Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Është Loja e Madhe e Condoleezza Rice

| E diele, 02.12.2007, 08:29 PM |


Taktika sovjetike e Rice çon në Annapolis, por fronti sunit shkakton problem

Në fakt, atomikja pakistaneze është e financuar gjerësisht nga sauditët, për njëzet vjet aleatë të ngushtë të Islamabadit lidhur me skenarin afganas dhe kriza e kredibilitetit të Pervez Musharraf është përplasur papritmas mbi Riadin. Aftësia e dobët, shumë e dobët, e veprimit, e kushtëzimit dhe e inisiativës e "frontit sunit" është shfaqur kështu në rëndësinë e plotë të saj edhe në Liban. Rafiq Hariri - të mos harrohet- njihej si kreu i "Partisë Saudite" (dhe shirakiane) në Liban dhe identik është sot roli i djalit të tij

Condoleezza Rice
Falë një operacioni dinak diplomacie leksikale, Condoleezza Rice, ka arritur që të transformojë gjysëmsuksesin e pashmangshëm që profilohet në Annapolis në një gjysëmsukses. Në fakt, konferenca është përcaktuar nga Departamenti i Shtetit si "fillimi i një rruge". Në këtë mënyrë, tentohet që të harrohet se kur George W. Bush e ka shpallur konferencën, urimet e Administratës qenë që ajo të shënonte atë "kthesë" që pritej nga vdekja e Yasser Arafat, "fundi i një rruge" me shumë firmosje të ndonjë protokolli mirëkuptimi. Kështu - përjashto parashikime të mrekullushme, gjithmonë të mundura në Lindje të Mesme - gjysëmsuksesi i Annapolis nuk do të përbëjë një kthesë, por vetëm etapën e radhës të një procesi afrimi izraeliano - palestinez, të cilit akoma nuk i ravijëzohet konkluzioni. Është e kotë të humbet kohë për të kërkuar të kuptohet nëse impasi është faji i Ehud Olmert apo i Abu Mazen, por është shumë më e dobishme që të tentohet të vihet në provë mbajtja e linjës strategjike - konceptuar nga Condoleezza Rice, që ka çuar në konferencën e Annapolis. Duke shënuar një kthesë të pastër respektivisht doktrinës së ndjekur nga Colin Powell, që zbatonte në Lindje të Mesme linjën e frenimit, të reduktimit të dëmit, të ndjekur nga viti 1979 e më pas nga demokratë e republikanë, Rice, ka tentuar që të vërë në zbatim një doktrinë të re, jo më mbrojtëse, por lëvizjeje, të bazuar mbi aksionin e vendosur të presioneve diplomatike dhe të fuqisë të Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Europian dhe të "frontit sunit". Zgjedhja e Ahmadinejad në vitin 2005, në Iran i ka vënë Shtetet e Bashkuara dhe botën përballë domosdoshmërisë për të kuptuar se, frenimi kishte dështuar në të gjitha frontet dhe jo vetëm kundrejt terrorizmit binladenist (edhe toleranca clintoniane kundrejt talebanëve dhe al Qaedas kish pasur këtë rrënjë "doktrine"). Përballë ekspansionit evident të aftësisë destabilizuese të revolucionit islamik iranian dhe të aleatëve të tij, (Siri, Moqtada al Sadr, Hizballah e Hamas), Rice ka vënë në zbatim një doktrinë të markës së dukshme kremlinologjike: përkufizimin e një zinxhiri vendesh aleate të Shteteve të Bashkuara dhe të Europës, që të mos kufizohej në frenimin e presionit islamik, por që të merrte inisiativë, duke imponuar zgjidhje të favorshme ndaj stabilizimit në zona të ndryshme krize: Palestinë, Liban, Irak e Gji Persik, Afganistan. Në pranverën e vitit 2007, një korrespondent i shkëlqyer italian në Shtetet e Bashkuara, Maurizio Molinari, ka shpjeguar në të përditshmen "La Stampa" sesi funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit qenë të sigurtë se kjo politikë "rrethimi aktiv" që kish pasur sukses në vitet e Ronald Reagan kundër Bashkimit Sovjetik (janë vitet e formimit akademik të Rice) do t'i replikonte aromat e saj në Lindje të Mesme. Në thelb, kjo doktrinë ishte përpunuar edhe sipas sugjerimit të Mbretit Abdullah i II-të i Jordanisë dhe shërbente - dhe shërben akoma sot - si çernierë për Egjiptin Autoritetin Kombëtar Palestinez të Abu Mazen, Libanin e Fouad Siniora, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Pakistanin. Mjafton të rendisësh vendet e "perdes sunite", që duhet të pësonin mbi vete "drapërin shiit" (përkufizimi është i Mbretit Abdullah i II-të) për të kuptuar se përse nga Annapolis nuk mund të vijë shumë. Kjo doktrinë nuk ka funksionuar, shpejt është shfryrë. Pika e parë e zbatimit të skemës së veprimit të Rice ka qenë samiti vendimtar i Riadit i muajit shkurt midis Ismail Haniyeh e Abu Mazen. Në këtë "sukses historik", në atë "marrëveshje të unitetit kombëtar palestinez", në metodat që janë përdorur për ta arritur, është shkruar historia e dështimeve të mëpasëm. Çerniera e aksionit në Lindje të Mesme i Shteteve të Bashkuara, Arabia Saudite, në fakt arriti që ta mbyllë marrëveshjen, duke hedhur në fushë forcën e saj të vetme dhe të pranuar: paratë. Por shtrëngimi i duarve midis Haniyeh e Abu Mazen, që kishte mbrapa shpatullave vetëm perspektivën e ndarjes së një plaçke prej 2 miliard dollarësh amerikanë, ka zgjatur aq sa duhej të zgjastë - i ka shërbyer Hamasit për të përfunduar puçin e tij, ndërsa e ka shtyrë al Fatahun që të ulë vigjilencën - dhe në harkun e tri muajve Hamas e al Fatah janë përleshur në Gaza, me rezultatin që dimë dhe më përparimin e zonës së drejtpërdrejtë të influencës të Iranit në Mesdhe. Brenda pak javësh edhe çerniera lindore e "frontit sunit", Pakistani, ka hyrë në një spirale krize të pakontrolluar, me pasoja destabilizuese jo vetëm në frontin e brendshëm dhe në atë afganas, por edhe në të gjithë zonën e Gjirit Persik. Në fakt, atomikja pakistaneze është e financuar gjerësisht nga sauditët, për njëzet vjet aleatë të ngushtë të Islamabadit lidhur me skenarin afganas dhe kriza e kredibilitetit të Pervez Musharraf është përplasur papritmas mbi Riadin. Aftësia e dobët, shumë e dobët, e veprimit, e kushtëzimit dhe e inisiativës e "frontit sunit" është shfaqur kështu në rëndësinë e plotë të saj edhe në Liban. Rafiq Hariri - të mos harrohet- njihej si kreu i "Partisë Saudite" (dhe shirakiane) në Liban dhe identik është sot roli i djalit të tij. Por brenda pothuajse tri vjetëve, Riadi nuk ka arritur ta rekuperojë aspak terrenin e humbur në Bejrut me vdekjen e Hariri dhe kështu - falë edhe një palëvizshmërie të pabesueshme europiane - i duhet të konstatojë sot se, në Liban pushteti i kushtëzimit dhe i influencës së Damaskut është vendimtar, nuk është cënuar aspak dhe se vendet e "frontit sunit" dhe Shtetet e Bashkuara tjetër nuk arrijnë të bëjnë veçse të qëndrojnë në një pozicion mbrojtjeje të pastër të ekzistueses, me tendencë nga humbja e terrenit. Në këto orë situata libaneze është inkandeshente dhe Damasku sapo ka siguruar për Hezballahun një avantazh të jashtëzakonshëm: çdo dukje ligjishmërie statuale është bërë e kotë, falë "vakancës" së postit të kreut të shtetit. Kuadranti i vetëm në të cilin ka funksionuar një rakordim midis inisiativës amerikane dhe sunitëve ka qenë ajo irakene, ama në një logjikë dhe në një kontekst që konfirmojnë pikat e krizës së doktrinës Rice. Ndërsa ka në fakt efekte më shumë se të shkëlqyera në "trekëndëshin sunit" rakordimi midis forcave amerikane të Gjeneralit David H. Petraeus dhe krerëve të tribùve dhe raisëve sunitë në funksion antiterrorist, vazhdon që të jetë pothuajse nul influenca politike e regjimeve sunite ndaj qeverisë së Bagdadit. Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania, nuk kanë ndihmuar që të zgjidhet qoftë edhe një konflikt midis atyre që kanë paralizuar prej dy vjetësh dhe paralizojnë deri më sot fillimisht qeverinë e al Jaafari dhe sot atë të al Maliki. Një paralizë e rrezikshme, e cila rrezikon të shfuqizojë efektet megjithatë të bujshme të strategjisë së re ushtarake amerikane. Në këtë kontekst, nuk shikohet se si dhe përse është e mundur të përmbyset tendenca dhe të arrihen në Annapolis efekte pozitive falë "frontit sunit". Kjo për të thënë se, pikërisht lidhur me frontin e krizës në të cilën aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara - sauditët - kurrë nuk kanë qenë pjesë e zgjidhjes dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e problemit, për shkak të fondamentalizmit të tyre fetar antihebraik, siç ta kap menjëherë syri nëqoftëse analizohet thelbi i konfliktit izraeliano - palestinez. Në fakt, një prej pikave të ndarjes më të pashërueshme midis Olmert dhe Abu Mazen, ka qenë refuzimi i këtij të fundit për të pranuar karakterin e "shtetit hebraik" në Izrael. Kjo nuk është thjesht një çështje emërtimi, por është "çështja" që ka si pasojë të menjëherëshme njërën ose tjetrën zgjidhje të problemit themelor të kthimit të refugjatëve palestinezë. Nëqoftëse i njihet faktikisht Izraelit karakteri prej "shteti hebraik", atëherë bie automatikisht mundësia konkrete për të futur 3 - 4 - 5 milion refugjatë palestinezë, të cilët do ta transformonin atë në një shtet me mazhorancë arabe - dhe duhet të përshkohet rruga e dëmshpërblimit dhe e kthimit të rezervuar disa dhjetëra mijëra prej tyre (refugjatët e vitit 1948 akoma në jetë). Problemi është që Izraeli - pa kurrfarë dyshimi - është dhe ka të drejtë totale që të konsiderohet "shtet hebraik". Në fakt kjo ka qenë saktësisht zgjedhja e asamblesë së Kombeve të Bashkuara e 29 nëntorit 1947, e cila, veç të tjerash, në Rezolutën 181 jo vetëm njohu plotësisht definicionin "Jewish State", por i dha edhe motivacionin specifik historik që i çoi Kombet e Bashkuara për ta dalluar nga Arab state of Palestine (dhe jo nga shteti palestinez). Domethënë, dy shtete jo të padallueshëm apo të delimituar vetëm territorialisht, por të përcaktuar në mënyrë eksplicite nga përkatësia e ndryshme etnike. Nga viti 1947 deri më sot, bota arabe dhe muslimane refuzon pikërisht këtë definicion të shtetit hebraik dhe e konsideron si blasfem respektivisht pikave themelore të Islamit. Me budallallëk, problemi është konsideruar gjithmonë dytësor nga Europa dhe nga Shtetet e Bashkuara, që nuk e kanë shtrënguar kurrë një marrëveshje as në Madrid, as në Oslo në vitin 1993, as më pas. Aq më pak, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk kanë vlerësuar asnjëherë peshën e tmerrshme të kësaj pike në "Planin Fahd" të vitit 2002, të cilin Lindja Arabe bile e ka pranuar në vitin 2007 (sukses i dukshëm substancial i Rice) dhe që parashikon njohjen arabo - islamike të Izraelit në shkëmbim të tërheqjes nga territoret e pushtuara. Në fakt, edhe Plani Fahd e përjashton njohjen e karakterit "hebraik" të Izraelit dhe kjo e pengon sot Abu Mazen, që të pranojë klauzolën që Olmert kërkon në respektim të ligjishmërisë ndërkombëtare dhe si ekuivalent ndaj lëshimeve substanciale territoriale. Shkëmbinjtë, mbi të cilat rruga që fillon në Annapolis rrezikon që të mbytet nuk përfaqësohen nga kolonitë hebraike apo nga linja kufitare, argumente shumë të mprehtë këto, por nga ato - nëpërmjet kompensimeve - që është më shumë se e mundur të gjendet një ujdi, siç u bë tashmë nga izraelianët dhe palestinezët në Taba në janar të vitit 2001. Aq më pak është sot një element krize. Mbulesa palestineze ndaj terrorizmit kamikaze: pas luftës civile të Gazas, forcat e armatosura të Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe ato të Izraelit, kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara në koordinimin dhe në bashkëpunimin në Cisjordani. Problemi i vërtetë i pazgjidhur dhe dukshëm i pazgjidhshëm është ai i kthimit të refugjatëve, por vetëm pse është i lidhur me njohjen e karakterit hebraik të Izraelit (në thelb, komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblime monetare të tilla refugjatëve sa ta bëjë perspektivën e kthimit deri joavantazhuese). Sikur "fronti sunit" të kish maturuar një pozicion evolutiv lidhur me këtë element, Annapolis do të kish mundur të shënonte një sukses të menjëhershëm, por nuk ka qenë kështu dhe ngurtësimi dogmatik i sauditëve dhe i vendeve të tjera sunite lidhur me argumentin duket dramatikisht i pakalueshëm. Kështu që, herët a vonë, do të arrihet në pikën në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të duhet ndërgjegjësohen se refuzimi i Izraelit nuk i përket dhe aq - ose vetëm - "çështjes së tokës", por, fatkeqësisht, çështjes së hebraizmit, të mosgatishmërisë edhe të islamikëve të "moderuar" për të njohur karakterin hebraik të Izraelit, të drejtën e hebrejve për të pasur një shtet si të tillë. Vetëm kur ky proces do të maturohet, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të përpunojnë një "doktrinë" të ndryshme që kompleton atë akoma çalamane të përpunuar nga Rice. Doktrinë, të kuptohemi mirë, që është megjithatë një hap përpara respektivisht asaj të "frenimit" pasiv të pastër e të thjeshtë në të cilën - në mënyrë të pabesueshme - kanë ngecur demokratët, me pasoja shqetësuese, siç është parë mirë në pranverën e vitit 2007 me vizitën jo të goditur të Nancy Pelosi në Damask, që ka pasur si rezultat të vetëm bindjen e Bashar al Assad se mund të bëjë ligjin kur të dojë në Liban, pa pasur mundësi që një Administratë eventuale demokrate as edhe të arrijë që ta kuptojë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA - RD