| E hene, 12.07.2010, 07:39 PM |
Vullnet Mato
Kurrë më, kurrë!
Kur bukurinë dhe dinjitetin
ta lakmonte çdo burrë
atëherë të desha,
sa s’më deshe kurrë.
Dhe të harrova,
kur s’më kujtove asnjëherë.
Kur u njohe me të tjerë,
me shumë të tjerë...
Thashë s’do të kujtoj më kurrë, kurrë.
Por oh, dëgjova
kapërceve Adriatikun,
u shite prostitutë,
te një pisburrë, pisburrë...
Thashë s’do ta dëgjoj
më emrin tënd kurrë, kurrë.
Por oh, oh, oi, oi,
ta pashë fytyrën matanë detit
te TeleDue, në milici,
kapur rrugëve si kurvë, si kurvë...
Thashë s’do ta shoh më
fytyrën kurrë, kurrë.
Por oh,të ndesha rastësisht
te shkallët e spitalit të Tiranës,
me fletanalizën “AIDS”, sereopozitiv,
kishe dalë tepër e sëmurë, tepër e sëmurë...
Thashë s’do më dalësh më
para syve kurrë, kurrë.
Por oh, të pashë
pas ca vitesh fotografinë
te varrezat e Sharrit
të shtrirë përfundimisht,
jo nën burra,
por nën dy gurë, nën dy gurë...
Dhe thashë me vete:
sikur të ringjallej sërish
e të mos bëhej më kurvë,
do ta merrja për grua me çdo kusht,
dhe s’do ta ndaja nga vetja, kurrë më, kurrë!...