| E hene, 26.07.2010, 09:49 PM |
Neki Lulaj
LUFTA E KOHËRAVE PËR FEREXHE
Gjëra të vjetra varë mbi trerë,
ruhën me fanatizëm si relikte ,
kurrë të mos përdorën, kurrë mos të kthehën
se kohëra të tjera na rrjedhin vitet.
E reja ka zënë vend në ballë të oxhakut,
e vjetra mbi tra heshtjën e sfidon,
janë dy kohëra si ndryshku e hekuri,
që njëra-tjetrën po e luftojnë.
Ta zhdukim të vjetrën e shkuar,
ferexheja e mjekrra po na bastardhon
të ua lëni turqve e talibanëve,
na ka hije e bukura e traditës tonë…!
Presione mbi institucione
feregje e mjekrra ,në kështjella të diturisë,
hej o njerëz kah po marshoni,…?
5 shekuj nga
Nuk është e jona e as e traditës,
andaj e huaja neve nuk na konvenon
kemi zakone, kulturë e tradita,
jemi shqiptarë e jo turko-talibanë.
Pse ta mbjellim sërish farën e huaj,
kur me dhunë na imponuan,
ta zgjerojmë kulturën, shkencën dhe artin
në hap me botën ta marrim vrapin…..!
KUR KE PORTA TROKET USHTARI
Kur ju shkuat përtej bjeshkës,
përtej gardhit e përtej Lumit,
u shtjerr përrocka e u tha fusha;
në memecëri u shëndrru Kulla prej guri.
Pa zë burri as tingull Lahute,
edhe qiftelija ishte pikëlluar,
e varrur ,e heshtur në odë të burrave,
pret një dorë një zë më i kënduar.
Trimat e këngës përtej bjeshkës,
kanë shkuar në vatër në Ushtri,
për ta mësuar artin luftarak,
armiqve, armët me ua këthye.
S`durojnë shkëmbijtë sa duruam ne
nëpër shekuj e dekada,duke na torturuar
erdhi koha dhe momenti,
padrejtësitë me i korrigjuar.
Shi i Marsit,në muzgun e mbrëmjes,
një dorë e lehtë troket te porta,
ma hapë derën ,lumë Nënëlokja,
me ushtarë po pres ke porta.
Gëzim më të madh s´ka pasë kjo Kullë
se këtë natë me ushtarë të UÇK-së në gji,
të gjithë të betuar në varr të Skënderbeut,
për trojet Dardane me vdekë për liri.