Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Lumenjtë tanë

| E premte, 16.07.2010, 08:53 PM |


Halit Bogaj

 

LUMENJTË TANË

 

Lumi Vjosa dhe Valbona

Krenari për viset tona

Kalojnë fusha kalojnë male

Kalojnë kreshta legjendare

 

Drini plak në pranverë

Shpesh tërbohet si përherë

Gjithashtu dhe Shkumbini

Është i ashpër sikur Drini

 

Është i bukur Lumi Lanë

Me rrjedhim nëpër Tiranë

Edhe Buna Lumi tjetër

E vazhdon rrugën e vjetër