| E hene, 26.07.2010, 09:08 PM |
Ali Sh. Berisha
Muza e dhembjes
Kur të vdes
Kur të vdes
Më varrosni me kokë kah jugu
Te koka ma mbillni një bli
T’ua ndiej flladin
Legjendave
Tek Jugu iu flet gjetheve
Për rrënjët
Ngulitur thellë në tokën shkrumë
Se ajo tokë jam unë
E Kosova
Atdheu im
1.12.1972 – Driton Bjeshka
(Është ora 21,ditë e premte)
Brezi im
Ndër veprime forcoje shtatin
Bëhu strall
Se shtrëngimet do të ngulfasin
Po bijnë këmbanat e zgjimit
Brezi im të marrë rrugë qëndrese
Të fluturimit drejt diellit
Driton Bjeshka
2.12.1972
Dikush më thërret
Një zë erdhi nga bjeshka
I grisur nëpër ferra
I shurdhuar nëpër rrasa
Horizontin preku
Me përplasje e buçitje
Një dorë e padukshme ndali orën
Unë përpiqem t’i lëviz akrepat
Të eci drejt kaltërsisë
Unë lëvizi me akrepa në dorë
Me thirrmat që përsëriten
Me jehonat që dridhin
Me zjarret që lindin
Diej që s’shuhen
Driton Bjeshka, 17.12.1972
Fantazmat
Qindra duar zgjaten kah unë
Me gishtërinjë të zinjë
Me kërkëllitje trishtuese
Qindra portrete në dhomën time
Shndërrohen në fytyra të zverdhura
Me flokë të hirta
Nata kalon dhe në dritë shoh
Njerëzit tek shkojnë e vijnë
Në heshtje tek kapërdijnë dhembjet
Vetvetiu preku sytë e mi
Dhe pyes vetën krejt në heshtje
Unë kush jam
Driton Bjeshka, 1972
Sa herë
Nën këmbët e mia
Bari thith lagështinë
Në agoni thneglat n’vapë
Mbështillen me napë
Sa i qetë është lumi
Sa i qetë është qielli
Sa aromë të këndëshme
Sjellë kalaja
Sa herë e puthi Meçekllavën
Një re e kuqe ngritet
Me një shtojzovalle në midis
Në lule kapardisë
Miniaturat pëshpërisin
Tundej
Tundej shqiponjë malesh
Mbi kokë të Azisë
Për diell të Shqipërisë
Tundej dhe Skënderbeu
Majë kali vetëtimë
Të shpëtojë Shqipërinë
Të më duash…
Që të më duash
Duhet të hysh brenda meje
Të notosh në syrin tim
Pastaj të bësh yll
Në mesin e luleve të egra
Driton Bjeshka, 1.12.1972.
Peisazh
Nën çerdhet e zogjëve
Bërë nëpër lisa
Virren kosat
Drapërinjtë
Dhe pushkët
Që rrëfejnë trimëri të zeza
Shkëmb i Dragobisë
S’të theu kolltuku
As smira
S’të shtypi as Zogu
As gjoku
Të shtypi tradhëtia
Bërllogu i fisit tënd
Kënga e rinisë
Kënga e rinisë
Herrë
Poema mjerimi
Ajo
Pjell vargje të lira
Poema kushtrimi
Minatori
Minatori i thithë zemrës së tokës
Dashurinë
Që t’ia kthejë diellit
Pjesën e tij të mbajtur peng
Odë shekujsh
Qinda herë rrëzuar e rindërtuar
Muresh sheshuar nga plumbat
Djegur e shkretëruar
Por oxhaku oxhak qëndroi
Dhe shpresa e jeta
Kurrë në të s’mbaroi
Një lis
Një lis
Gjatë ka shtrirë krahët
Thellë ka futur rrënjët
Dhe e hijezon
Fshatin tim
Dikush herrë kohën
Proteina ka tretur
Nga kuqlina asgjë s’ka mbetur
Dikush do ta herrë kohën pa kohë
Deri te agimi
Dritaret e burgut
Një lule dergjet në errësirë
Zambaku kërkon dritare e dritë
Ndërsa veriu i mpitë
Kërkon kob
Në mot
Kaktus
Kaktus
S’ka shi për ty
Vatra ime s’të do
Gjethgjilpërë n’mishin tim
As për zbukurim