| E merkure, 21.07.2010, 09:17 PM |
LARGIMI I MBRETIT AHMET ZOGU NGA SHQIPERIA
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Peripetitë e familjës mbretërore filluan në Greqi më 7 prill 1939, prej nga nepërmjet Turqisë, Rumunisë, Polonisë, Lotvës, Suedisë ,Norvegjisë , Francës përfundoi në Britani të Madhe.
Në vazhdim do përshkruaj qëndrimin e mbretit Zogu në Poloni ku familia,mbretërore arriti nëpërmjet kalimit kufitar rumuno-polak në Sniatyn, në mengjezin hershëm të 8 korrikut,prej nga në shoqëri të këshilltarit të MPJ polake, Jan Meysztowicz, nepërmjet qytetit Stanyslawow arriti në Lwow. Pas shetitjes dhe vizitës se Panorames së Raclawices një park i njohur atje , arritën në Varshavë.
Në kryeqytetin polak, mbrëtresha Gjeraldina, e quajtur „ Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”,në Stacionin Lindor të trenit, u prit me lule, në përgjithësi qifti mbretror u prit me ceromenialin diplomatik, duke iu propozuar atyre qëndrim të gjatë në Poloni. Edhe pas shume viteve me vonë, mbretresha shpesh e kujtonte këtë pritje ,që la mbresa në jeten e saj. Ishte atëher e bukurë , një nëne e re, sepse vetëm një ditë para invazionit italian në Shqiperi, më 6 prill kishte lindur djalin , trashëgimtarin Leka Mu për këtë siguria e saj dhe familjes ishte në rend të parë për te.
Mbreti Zogu qëndroi megjithatë në Poloni vetëm 5 ditë. Kishte atëhere me vete tërë thesarin e grabitur të Bankës Popullore Shqiptare, në shumë prej 400 mijë franga ari, për qka dëshironte që sa më shpejt të arrinte në shtet më të sigurt , Britani të Madhe, ku më herët Londra i kishte dhënë atij qëndrim të përhershëm
Hoteli ne Varshave ku ishte vendosur familja e mbretit Zogu
Qeveria e athershme polake e respektonte monarkinë, të drejtat e mbretit të Shqipërisë, porse qëndrimin e tij për shkaqe të Italisë nuk e bëri publike në mediat ndërkombëtare.
Familja mbretërore u vendosë në Hotel Europejski si incognito. Kur gazetart polak kërkuan nga mbreti Zogu të jap konference ai e refuzoi këtë.
Më 11 korrik musafirët nga Shqipëria në shoqëri të këshilltarit Meysztowicz,me vagonin e veqant të Hekurudhave Polake (PKP) u përcjellë gjerë në kalimin kufitar Zemgale të Lotvës.