| E marte, 13.07.2010, 08:58 PM |
Engjëll Koliqi
BESONI!
E pabesueshme
Por e vëtetë
Nuk do të di kurrë të endem
Në magjinë
E trupave të gjallë
Të pranishëm në natë
E të kujtoj emocione
Të ditëve
Të evaduara nga brigje
Të ndritura
Të ujërave kristalorë
Që gjithçka duan ta lidhin
Me dashurinë
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
ECIM ME FUQI MREKULLIE
Teke të erës
Rishërojnë plogështitë
Të mbyllura horizontalisht
Në vendet
Te i ëmbëli profil
Si mendime të dala boje
Të një vere pjergullore
-
Atëherë
Të ecim përpara
Me të gjitha fuqitë
E mrekullisë
-
Atje në fron
Na pret dashuria
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
NË FRON JAM
Ëndërra fëmijënore
Të thjeshta dhe të padjallëzuara
Gjithnjë më kanë joshur
Kah froni i amshuar
I dashurisë
Edhe kur i kam pasur të ndaluara
Rrugët e ëmbëlsisë
Kam marshuar gjithnjë
Dhe tash jam në fron
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
NË NATËN E GJATË HISTORIKE
Derisa trupi im
Edhe gjente kohë për të fjetur
Mendja ime gjithnjë endej
Dhe shkonte në të gjitha botërat
Duke kërkuar drejtësi
Që përmes lirisë
Ta arrij lumturinë
-
Gjithnjë ëndërroja
Fronin e dashurisë
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
SHKËNDIJË N’ERRËSIRË
Në këtë botë interesesh
Kur çdo gjë errësohet
Me hije diplomacishë
Regjimi ynë i dashurisë
Është shkëndijë n’errësirë
Që shndëritë të gjitha relievet
-
Ta pëprqafojmë
Me përkushti shpirti!
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
DUKE VROJTUAR
Jam bindur
Se ëmbëlsia e dashurisë
Është
Më e shijshne se mjalti
Dhe historisë ia kam falur
Fronin e dashurisë
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
KASNECËT E PUSHTETIT
Duke përmbushur
Intereset e tyre të fëlliqta
Masat popullore
Edhe dashurinë
Krejtësisht i kishin harruar
Tash
Edhe historia i ka përjashtuar
...
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
DUKE DËGJUAR HESHTJET
Shumë gjëra
Kam mësuar
Në këtë botë interesesh
Duke injoruar
Zhurmat e panevojshme
Më së miri
I shërbejmë dashurisë
Kudo në gjithësi
Edhe këtu në fron
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
NË NATËN E YJËZUAR
Dashuria jonë
Bëhet më e ndritshme
Më shkëlqyese
Me plot mrekulli
Dhe shije të këndshme
...
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
DASHURI FISNIKE
Nuk jemi bashkë ne
Vetëm për pasione
Por për trashëgimi
Të farës sonë elite
Dhe të traditave
Të shenjta
-
Rroftë edhe tej amshimit
Dashuria arbërore!
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
NË BINARËT E SHEMBULLIT
Të parët jemi ne
Dhe të pagabueshëm
Në drejtimin për në fron
Të lokomotivës së dashurisë
-
Përpara
Me besnikëri!
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
ERË GOJËSH...
Gjatë puthjeve të dashurisë
Në gojët tona
Ka aromë bese
Erë besnikërie
Fuqi trashëgimie
...
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
GËZUAR MBI NJË SHEKULL
Më e afërta
Më e dashura ime
Shumë urime
Për njëzet pranverat
E bukura
Dhe të lumtura
I paq
Edhe njëqind të tjera
Plot shëndet
Fat e lumturi
Edhe më shumë dashuri
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
AJO DRITË E MBRËMJES
Për fatin tonë të mirë
Na i shndritë
Rrugët e sheshet
Dhe të gjitha kthinat
E dashurisë
Udhërrëfyese e shkëlqyeshme
E dashurisë shembullore
Shpëtuese e kësaj bote
Gjithnjë e vlefshme dhe e përdorshme
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 3 korrik 2010
PËRKRAH MEJE
Në çastet vendimtare
Të lëvizjeve të rëndësishme
Kur duhet marrur
Vendime historike
Përkrah e kam dashurinë
Mbretëreshën time
Me njëmijenjë mrekulli
Pescate (Lecco), 3 korrik 2010
PËR MUA JE VETË JETA
Je e çmueshme
Për zemrën time
Buzëqeshja jote e ëmbël
Më jep fuqi mrekullie
Të pres
Si rrezen e parë të diellit
Në dritare
Të kësaj pranvere dashurie
Pescate (Lecco), 3 korrik 2010
FRYMOJ VETËM PËR TY
Do të bëj në shpirtin tim
Një peshtof
Për shpirtin tënd
E në zemrën time
Një vendbanim
Për bukurinë tënde
Në kraharorin tim
Një varr
Për dënimet tua
Do të të dua
Si mendjendriturit
Duan pranverën
Dhe do të jetoj në ty
Një jetë të një luleje
Nën rrezet e diellit
Do të këndoj emrin tënd
Si lugina
Që këndon jehonën e kumonave
Do të dëgjoj
Shprehitë e shpirtit tënd
Si plazhi
Që dëgjon historinë e valëve
Në këtë jetë
Dhe në amshim
Gjitjhmonë do të jem i gjallë
I fuqishëm dhe i lumtur
Për ty
Në të shenjtërueshmën dashuri
Pescate (Lecco), 3 korrik 2010
MENDO E VLERËSO...
Do të vij koha
Në të cilën
Me lartësim
Do e përshëndesësh vetveten e arritur
Në derën tënde
Në pasqyrën tënde
Dhe secili do të qeshë
Në mirëseardhjen e tjetrit
Që ke injoruar
Gjithë jetën
Një tjetër që të di përmendësh
Mos u ngut
Shihe realitetin
Dhe shko përpara
...
Pescate (Lecco), 3 korrik 2010
NJË VENDIM
Që nga sot
Me kushtetutë vulosur
Në relievet e mbretërisë sonë
Dhe në mbarë gjithësinë
Do të këndojë
Dhe komandojë
Vetëm dashuria!
Pescate (Lecco), 3 korrik 2010