| E enjte, 22.07.2010, 09:59 PM |
Deklarata e shpalljes së Pavarësisë valide
Që nga 22 korriku 2010 Kosovës (edhe formalisht) më në fund ka për t’iu dëgjuar zëri në OKB me letërnjoftimin e shtetit sovraniteti i së cilës u përkrah edhe nga GJND
Nga Agim Vuniqi
Shqiptarët e serbët të ulur përbëallë ekraneve televizive po kuptojnë se drejtësia dhe e drejta ndërkombëtrare nuk është e drejtë e rezervuar vetëm për shtetet që në rrethana historikë kanë përfituar territore përmes luftave pushtuese. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës përfundimisht zhbëri dilemat e deritanishme të të drejtës të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës si e drejtë që i takon popullit dhe përfaqësuesve të tij legjitim; Pavarësia e Kosovës u legjitimua edhe nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare, shpallja e pavarësisë së saj ishte në akordancë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet ndërkombëtare, dhe si e tillë i takon shteteve të lira dhe sovrane.
Skeptikët do të thonin, çfarë rëndësie ka e gjithë kjo kur serbët nuk pranojnë institucionet legjitime të Kosovës, bile nuk pranojnë as bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të tyre brenda institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit, dhe si do të shtrojë ndikimin pushteti qendror kur deri më tash nuk ishte në gjendje të shpartallojnë grupacionin-pushtetin lokal paramilitar në Mitrovicë që në shtypin ditor është emëruar si pushtet paralel, edhe pse serbët lokal do të kenë të drejtën e ndërtimit të infrastrukturës gjyqësore-të entitetit serbë, policinë etnike (të cilat janë institucionet themelore të shtrirjes së pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqë realizimi i të drejtës për arsim dhe shëndetësi nuk është edhe aq i rëndësishëm, meqë edhe ashtu do të bëhen korigjime në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë, duke balansuar shërbimet në sektorin publik dhe atë privat (ku do të rritet autonomia e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe do të vendoset një kontroll më i madhë i qytetarëve mbi këto institucione-jo i partive politike, ngaqë bordet e shkollave duhet të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë, jo të imponohet zgjiedhja e tyre nga ministritë, por nga ato duhet të bëhet kontrolli në zbatimin e ligjshmërisë, apo aplikimi i ndonjë modeli të përafërt që do të ketë shtrirje në tërë Kosovën, jo vetëm në "enklavat" serbe që u zyrtarizohen ligjësisht si komuna, produkt i bisedimeve) dhe që erdhi deri te krijimi i një situate të re në terren "real politic" model i Kisingjerit për zgjidhjen e e konflikteve (meqë ndërkombëtarët BE-ja dhe amerikanët nuk ishin të gatshëm të zvarrisin zgjidhjen e problemit të Kosovës, që do tu kushtonte shumë shtrenjtë dhe kohësisht do të zgjaste shumë, meqë edhe nuk ka pasur përgatitje serioze për gjetjen e e një formule të tillë për shkak të vetos ruse në KS të OKB-së; ata u orientuan për një solucion adekuat që do të plotësonte kërkesat e shqiptarëve, prandaj ata duke pretenduar që çështja e Kosovës të trajtohet si zgjidhje e veçantë, jo universale, qëllimisht nuk deshën t'u ekspozohen debateve të stërzgjatura argumentuese: sovranitetit dhe vetëvendosjes, që patjetër do të kushtëzonte organizimin e konferencës ndërkombëtare për Kosovën, që do të kushtonte shumë shtrenjtë, por edhe për faktin se Kosova dhe amerikanët-NATO-ja, fitoi luftën, sigurisht jo për të degraduar statusin politik dhe diplomatik të Kosovës, përkundrazi për ta avansuar, prandaj detyrimisht duhet të imponohej zgjidhja përfundimtare që shprehë vullnetin e shumicës, që do të ishte shumë më e lehtë, më e lirë, dhe shumë më e arsyeshme), ngaqë kjo zgjidhje balansuese detyrimisht i shtërngojë shqiptarët që të pranojnë realitetet e reja gjatë fazës së implementimit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës. Edhepse asgjë nuk ka ndryshuar në agjendën e Këshillit të Sigurimit, nuk ka ndryshuar fare rezoluta 1244 dhe të gjitha firmosjet e deritanishme në tavolinën e bisedimeve ishin e në përputhje me rezolutën në fjalë, ajo nuk bllokojë por as që pengojë shpalljen e pavarësisë së njënashme, ashtu sic u deklarua GJND më 22 korrik dhe Kosovës (edhe formalisht) më në fund ka për t’iu dëgjuar zëri në OKB me letërnjoftimin e shtetit sovraniteti i së cilës u përkrah edhe nga GJND.
Sytë e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga zyret e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së deri më tash vetëm shpresuese po bëhen një realitet i pathyeshëm i besimit në drejtësinë ndërkombëtare, ashtu si i shumë shumë popujve në botë, meqë e drejta për të vendosur për të ardhmen e popujve nuk është rezervuar vetëm për kombet-shtet, duke anashkaluar formulën e multietnicitetit (me të cilën eksperimentohej nga diktatorët dhe regjimet militare me të drejtat kombëtare duke aplikuar standarde të dyfishta), përfundimisht kjo formulë u hodhë poshtë nga GJND duke qartësuar kush do të qeverisë me Kosovën në të ardhmen.