| E diele, 18.07.2010, 12:11 PM |
Flet aktorja Klea Rondo
Teatri i lashtë sa njerëzimi, po lihet në harresë
Në Gjermani, në qershor, në Fetivalin Ndrëkombëtar (që bëhët çdo 2 vjet), komedia “Allegreto Abania” zë vend të parë
Vitet e fundit shihet një fenomen….media në tërësi por dhe institucionet shtetërore të artit dhe kulturës, rëndësi të veçantë i japin vetëm Festivalit Europian të këngës (“Eurovoizion”) duke lenë mënjanë dhe aktivitete të tjera të artit të niveleve po ndërkombëtare..Një ndër këto (pa përjashtuar dhe Festivalin Ndërkombëtar të teatrit në Butrint), është dhe Festivai Ndërkombëtar i Teatrit që zhvillohet çdo dy vjet në Gjermani. Ky Festival sipas njërës prej organizatoreve, znj. Maria Roetzer (gjermane), është një Festival konteporan që po vlerësohet për çdo vit dhe më shumë. Këtë vit në këtë Festival morën pjesë 24 shtete ndër të cilat dhe Shqipëria. Këtë vit, vendi ynë (hera e parë që merr pjesë) u paraqit me komedinë “Allegreto
Komedia “Allegreto Albania ”
Autor: Stefan Çapaliku
Regjisor: Altin Basha
Aktorët:
-Mirush Kabashi
-Olta Daku
-Gazmend Paja
-Klea Rondo
-Ahmet Pasha
-Vasjan Lami
-Xhejni Fama
-Skenografia dhe kostumet;
-Iliriana Loxha
Muzika:
Endri Sina
Znj Klea, mund të na thoni diçka më të veçantë për Festivalin teatror të Gjermanisë dhe paraqitjen e teatrit shqiptar?
Ky Festival ka rreth 20 vjet që zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë (më saktë në Vizbaden), që është një pronvicë e Frankurtit. Sipas organizatorëve ky Festival është ndër më të rëndësishmit në Europë dhe në botë për teatrot konteproran. , pra ëshët një Bineale e aktrimit, ku Shqipëria është viti i parë që morri pjesë në këtë eveniment. Ne u paraqitëm me targjedi-komedinë e Stefan Çapalikut (komedi serioze domethënë), me regji të Altin Bashës dhe zumë vend të parë. S’më harrohen duartrokitjet kur mabruam shfaqjen. Duartrokitje të pamabrimta. U ndjemë mirë. Bota nuk duatroket nqs mungojnë vlerat, aq më tepër në Gjermani.
Roli juaj, ai i një gazetareje, kishte diçka të veçantë, ndryshe nga rolet e tjerë që kishit luajtur më parë…
Ishte një roli I një spikerje, I një gazetareje lajmesh e cila ishte dhe Kryetare e Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, të një pseudo shoqate e cila abuzonte me gjaqet, në kurriz të këtij fenomnei të shëmtuar shqiptar. Pra kjo gazetare e përdorte këtë shoqatë për intersat e saj, për përfitime materiale individuale.
Si u ndjetë në këtë rol, duke pas parasysh pozicionin e një gazetareje dhe idenë se po luani për herë të parë një gazetare, kryetare shoqate?
Ishte një ro ndryshe nga natyra ime se ishte një gazetare që bëntë çdo lloj manovrash për të ecur, për të çarë në karrierë, apo për të plotësuar intersat e saj në kurriz të një fenomnei tipik shqiptar. Pra në kurriz të tragjedive shqiptare të gjak marrjes. Ishte e paskrupullt, e pandalshme, përdorte lloj lloj makinacionesh, për të arrirë qëllimet. Ishte një rol tipik I një femre egoiste të paskrupullt. Për mua ishte një rol I bukur, që më pëlqeu që në momentin që e lexova. Ndaj e lexova, studjova, e imagjinova me shumë kujdes. U mundova që jot ë kopjoj, port ë përqas, të përcjell disa mënyra lëvizjeje apo sjelljeje, qëndrimesh të spikereve të lajmeve, të cilat disa herë duken të fryra shumë nga ana formale, sikur nuk ka lidhje me lajmin që thonë. Lajmi është I hidhur, fytyra e tyre e qeshur, apo anasjelltas. Duken sipërfaqsore, nuk marrin pjesë shpirtërisht në lajm. Unë u mundova të kapja këtë pamje të jashtme të këtyre spikereve. Mora pjesë në disa konferenca të këtyre shoqatave, OJF-ve, ku kam parë se në këto aktivitete nuk kapet thelbi I çështjes, pasi ato organizohen në hotele luksoze, larg realitetit të zonave rurale. Duket se këtu mbaron misioni I tyre, në një seminar, në një diskutim, etj..
Mu besua nga ish pedagogu im Altin Basha. Unë kam bashkpunuar me të për 4 vjet kur kam qenë studente, ku ai më ka afruar disa role kryesore. Duke parë arritjet e mia në Akademi, ai më besoi edhe në këtë komedi një rol intersant, ku ai kish besim se do ta përcillja ashtu si ai e mendonte.Bile ai ishte më I vendosur se unë në këtë rol, pasi unë kasha dhe ato emocionet e para Nuk u zhgënjye…Por aty ishim aktorë të shkëlqyer si Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Olta Daku, Gazmend Paja, Xheni Fama..
Si e filloi Klea rrugën e vështirë të artit, ka qenë dëshira e nënës Hajrie, apo një dëshirë e brendshme?
Jo, nëna ime nuk ka ndikuar aspak në këtë vendimmarrje. Ishte një dëshirë e brendshme që fëmijë. Unë u rrita me skenën pasi nëna na merrte mme vete në prova. Unë me frymën e artit hodha shtat. Arti, teatri ishte për mua si shtëpi e dytë..Pa dashur ky profesion mu injektua në gjak…Shikoja që më vogëli pas kuintave si punonin regjisorët, aktorët…Port ë bëhesh aktore, do shumë mund, djersë, lodhje..
Ske pas asnjë lloj lehtësimi nga ekipi vlerësues kur konkurove, si vajza e Hajrie Rondos?
Apak. Përkundrazi. Nëna më thoshte, mat forcat. Në art s’ka miqësi. Në skenë po s’ke talent dështon, stë hyn në punë miqësia. Unë s’mund të bëja asnjë ndërmarje tjetër si mitmarje (që në art nuk egziston), apo ndërhyrje, pasi doja të triumfoja me forcat e mia, të dija sa vleja. Kam punuar më shumë se të tjerët..
Roli i parë që ke luajtur?
Ishte Mario Ashiku, pedagogu im ( I mjeshtërisë së aktorit, dega më e rëndësishme), që më aktivizoi kur isha në vitin e dytë. Më besoi një rol shumë të ëvshtirë të autorit italian Dino Buxati. Ishte roli I Laijdes. Me këtë rol nisën eksperiencat e mia. Pastaj kam pasur role gjithmonë kryesore nga pedagogët dhe regjisorët Altin Basha dhe Mario Ashiku. Kam luajtur role nga Shekspiri, Ëilliams, Molier, Kafka..
Sa role keni luajtur gjithsej?
Ku pëlqen të aktivizohesh më shumë në teatër apo në kinematografi?
Teatër. Është më I vërtetë. I drejtpërdrejtë. Më emocinues. Je bashkë me spekattrorin dhe duket se bisedon me të..
Cilat janë problemet e shoqërisë së sotme shqipatre parë në syrin e një artisteje?
Janë shumë. Papunësia, varfëria…Janë probleme që duan kohë të zgjidhen. Edhe vetë aktorët nuk po e gjejnë veveten, pasi nuk ka aq shumë teatro, apo role kinematografike
Mendimi juaj për bashkjetesën?
Për mua është mënyra më ë mirë, për një familje të mirë. Këtë e them nga ekpserienca ime. Persoanlisht kam bahskjetuar 4 vjet dhe pashë se si mund të funksionojë një dashuri e qëndrueshme..
Keni pak kohë të lirë. Me se mereni kur gjeni paksa kohë?
Lexoj. Ja kushtoj librave. Shumë para I prish për librat dhe për veshje. Çdo muaj do të blejë 5-6 libra. Para se të fle lexoj