Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Demaku: Ti bardhësia e jetës sime

| E diele, 18.07.2010, 01:32 PM |


Sokol Demaku

 

TI BARDHËSIA E JETËS SIME

 

(Kushtuar babait tim)

 

Rrëbeshet e jetës nuk të lëkundën,

Sepse ti linde nga bardhësia e jetës,

Planetët të vun djepin e rritës,

E engjujtë të përkundën.

 

Jeta ishte e pamëshirshme,

E përballove  me cdo kusht,

Ata të cilët u munduan të mundin,

U zhdukën  nga horizonti.

 

Ti je bardhësia e jetës sime,

Ti i dhe jetës ndjenjën,

Ti ishe fanar,

Yll që jeton brenda meje.

 

E veshtirë ishte jeta,

Por fati ishte udhërrefyes i yt

Ti ishe ideali i jetës

Që sot të mabjmë në shpirt.

 

Fjala jote ishte ideal për ne

Ishte udhërrfyes,

Cdo herë nga Ti morën  uratën

Për jetën e re.

 

Ti udhërrefyesi ynë, shkove në pakthim,

Na dhurove fatin, për jetën në vazhdim,

Pusho i qetë dhe krenar,

Në jetën e amshuar.

 

Sot mua më bëhet se edhe qielli qan,

Edhe zogjt e malit këngen kanë ndal,

Se për ne u shua një yll,

Një margaritar.

 

Baba  harroje vuajtjen, kohën e  kaluar,

E di se ke pas mall nënën,

Baban nuk ke harruar,

Por më thoje se kohë të shkurt me ta ke jetuar.

 

Zemra ime qan dhe renkon,

Të kujton  kohën e kaluar,

Por ti sfidove fatin dhe jetën

Me shpirtin tend të bardhë.

 

O drita ime e jetës, baba,

O yll që kurr nuk do shuhesh,

Ti do jesh udhërrefyes,

Feniks i jetës.

 

Po hetoj se dicka me therrë në krahëror,

E ndjej se me mungon dicka,

Por dashuria qe mbolle në ne,

Êshtë gurrë që kurrë nuk shterron.

 

Të faleminderit për gjithcka që bëre për ne,

Të faleminderit për respektin që pate për njeriun,

Tash po e shoh se paske qenë i madh,

Se tek njerëzit ende jeton.

 

Baba pusho i qetë në jetën e amshuar,

Pusho ti drita e syve tanë,

Se ti do mbetesh në ne

Një Dritë që kurrë nuk do shuhet.