe mbushem kundër tyre me inat
U bënë të gjithë:dembelë!
Do ngordhin...s'e kanë të gjatë
* veç hanë ushqim të gatshëm nga njerëzit.
5.Kredharaku
Kredharak!Të kam zili:veç tek vetja ka besim
Nuk e ul kokën e vogël;prej askujt nuk kërkon ndihmë.
Aty zhytesh,aty "mbytesh",gjë të gatshme kurrë nuk pret
Por tek vëndi që ke zgjedhur(seç i gjen të tëra vet!)
Nuk del në breg fare;sytë s'i kthen nga shtëpitë
Por noton i vetëm fare...edhe kurrë,kurrë ti nuk lyp
Mbret mbi kokë nu njeh;vet zot e vet shkop
Aasnjherë në lak nuk bie;besë askujt s'i zë në botë.
6. Vdekja e ketrit
Ketrit që para ca ditësh i hodha ushqim
E gjeta në mëngjes,të shtypur me makinë.
Nga xhadeja e hoqa,e vendosa mbi bar
Me duarët e mia i hapa një varr.
Aty,me kujdes,e vendosa në gropë
Që ditënetët e dimrit hiç mos ket ftoht.
Shofer a shofere,me "ah",i mallkova
Se m'u dhimbs,ç'është e drejta,dhe u ligështova.
Nuk më vjen turp që atje mbi varr
Për ketrin e vogël një lot më ka shkarë.
7.Mërzitja e rosakut
Një rosak e gjeta të mërzitur
Në ujë nuk futet dhe rri pret në breg
Që mbrëmë rosa s'di ku i ka ikur
S'ka ardhur ende,se,tash,është drekë.
Mendon se vallë ç'e ka gjetur
Që s'ka ardhur akoma...der tani?
Mos me rosak tjetër është mpleksur
Dhe ende po bën dashuri?!
S'e di ky rosak,i shkreti
Se "ortaken" e tij mbrëmë
Në tavë e vuri "ibreti"
"Ibreti" që si unë ka dy këmbë.
8."Gogoli"
Ç'po ndodh kështu vallë në gjol
Çdo ditë dhe do mungoj ndonjë rosë?
Siç duket se ku ka dalë një "gogol"
Ky djall "gogoli" si baloz.
Dje seç mungonte një rosë
Sot nuk ishin dy roseq
Durimi im krejt u sos
"Balozin" sot e bëra për dreq.
9.Liqeni pas shiut
Ta shohësh liqenin pas shiut
Faqa e tij e gjitha-pasqyrë
Dielli që doli pas shiut
Atje po "krihet" mirë e mirë
Ca rosa llapashiten tërë qejf
E rrahin krahët,i përplasin
E prishin pak pamjen e qelqtë
Po mua seç ma shtojnë gazin
Përqark ka veç gjelbërim
Drurët sikur janë mbytur në liqen
Mbi drurë zogjë që cicërijnë
Të mbushin,të mbushin me shend
Dhe mëndja ime bëhet ujem
Fluturon andej,nga vëndi im
Se dhe ne atje,kemi liqenë
Ujem për atje shpirti im.
10. Lutje patave
Ca pata u ngritën nga liqeni
I shoh tek marrin fluturim
Moj pata,pse s'më thoni ku veni?
Mos shkoni në vëndin tim?
Se kam vjete unë pa e parë
O pata,ju lutem,ku shkoni?
E dini sa mall më ka marrë
Një mesazh malli nga unë a çoni?
Se dua të nisem me ju fluturim
(ah,që nuk kam krahë si ju!)
Malli për vëndin po më grin
Më shpëtoni,po t'më merrni,ju...
* Janë shkruar në vitet 2001-2002