| E premte, 23.07.2010, 08:13 PM |
KOMUNIKATË E SHOQATËS TË BURGOSURVE POLITIK,DEGA NË BESIANË
PËRSHËNDET VENDIMIN DHE KONFIRMIMIN E GJND TË VULLNETIT POLITIK TË QYTETARËVE TË KOSOVËS PËR PAVARËSI
Nga Milazim KADRIU
Dega e SHBP-së në Besianë nëpërmes të një komunikate për medie të nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha, përshëndet vendimin dhe konfirmimin e GJND të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës për pavarësi duke konsideruar këtë si një fitore të madhe të Kosovës.
Shoqata e të burgosurve politik,dega në Besianë gjithashtu shpreh shqetësimin për fillimin e serishëm të gjykimit të ish komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, për të cilin shpresojmë se do ta kapërcej me sukses dhe do të dëshmoj pafajësinë e tij.
UÇK nuk kishte bërë krime kundër civilëve të pa armatosur duke zbatuar kështu me përpikëri konventat ndërkombëtare për luftën,thuhet në komunikatën e SHBP në Besianë.