| E marte, 13.07.2010, 09:19 PM |
Miradie Zymberi
Nuk kthehen vitet
Ne dhomen time,
te shtepise se vjeter,
rrinim ne perqafime,
e nuk dinim per gje tjeter.
Yjet nga qielli,
për ty desha t'i zbres,
te kisha rreze dielli
t' me zgjonin ne mengjes.
I riu ka drojë,
kur vjedh dashuri,
çdo gje i duket lojë,
por dhe lumturi.
Ne mendime rri e vete,
per ditet qe s'kane kthim,
ku humben, ku treten,
zemra eshte mbushur pikellim.
Me shikimin si shigjetë,
e mbajë qendrimin hyjnor,
buzeqeshjen djallezore zemra,
si zjarr e ndez ne kraheror
KUR HESHTJA DHEMB II.
Nuk më flet as sonte?
nuk më fole as mbrëmë!
Nuk e di që kjo zemrën lëndonte,
e bënte sikur natën pa hënë?!
Dua të grabis dhe fal dashurinë
prore dua të jesh në gjirin tim,
me dashuri do mund edhe stuhinë
pa ty vetja më duket jetim.
Si lule livadhi të bleruar në pranverë
do të lulëzoj duke shtrirë fletë,
nuk dua të ndahem asnjë çast ...asnjëherë
me ty e di se jetën vërtetë e kam jetë.
Do të marr zemrën si një margaritar
kurrë të pandarë nga shpirti im,
po u desh, i saj do të jem edhe varr
dua të jem’ bashkë, sot dhe në amshim.