Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Doruntinës

| E merkure, 21.07.2010, 06:56 PM |


Halit Bogaj

 

DORUNTINËS

 

1

Doruntinë moj Zanë e malit

Kush të vuri n’shpinë të kalit

Konstantini erdhi prapë

Dhe më mori me atë vrap

2

Pra një ditë u ngrit nga varri

Me atë Besë që jep shqiptari

Doruntinën në gjini

Ai e solli përsëri

3

Dhe sërish me nxitim

Kalëronte në amshim

Por premtimin e plotësoi

Dhe në vend besën e çoi

4

Kur arriti te  shtëpia

Si në mort ishte qetësia

Nëna qante e vajtonte

Doruntinën e kërkonte

5

Kishte rënë një rrufe

Kishte ndezur këtë atdhe

Gjithëçka ishte shkretëtirë

Iku shpejt në atë errësirë

6

Doruntina ajo motër

Kur u fut në atë votër

Gjeti nënën në vetmi

Ishte tretur në mërzi