Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Telegram derguar familjarëve te poetit Zydi D. Morava, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

| E marte, 13.07.2010, 09:58 PM |


TELEGRAM

 

TË NDERUAR FAMILJARË TË POETIT ZYDI  D. MORAVA

 

Me hidhërim  mësuam ndarjen para kohe të njeriut tuaj të dashur poetit Zydi Morava.

Kjo humbje e rëndë ka prekur familjen, miqtë, krijuesit, shokët dhe gjithë lexuesin, në Atdhe  dhe në Botë.

Poetët janë hyjnor se kanë një linjë të rezervuar që komunikojnë me Zotin.

Ata kanë një shpirt të gjerë dhe të thellë të mbushur me të vërtetën, dashurinë, sakrificën dhe patriotizmin që digjen nga një zjarr i brendshëm për të ndriçuar Atdhenë.

Sa të gjitha këto vyrtyte bashkë, kanë dhimbje, kur shkojnë në qiell.

Për tja u bërë pak më të lehtë humbjen e tij ne si Shoqatë  e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë vijmë dhe marim pjesën tonë të dhimbjes.

Zydi  Morava u denua dhe u presekutua nga komunizmi se e deshi Atdhenë  dhe lirinë  me shpirt dhe shpërthime si rrallë poet.

Kujtimi i tij do jetë i paharruar, brezat e atdheut do shijojnë lirikën e tij të kulluar dhe do përkulen  me respekt para kujtimit të tij

 

Nga KRYESIA E SHOQATËS