| E shtune, 17.07.2010, 12:24 PM |
RAIN ERMI
KAM KOHË
Kam kohe qe jetoj ne nje dhome te erret
Me gjumin e ngrysur
Me endrra te zeza
Me fatin e mbrapsht supersticioz.
Me zemer te thyer
Shpirt te rrenuar
Me shprese te ngurosur
Mendje trazuar.
Kam kohe qe jam dashuruar me Erresiren,
Sepse,ndoqa driten me "verberine" time...
TË HUAJ
- Të kam shpirt...
Më pëshpërite...
Floket mi shpupurisi era,
Sterkalat e dallgeve rrahen furishem:
Pulebardhat u ngriten ne fluturim,
Malli mori permasat e detit,
Prekja kerkoi ndjenjat,
Por koha e plakur
kishte nxjere thinjat...
Trupat tane,
Fqinjë të largët...
Shpirti yne,
Emigrant ne territore te humbur...
Pritja,
Aludoi Bashkimin...
Bashkimi ,
priti Rastesine...
- Të kam shpirt ...
Më pëshpërite...
Gjithe peisazhi,
U gdhend Pikture ne shpirtin tim.
Endrrat,
Morën emrin e ikjes...
Gjithcka mbeti,
Romance ne Aludim...
VALSI I SHIUT
Bie shi,
Rrembyeshem si deshirat e mija...
Ne kete nate,
Nje kokteil ndjenjash po me deh...
Shpirti ,
Endet kuturru neper rruge kujtimesh...
Makine e Memories,
Humbet neper kohe...
Mjegulluar Hena...
Yjet perenduar...
Befas,trishtohem,
Ështe nje nate...
Nje nate, jo e zakonte Vere,
Ku shpirti rrebel i stineve,
ngre krye...
Trokitja e qelqtë mbi xhama,
Zgjon tinguj...
Une vallezoj me Shiun
Valesin e Endrrave
Ne pisten e "akullt' te Veres...