| E hene, 26.07.2010, 09:22 PM |
Përparim Demi (Bukuresht)
(Poezi për Kosovën)
Ki kujdes bir
Ki kujdes me mendimet e tua
Se transformohen ne fjale !
Ki kujdes fjalet qe thua ,
Se te kthehen ne veprime !
Ki kujdes me veprimet ,
Se te behen zakon !
Ki kujdes me zakonet e tua ,
Se ato ,
te percaktojn karakterin !
Ki kujdes karakterin ,
Se nga ai varet fati yt !
Bukuresht, 2008
Kosova ime
1
Ti Kosovë shumë e pergjakun,
trima burra e trima grate,
hiqe vellon dhe shaminë,
të tregosh bukurinë.
2
Ti Kosove shumë e lakmue,
shum paske durue,
hape zëmrën e lëndume,
qesh e qan sot me u gëzue.
3
Ded1, Azem2, Curr3 e Buletin4,
Abdyl5, Hasan6, Rugov7 edhe Demaç8,
flak pashuar te lirisë e lane,
amanet kët tokë na thanë.
4
Hallall e paç moj ti lirinë,
ta degjojne anë e mbane,
nga një vatër gjith e kane,
çdo shqiptar kudo qe jane.
5
Rrugë drite hapur para,
e me djem t’shkollu,
me urtësi dhe me sy cel,
qe bash Samia9 na e desh.
6
Me punë e djersë me e pasnue,
e me dije tu mesue,
do e çojme drejt begatise,
kët kështjellë të shqiptarise.
7
Para shkofshi ju krenar,
bij të shqipes fluturoni,
tokën mëmë mos haroni,
krah më krah ate ta mbroni.
8
Plaget tona që s’kanë shku,
nga Gjakova ne Preveze,
nga Ulqini gjer ne Shkup,
do ca gjana lyp me i ndru.
9
Filati10 im po flet greqisht,
gurët mbetën e emën s’kan,
se do toka na i kan marr,
gjyshët varet s’di ku i kan.
10
Evropë e plakur ndrove robat,
tash po e don dhe Shqiperine,
në do paqe, luftë mos mbill
kur njehere mos na e sill.
11
Ky popull i prer ne besë,
i tha ndal Osmanllise,
ju dha zëmrën bes a bes,
për do gjëra edhe vdes.
12
Hakun s’ban tja hani,
mos e prekni tek vatani,
me plot halle përmbi kry,
do luftoj, se ban dy.
________
1-Ded Gjon Luli, 2-Azem Galica,
3-Bajram Curi 4-Isa Buletini,
5-Abdyl Frashëri 6-Hasan Proshtinën,
7-Ibrahim Rugova 8-Adem Demaçi
9-Sami Frashëri 10-Qytet i Çamërisë
.
Bukuresht, 2009
——————————————————-
22 Korrik – vendimi
.
Doli sheshit ky vendimi.
per Kosov e per Shqiperin,
rroft e qoft amerikani,
na e ktheu nje cop vatani.
.
Lumi une kjo dite e madhe,
ja ku erdhi e na mbriti,
veç nje serb sec u brengos,
u be vrer, iu nakatos.
.
Bjer daulle ne kala,
me lahute do te kendoj,
hidhe vallen ne obor,
se fitoren do festoj.
.
Lum e lum kush e arriti,
dhe shqiptarin na e ngriti,
ngrehu Ded e ngehu Is,
se kjo pune se ç’u bitis.
.
Nga Prizreni e gjithe Shqiperia,
nga Ulqini e gjith Çameria,
me dyfek e jatagane,
serb e grek ne kemb si lane.
.
Tutje shkoni more hora,
se si shume po na ha dora,
per ket gure e per ket koke,
do marr flake e gjith kjo toke.
.
Tutje shkon kjo delmuria,
me flamur e me shamia,
hedhin vallen si qemoti,
rofshin bijte e Kastriotit.
.
Bukuresht, 22, Korrik 2010