| E premte, 16.07.2010, 09:58 PM |
ADN serbo-boshnjake e Ramiz Alisë dhe implikimi i tij në masakrën e Tivarit
(Masakra në dritën e fakteve të reja)
Nga Azgan HAKLAJ
Parapëlqej të theksoj pikësëpari se nuk kam ndërmend të gjykoj Ramiz Alinë politikisht pasi atë e ka gjykuar vetë historia si diktatori i fundit në Evropë sa gjakatar dhe i pabesë po aq dhe frikacak dhe mediokër .Dua të jap në rreshtat në vazhdim mejtimin human për Ramiz Alinë gjaksor, antikombëtar për shërbyesin pa dyzime të shërbimeve antishqiptare sllavo-ruse. Dhe kjo qasje e imja me këtë temë do jetë tejet e zhveshur nga sloganet, dhe tërësisht e bazuar ne fakte jetësore me përjetime burrash shqiptarë e pinjollësh të nacionalizmit shqiptar që njohën egërsinë, dhunën e genocidin e mostrave “internacionalisto-sllaviste” me emrin Ramiz Alia.
Në themel të dëshmive që do ju servir lexuesve do të jetë natyrisht historia më e trishtueshme e shekullit që kaloi e cila bashkuar me genocidin millosheviçian të viteve 98’-‘99 tejkalojnë dhe genocidin hitleriano-nazist ndaj çifutëve në luftën e dytë botërore. Por dhe genocidet përveç kolorit të zi sterr kanë dhe nuancat që i partikulaizojnë.
Dhe nëse genocidi i Millosheviçit vinte nga një udhëheqës dhe një komb përbetueshmërisht hasëm disashekujsh genocidi që mban autorësinë Ramiz Alia kryhej nga një bashkëkombës bastard ndaj popullsisë së një gjaku. Por përpara se t’i referohemi fakteve e ngjarjeve dua të shkoj te rrënjët e pse-së. Pra përse Ramiz Alia mori guximin ta kryejë masakrën e Tivarit dhe shumë të tjera si ajo në fundvitin 1944 dhe vitin 1945? Kush është në të vërtetë Ramiz Alia? Përse u zgjodh ai dhe kush e angazhoi në politikë, ushtri dhe kush sponsorizoi që ai të ngelej i paprekshëm në udhëheqjen komuniste për 4 dekada për të zënë më në fund dhe majën e Piramidës të faraonit Enver Hoxha???!!!
Përse Ramiz Alia ???!!!
Pa asnjë hamendësim por bazuar në të vërteta historike Ramiz Alia nuk është shqiptar prej gjakut. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillimdekadën e dytë të shekullit të kaluar. Pra as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human por një program i çipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Ramiz Alia, prandaj kurrë në jetë nuk përmend historinë e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pa ndonjë konspiracion thuhet se misioni antishqiptar: Ramiz Alisë i është kumtuar në postadoleshencë tek ishte gjimnazist. Biles që aty fillon sponsorizimi dhe parapërgatitja politike e tij. Sepse duam apo nuk duam shërbimet serbo-sllave kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë strategji afatgjata dhe jo si Bahri Shaqiri ynë që e percepton shërbimin informativ duke informuar Erion Braçen!!! Ramiz Alia, me anë të sigurimit të shtetit arriti të formësojë informacione të rreme se na qenka kosovar, shkodran biles ne na qenka rritur në kullën e Oso Kukës dhe ka farefisni me të. Por me gjithë punën e sigurimit të shtetit kurrë këto informacione nuk fituan qytetari.
Nën zë e me frikë, por tejet me gjerësi gjeografike fjala pat marrë dhenë se Ramiz Alia ishte “kopil” serbo-boshnjak. Këtë njollë diktatori nuk arriti ta hiqte kurrë prej vehtes. Edhe sot kur vazhdon të kryejë shërbimet e fundjetës në dobi të Serbisë, Ramiz Alia nuk gjen një argument edhe të sajuar të dëshmojë për atësinë e tij. Ky shkrim do të jetë sipërfaqësor për gjenezën e Ramiz Alisë për të cilën ka shumë për të thënë, pasi do të jetë pjesë e një projekti publicistik. Një gjë është e qartë Ramiz Alia është krijesë e cila në sajë të vullnetit politik dhe të shqiptarizmit modern të Sali Berishës po dekonspirohet duke i dhënë fund rezidentit ilegal të fundit të rangjeve të larta në Shqipëri. Vetëm një gjë dua të theksoj me përgjegjësi njerëzore, politike, ligjore. I gjithë mllefi i Ramiz Alisë ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij konsiston në faktin e vetëm se ky kriminel është ndeshur haptazi me Rexhep Ramën në fundin e luftës së Dytë Botërore i cili mbante frontin e rezistencës nacionaliste në Tocinë, Rozhajë, Novi Pazar i cili kishte pirë gjak gishti me Shaban Polluzhën. Rexhep Rama ishte pinjolli i një familje nacionaliste shqiptare të Vuthajve dhe qëlloi që e bija znj. Lirie Rama të bëhej bashkëshortja e prof. dr. Sali Berisha. Pra mllefi i Ramiz Alisë ndaj Berishës dhe znj. Liri Berisha nuk qëndron në diversitet principesh politike por në një fakt të vetëm: në faktin se Rexhep Rama ishte ndër shumë të paktët njerëz në Shqipëri që njihte autoritetin kriminal të Ramiz Alisë. E natyrisht dyshimet e bazuara të Alisë se mund të jetë tashmë i zhveshur nga misteri tek Sali Berisha e kanë kthyer atë në hasëm jo vetëm të dr. Berishës por të të gjithë demokratëve shqiptarë. Komisioni parlamentar që u krijua duhet të hyjë me rrënjë në aktivitetet antishqiptare të diktatorit Ramiz Alia. Shërbimi shqiptar sekret i cili në vitet 1998-1999 është ndërgjegjësuar se akoma që prej viteve të para të shekullit të kaluar ekzistojnë baza konspirative të shërbimeve serbe në Shqipëri. Ky shërbim duhet të veprojë me atdhedashuri dhe profesionalizëm dhe të tregojë të gjithë lidhjet e Ramiz Alisë me shërbimet sllave. Kumbarët e Ramizit dhe Enverit: Vukanoviç Tempo, Desdaroviç, Dushan Mugosha thuren jo vetëm miqësinë e përjetësinë me piramidë të dy diktatorëve-agjentë por u kujdesën deri dhe në detaje intime të krushqisë së tyre familjare.
Ky konstatim besoj të justifikojë veprimtarinë e komisarit gjakatar të divizionit të parë Ramiz Alia bërë në dëm të nacionalizmit shqiptar në Kosovë në vitin 1945 dhe në vazhdim deri në vitin 1981. Detajet e hollësishme që më shumë se komisionit e institucioneve do t’ ju interesojë lexuesve shqiptarë këtë do ta nënvizoj më poshtë pa hezitim e me fakte.
E fillova jo pa qëllim akuzën ndaj Ramiz Alisë dhe suitës komuniste të kohës në Konferencën e Bujanit pse pikënisja e tradhtisë së madhe pas 8 nëntorit 1941 është pikërisht kjo mbledhje famëzezë. Gënjeshtra titisto-stalinisto-enveriste dhe rrengu i madh që ju huajt shqiptarëve të Kosovës i ka rrënjët në Bujan. Bujani qe vendi ku përmbi një shekull shërben si tribunal legal konstitucional në mungesë të shtetit. Aty burrat e mëdhenj që ndanin pleqninë e Malësisë së Gjakovës interpretonin kanunin. Aty ishte kulla e Binak Alisë e Ali Binakut. Aty ishte dhe trualli i Mic Sokolit. Aty gjendej dhe bajraku i Col Delisë, pushkës së parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pra Bujani i Krasniqes kishte jo vetëm famë por prodhonte mjaft besim të paluajtshëm te shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë. Pikërisht këtë famë të Bujanit shfrytëzuan komunistët serbo-shqiptarë për të kamufluar qëllimin e vërtetë të Konferencës. Konkretisht synimi i cili dhe u realizua ishte t’u hidhej hi syve shqiptarëve të Kosovës me gënjeshtrën e bashkimit dhe të vetëvendosjes. Ky mashtrim u prodhon akses komunistëve serbo-shqiptarë si dhe dobësonin peshën e nacionalizmit shqiptar në Kosovë që i printe Shaban Polluzha me shokë. Por kur burrat e mëdhenj, tribunët e nacionalizmit e antisllavizmit nuk do ta hanin karremin titisto-enverist atëhere futet në lojë variant B a i dërgimit të trupave të ushtrisë shqiptare të ashtuquajtura Ushtria Nacional Çlirimtare. Divizioni i parë i drejtuar nga serbo-boshnjaku, bir çetniku i kamufluar që në bark të nënës me emrin Ramiz Alia, në emër të internacionalizmit e antinazizmit do të mësynte tokën e Kosovës jo si shqiptar tek shqiptari në ndihmë për çlirim por si një okupator i pashpirt për pushtim. Ramiz Alia dhe vartësit e vet kriminelë si Shqefqet Peçi, Manush Myftiu e Hysni Kapo pikërisht në Kosovë mbi kufomat e trimave nacionaliste të vrarë në bashkëpunim me O.Z.N.A thuren vallen e kënduar: “Luaje, luaje këmbën o, ti q....... t’ëmën geges o” !!!!
Këto vargje të rapsodëve gjakatarë përpos kënaqësisë së genocidit të kryer kishin dhe synimin final të përçarjes dhe ndasisë Jug-Veri; gegë e toskë si për t’iu kundërvënë rilindasve tanë që me krenari e besim patën këndue:
Gegë e toskë, malsi Jallia,
Jane një komb me u da S’duron,
Fund e majë nja ashtë Shqipnia,
E taneve një gjuhë na Bashkon.