| E merkure, 14.07.2010, 09:26 PM |
Veper e rrallë historike ne vargje
Dr.Zenun Gjocaj : “Rilindjet e orës arbërore”- Prishtinë , 2010 (faqe 300)
Nga Hilmi Saraçi
Dr.Zenun Gjocaj hynë në radhen e krijuesve dhe studiusve të njohur të shkencave të albanologjisë, sidomos në shkencën e historisë së gjuhësisë ka merita të veçanta. Studimet dhe krijimet e dr.Gjocajt , kryesisht i kushtohen kulturës së gjuhës, çështjes gramatikore , problemeve leksiko- frazeologjike . Në këto studime ai manifeston një qasje serioze për trajtimin e problemeve që kanë rëndësi të madhe për disa disciplina shkencore , veçmas për standardin e gjuhës dhe historinë e shqipës e të shqiptarëve . Në këtë fushë shkroi disa vepra me rëndësi të veçantë, Shquhet, sidomos vepra “Struktura leksiko semantike e stilistike e frazeologjisë shqiptare “, me ç’rast autori ka prekur çështjet të cilave nuk u është qasur askush nga gjuhësia shqiptare.
Kohë më parë doli me vepren historike në vargje : “Rilindjet e orës arbërore” me të cilën ka paraqit ngjarjet nëpër disa periudha të historisë sonë kombëtare. Këto vargje të thurura për historinë tonë kombëtare kanë një vlerë dhe domethënjë të veçantë për lexuesin, sepse në mënyrë artistike dhe argumentuese shpiegojnë ngjarjet e zhvilluara gjatë historisë sonë kombëtare, prandaj ato tingëllojnë zëshëm dhe të rrembejnë zemrën, përnjëherë, ashtu siq të rremben kënga e këngëtarit të mirë popullor kur këndon me sharki dhe çifteli për trimat , heronjët e kombit tonë . Vepra është e shkruar në formën e këngëve popullore epike . Të gjitha këto ngjarje historike i shkroi me përkushtim të madh, me mjeshtri të veçantë prej vjershëtari (këngëtari) dhe me njohuri të rrallë shkencore- me përmbajtje gjithpërfshise për historinë tonë kombëtare në disa periudha kohore…
Autori fillon me kreshnikët dhe përfundon me trimat e periudhës historike në krye me Azem Galicën , Hasan Prishtinën e të tjerë. Dr. Gjocaj gjatë hartimit të veprës ka shkuar gjurmave të poetit të madh të “Lahutës së Malësisë” , Gjergj Fishta . Kështu ka arritur që vepra të shkruhet dhe të ndertohet mjeshtërisht, me njohuri të veçantë në fushën e gërshëtimit të poezisë (epike) . Në letërsinë tonë kombëtare janë të rrallë studius dhe krijues që kishin për t’i hyrë një pune kaq të vështirë siq i ka hyrë dr. Gjocaj. Ai si duket punoi me vite të tera në këtë vepër vuliminoze në vargje , për të kënduar me dhembje dhe krenari, për të kaluaren e hershme të popullit tonë, për figurat më të shquara të kombit tonë, të cilët tërë jetën e shkrin për liri dhe pavarësi kombëtare. Autori, dr. Gjocaj ka zgjedhë një rrugë të vështirë të ndërtimit të veprës në vargje, një metodë specifike të paraqitjes se ngjarjeve historike në këtë lloj të përpilimit të poezisë, por me besnikëri , njohuri, objektivitet dhe kujdes të veçantë (argumentues), duke u shquar, njëkohësisht, edhe si një historian i standardit të lartë shkencor . Në vepër këndohet lufta dhe përpjekjet për çlirim, pavarësi dhe bashkim të trojeve shqiptare prej periudhës së kreshnikëvë . . Autori është i frymëzuar në fushën e atdhedashurisë dhe i preokupuar me zemër dhe shpirt për bashkimin e trojeve shqiptare, prandaj do të theksojë më dhembje, por me respekt dhe dashuri të zjartë për bashkimin kombëtar që deri me tani, për fat të keq nuk është realizuar, përkundër luftërave dhe përpjekjeve që janë bërë në periudhat kohore .
Vepra “Rilindjet e orës arbërore” është një vepër e rrallë historike në vargje në letërsinë dhe historiografinë tonë kombëtare. Autori ka treguar se historia jonë kombëtare është e lavdishme, e begatshme , me fytyra të ndritëshme patriotike dhe kombëtare, por në këtë fushë duhet pasur vullnet, dashuri, forcë, njohuri, aftësi dhe talentë për të paraqitur , sidomos në vargje , historinë tonë kombëtare , luftën heroike të popullit tonë për liri dhe pavarësi kombëtare nëpër periudha të ndryshme kohore siq paraqitet dhe këndohet më se miri në këtë vepër.
Në hyrje të vepres autori do të theksojë: Epope,moj kosovare/ Djep i këngës sonë shqiptare/ Përjetësoi në zemer këto vargje/ mos i lë trimat në varre…Autori mendon se nuk është bërë sa duhet në këtë fushë , prandaj duhet të shkruhet dhe të ndriqohet e kaluarja jonë e lavdivshme historike dhe kombëtare qoftë edhe në vargje si këto në këtë vepër. Në veçanti për figurat e shquara kombëtare duhet kushtuar një kujdes i veçantë. Ai veprën e fillon me kreshnikët: Gjeto Basho Muja, Halili, Dizdar Osman Aga , Tale Budalina, Zuko Bajraktari, Gjergj Elez Alia e të tjerë nga kjo periudhë e kreshnikëve ,për të cilet fillon të këndojë si një këngëtar i madh popullor me lahutë për fuqinë që kishin gjatë jetës dhe luftës që zhvillonin kundër kundërshtarëve të tyre, siq ishin Gjuro Harambashi, Pavle Vukashini, Vuk Kapedani e të tjerë. Për jetën e tyre nëpër faza të vështira kalimtare kohore,qendrimin vëllëzëror të tyre në luftën e përbashkët kundër armikut, qendrimin e tyre në fusha e male … Shquhet, sidomos, qendrimi (tubimi) në vendin të “Mrizi i Zanave” , bisedat dhe vendimet që marrin për ruajtjen e nderit dhe të burrërisë nëpër momente të vështira ,dyluftimin me kundërshtarin dhe fitorën gjatë luftës në log të mejdanit,
Klladusha dhe Judbina kishin shumë kreshnikë që luftuan me nderë dhe dashuri për dinjëtetin dhe krenarin e tyre njerëzore dhe kombëtare , për respektin ndaj njëri tjetrit, sidomos ndaj gjakut të tyre . Shquhet dashuria, dhembja dhe kujdesi ndaj familjes, të afërmëve , miqëve , sidomos, ndaj nënës e cila vuante për bijtë e saj. Ajo priste me vite të tera kthimin e djalit: “Troket Zuku n’derë të shtëpisë së vet / Pa e shkel pragun nëntë vjet me radhë / Shpejt nëna mi ka dalë n’derë / Djalin e vet , medet nuk po e njeh”. Autori gjatë këndimit për trimat e Judbinës , këndon për vashat e bukura : Ajkunën, Mehremën, Drenushën , duke u kushtuar vargje të llojit të veçantë artistik, të qendisura me figura stilistike mjaft të qëlluara , siq bie në sy në veçanti krahasimi. Në këtë fushë dashuria dhe besa si nocion dhe martesa zënë një vend të veçantë, sidomos shquhet martesa e Halilit të cilën autori e këndon (përshkruan) me mjeshtëri të rrallë artistike, të gjitha këto me vargje të theksuara ,ndër më të qelluarat të këtij lloji në letërsinë shqipe . ..
Në pjesën e dytë autori flet për Skenderbeun , periudhen e lavdivshme , jetën dhe luftën kundër pushtuesit osman, prandaj thotë : …”Të shkruaj bukur për Skenderbeun/ Shembëlltyrën madheshtore/ Shpirt e gjak, fuqi arbërore / Me përmasa botërore “… Dhe kështu do të flasë për lindjen e Skenderbeut , fëmijrinë , baban e tij Gjonin, vëllezerit, miqët , bashkëluftëtarët, qendrimin në Turqi dhe këthimin në atdhe për të luftuar kundër pushtuesit të atdheut të tij, Shqipërisë .Duke shkruar për familjen e Skenderbeut , për miqët dhe shokët e luftës , autori do të këndojë (përshkruaj) shumë ngjarje me rëndësi të veçantë që kanë të bëjnë për luftën që zhvillohet kundër osmanlinjëve dhe për të arriturat kulminante në fushën e dashurisë për atdheun dhe kombin shqiptarë.Vargjet e thurura për Skënderbeun kanë një peshë të veçantë frymëzuese , në këndvështrimin e kundërshtarit të madh ndaj armikut, prandaj takimet, bisedat dhe fjala e Skendërbeut para bashkëluftëtarëve dhe miqëve të pranishëm si Arianiti, Andre Topia, Gjergj Shtresi, Lek Zaharia, Pjetër Spani e të tjerë janë ndër përshkrimet e dalluara në këtë vepër. “A durohet kështu atdheu /A durohet thundra e huaj / Ta dërmojë zemrën tuaj / A durohet të shkilet prore /Toka jonë arbërore”…
Në pjesën e tretë autori do të flasë për besëlidhjen shqiptare për çlirimin e trojeve shqiptare të pushtuara dhe të coptuara padrejtësisht nga shtetet e mdha evropiane siq ndodhi në kongresin e Berlinit kur shtetet e mdha e coptuan Shqipërinë: “Sot në Evropë krisi rrufeja / Duan të bëhen do vija të reja / Në Bërlin u bë tregti/ Me shqiptarë e Shqipëri”. Autori i prekur nga kjo padrejtësi ndaj popullit shqiptarë do të drejtojë fjalë mllefi dhe qortimi: ”Heu Evropë, ti dalesh fare / Si e shkele të miren shqiptare “… Populli shqiptar i udhëhequr nga prijsit atdhetarë do të organizohet dhe do të mbajë kuvende të shquara për të marrë vendime për çlirimin kombëtar. Dr. Gjocaj do të flaës në veçanti për Lidhjen e Prizrenit të prirë nga fytyrat e shquara patriotike si Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri,Ali Pasha, Geg Shllaku, Ali Vrioni nga Berati, Isuf Sokoli nga Ulqini, Zija Prishtina e kështu me radhë nga të gjitha viset shqiptare : Avdyl Frashëri mirë po flet /Zjarr e mjalt goja po i qet/ Të lidhim besën e shqiptarisë / T’ia kthejmë pushkën osmanlisë”. Pas këtyre kuvendeve ata do të kërkojnë që Shqipëria të jetë e lirë me teritorin e saj kompakt, kudo ku janë shqiptarët, të pavarur si bota mbarë se për ndryshe Evropa nuk do të ketë qetësi kurrë. Për Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, autori do t’i kushtojë vend të veçantë dhe do të këndojë me krenari dhe dashuri.
Gjatë përpjekjeve për çlirimin e Shqipërisë nga pushtues të ndryshëm , autori përfshin të gjitha fytyrat e shquara patriotike nga mbarë trojet shqiptare që angazhohen në detyra të veçanta për liri dhe pavarësi kombëtare -për bashkimin e trojeve shqiptare . Prandaj autori do të theksojë: “ Po betohet djali i Mihillit / Pasha kishën e Shen Gjinit/ S’ia lëshojë kurrë tokën sllavizmit/ Pasha hirin e shën Mërisë/S’ia lëshoj kurrë trojet Serbisë”… Dhe kështu autori me mbrehtësi dhe njohuri do të shënojë momente të larta morale dhe patriotike të prijsve tanë që kurrë nuk pushuan për çlirimin kombëtar nga zgjedha e huaj. ..
Në pjesën e tretë dr. Gjocaj do të këndojë për luftën heroike në Drenicë, në krye me Azem Galicën, por edhe në vise të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë kundër pushtuesit serbë që vrante dhe bëne zullum të paparë ndaj shqiptarëve, prandaj këto luftëra autori do t’i paraqes me theks të veçantë krenarie dhe atdhedashurie . Në këtë periudhë kohore shquhen gjithashtu shumë trima dhe heronjë që nuk pranuan zullumin e Serbisë, dolen në mal dhe me vite të tera luftuan për çlirimin e vendit. Në këtë periudhë kohore shquhet sidomos Azem Galica i cili me trimërinë e tij ia shtiu tmerrin armikut gjatë dymbëdhjetë viteve të luftës i ka bërë shtatdhjetë beteja që kanë mbetur të pashlyera në historinë tonë kombëtare . Dr. Gjocoj do të tregojë trimërinë edhe të shumë trimave tjerë që luftuan heroikisht dhe ranë në altarin e lirisë gjatë kësaj periudhe. Kta trima luftëtarë të mëdhenjë luftuan me zemer e shpirt kundër pushtuesit. Vepra e tyre kurrë nuk do të harrohet në historinë tonë kombëtare . Prandaj autori do të thotë : “ Historia i përjetëson / Kombi ynë kurrë s’i harron / Lum ata që japin jetën / Ballëpërballë me Azem Bejtën…”