| E enjte, 15.07.2010, 08:27 PM |
Teksti “Iku pa u përmendur” i autorit Ilir Muharremit, i publikuar ditë më parë në ueb faqen telegraf dhe i botuar në disa gazeta dhe revista kosovare, tashmë është përkthyer në tri gjuhë të huaja si: gjuhë angleze, gjermane dhe frënge. Prej shumë teksteve të shkruara për legjendën e aktrimit Bekim Fehmiu, ky tekst është vlerësuar nga poeti dhe publicisti Bahtir Hamza, i cili njëherësh udhëheq një emision shqip në “Radio zëri i penës” i cili shfaqet në Toronto. “Prej shumë teksteve që kanë arritur në redaksinë tonë, nga shumë kritikë të njohur, ne kemi përzgjedhur tekstin “Iku pa u përmendur” të Muharremi, dhe e kemi lexuar të tërin, ku edhe është përkthyer në tri gjuhë të huaja në formë direket, dhe pos kësaj ky tekst është transmetuar në shumë televizione amerikane, gjermane dhe frënge” thotë Hamza. “E kemi parë të arsyeshme këtë tekst ta përkthejmë edhe në tri gjuhë të huaja” shprehet ai.
Teksti në esencë përmban vlerën e Fehmiut, karakterin e tij, dhe mos përkrahjen e shumë artistëve tonë ndaj tij.