Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Dulla: Polonia e shtrëngon rrypin

| E enjte, 15.07.2010, 09:12 PM |


Polonia e shtrëngon rrypin

 

Nga Haxhi Dulla, Varshavë

 

Qeveria Polake, ka vendosur të ngrirë pagat për administratën civile,vendim ky  i cili do të sjell  vendit mbi 800 milion z?ot kursime.  Në vitin  2011  rritje të pagave nuk do të ketë për zyrtarë administrativ, ushtarët, policët. Ndërkaq punëtorët e  arsimit do të kenë rritje të pagave. Do të ketë edhe rritje të  pensioneve të punës si dhe atyre invalidor, e drejtë kjo që u takonë rreth 10 milion veta në shtetin i cili numëron 38,2 milion banorë.

Bugjeti i pregaditur do të kufizoj shpenzimet e arkës shtetërore, në atë mënyrë që deficiti  i financiave publike të plotëson kushtet për vitin 2012 për  pranimin  e Polonisë në strefën Euro.  Do të  jetë obligues  programi i quajtur “ parimi i shpenzimeve”, i cili do të kufizon rritjen maksimale të shpenzimeve elastike të bugjetit gjerë në shkallën e 1 përqindjes mbi inflacionin.

Në Poloni administrata shtetërore, vlerësohet  si biurokraci e ngarkuar dhe se shoqëria pajtohet me ngrirjen e pagave te tyre. Në administratën shtetërore të punësuar janë mbi 120 mijë persona, të cilët marrin paga mujore, mesatare 4,4 mijë z?ot,  rreth 1700 Euro ( 4 z? =1 euro). Ushtare aktiv sypozohen  të jenë rreth   100 mijë e po aqsa ka  edhe policë të cilët mesatarisht paguhen nga 4 mijë zlot ne muaj. Nga ana tjetër punetorë te arsimit janë rreth 600 mijë, ndërsa të ardhurat mujore të tyre sillen nga  2,4 gjerë 4,5 mijë. z?.

Qënga viti i ri shkollor në shtator,  mësuesit do të kenë ngritje të pagave për 10 % .

Qeveria Polake është e  gatshme për angazhim të frytshëm  që në vitin 2011 të ketë  ngritje të  PKB   3,5 %, inflacioni i mesëm të ketë zbritje  -2,3 % ndrkaq papunësia te zbret nga 12% në 9.9 .

 

 

14.07 2010