Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi për fëmijë nga Dibran Demaku

| E premte, 16.07.2010, 09:01 PM |


Dibran Demaku

 

POEZI PËR FËMIJË

 

 

SYRI I VOGËLUSHES

 

Syri vogëlushes

larg vendlindjes

është shi i rrëmbyer

që vjen prej Lindjes.

 

Syri i vogëlushes

larg atdheut të babait

është këngë e këputur

nga vrulli i vajit.

 

Syri i vogëlushes

larg dheut të nënës

është errësirë e natës

pa dritë të hënës.

 

Syri i vogëlushes

(ai sy i pafaj)

është lot i dhëmbjes

për vendin e saj...

 

 

GJUHËN SHQIPE TË NJË NËNE

 

Mund të lind motër e Mrikës

në një qytet të Amerikës

 

Mund të lind Nënë e Enisit

Në një spital të Parisit,

 

Mund të lind motër e Lavdisë

në një fshat të Australisë,

 

Mund të lind Nënë e Drilonit

Në një klinikë të Vashingtonit,

 

Mund të lind Nënë e Tomës

në maternitetin e Romës,

 

Mund të lind në paralele

mund të lind në meridiane

 

Fëmijë të lindur prej një gjaku

Fëmijë të lindur prej një Nëne

 

Jetë e tyre do rrjedhë krenare

kur e mësojnë gjuhën shqiptare

 

Në paralele e meridiane

Gjuhën shqipe të një Nëne...

--