Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Baladë mërgimtari...

| E hene, 19.07.2010, 09:05 PM |


Agron Shabani

 

Baladë mërgimtari...

 

E dashura loke!

Nga këtu largë e

tek Ti

në vend timin dhe

të hollave

po ta coj një fotografi

të freskët mërgimi..

Dalur dhe i fotografuar

diku bashkë

me dy kije të trashë

të Danimarkës

të cilët e dashur loke

me duhet ti tredhi c´tredhi

lëmoj dhe kashagiti

për cdo dite

t´lume t´Zotit.

Të holla as lek nuk kam

jo jo

nuk kam.

Jamë bërë i lehtë

si dushk mali

këta të këtushmit loke

si Jakut të Shkodrës

në Jakup

turqit osmanlinjë

n´Stamboll dikur

Ma kanë dredhur e shpërdredhur

shih ti!

madje edhe emrin.

Po..mori e dashura e mira

dhe e bukra imja loke!