Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku

| E diele, 11.07.2010, 09:00 PM |


Me poeten znj. Xhevahire Izmaku, organizatore e Festivalit të poeteshave, organizuar në Vushtrri të Kosovës

 

Intervistoi Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

 

Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.

Ajo është vërtetë shëmbëllimi i femrës shqiptare. E palodhur dhe në krye të gjithçkaje që pritet jo vetëm nga mendja e saj, por e gatshme për të qënë e para e çdo iniciative të re. Bëhet fjalë për zonjën kosovare Xhevahire Izmaku, nënkryetare dhe poete nga Vushtrria e Kosovës,  organizatore kryesore e takimit të poeteshave nga gjithë trojet shqiptare…që zhvilluar për të njëzetetetin vit radhazi ndër qytetetet më të lashta të Kosovës Një organizim ky, që kërkon një përkushtim tejet të veçantë dhe përkushtues. Ndaj përveç portretin simpatik të kësaj gruaje, tërhiqesh njëherazi nga sjellja dhe prania e saj kudo…

 

Prej sa vitesh jeni në drejtimin e festivalit poetik të poezisë...(sa vite ka gjithsej që organizohet).

 

 Festivali i poezisë: Takimet e Poeteshave shqiptare”, është një ngjarje kulturore që në qytetin e lashtë të Vushtrrisë, ka lindur para 31 vjetësh. Sivjet ishte viti i 28 me radhë i organizimit, ndërsa për 3 herë tjera nuk është mbajtur shkaku i rrethanave të njohura në Kosovë. Në vitin 1995 me rastin e mbajtjes së festivalit, ne rrethana ilegale, manifestimi u mbajt në një shkollë fillore në Vushtrri, pra thuajse ishte aktiviteti i vetëm kulturor, që e mbante gjallë kulturën  e qytetit tonë.Fillimisht si nxënëse e shkollës fillore mirrja pjesë si spektatore në sallë dhe ëndrroja kur një ditë dhe unë do të dilja të lexoja vargjet e mia para atij publiku të madh. Vitet kaluan, unë u bëra një pjesëmarrëse e rregullt, dhe nga viti 1995, si njëra ndër organizatorët e festivalit. Ka tre vite që ky festival tanimë mbahet nën udhëheqjen time dhe ekipës që kam zgjedhur.

 

Pse është zgjedhur pikërisht qyteti i Vushtrrisë... Ç´domethënie ka poezia për këtë qytet...

 

Në vitet e 70-ta një artdashës bashkqytetar i imi, historiani Fahri Buqinca se nashku me bashkshoretn e tij, një grua që ka punuar shumë në viset tona për emancipimin dhe shkollimin e femrës shqiptare, me disa intelektualë të tjerë nga Vushtrria, si Abit fejza etj, morën një iniciativë që të mbahet një takim letra i quajtur ”Takimet e poeteshave”, ku ftoheshin disa vajza të reja, që kishin pak talent të lexonin vjershat e tyre, kryesisht kishte mësuese që poezitë ju kushtonin nxensave te tyre dhe gjimnaziste qe shkruanin per dashurine dhe natyren. Vushtrria si një qytet qe fle mbi themelet e nje kulture te lashtë qe trashegohet nga mesjeta, e mirepriti nje aktivitet te tille dhe i dha shume shpirt, duke pritur poetet me gezim ne kete evvent, duke ju siguruar fjetjen e tyre, ne shtepi te njerezve qe donin ti kishin musafire poetet, pasi ngjarja zhvillohej per tre dite radhazi, ku grate tona vushtrriase, shfrytezonin ate prezencë te madhe njerezish per te ekspozuar edhe punimet e tyre te dores. Ngadalë kete aktivitet kulturor, e ushqyen dhe e rriten nje ngjarje te madhe kulturore, e cila kaloi permasat e nje aktiviteti te nje komune, kaloi kufijte e Kosoves dhe Shqiperise, arriti te behet nje ngjarje e dëshiruar kombëtare për njerëzit e letrave dhe dashamirët e tyre.

 

Si një poete e njohur në Vushtrri dhe Kosovë, lidhja dhe raporti që keni ju me poezinë...

 

Imazhi i parë që kisha krijuar për një poete, ishte pikërisht ky festival.Si nxenese e gjimnazit, kur vinte nata, mbyllja sytë e ëndërroja veten një shkrimtare, dhe ishte hera e pare klasa e katërt fillore, kur unë bëra një ese të bukur e cila u vu në muret e shkollës dhe mora shumë lëvdata. MËsuesi im i pare kishte thënë, mbani në mend , që nxënësja ime do të jetë një poete në të ardhmen. Më vjen mirë që se kam zhgënjyer. Fillova të lexoj shumë dhe ngadalë edhe të shkruaj. Botimin e parë e kisha në vitin 1993, Lotet e ZemrËs, e  më pas dhe tre libra të tjerë,  paralelisht kam shkruar dhe lexuar, më pak  botuar, por gëzohem që sjam ngutur, kam keputur figurativisht frytat e pjekura në krijimet e mia.Tani une dhe poezia jemi përballë njëra tjetrës, ajo më tundon që marr dhe përkund, në anën tjetër puna ime që me jep pak kohe për frymezimin artsistik. Por, jemi përsëri bashkë dhe krejt në fund mbetem poete.

 

A keni vënë re ndryshim nga viti në vit, në këtë festival...dhe çfarë konkretisht...

 

E mbaj mend  veten në një takim letrar me 12 poete te reja, një kënd te vogel në një fabrikë tekstili, dhe tani si kryeorganizatore e nje eventi, qe transmetohet live nga mediat ku per te lexuar 30 poete garojne mbi 84 te tjera.Ka ndryshuar struktura e krijueseve, nga një debutante, në te interpretojne emra te njohur ne skenen letrare shqipe.Manifestim kulturor, qe percillet me pika moderne baleti, me arie te bukura, me darka mundane, qe do ta e kishin lakmi edhe shtete tjera në zhvillim. Për sa i përket prurjeve të reja artistike, frymëzimet tani lindin edhe nga më të ndryshmet, qe nga kanceri ne gji, deri tek heronjte e filmave te vizatuar, krijueset shqiptare jane vlera të reja për mbare krijimtarinë shqiptare.Ato lexojnë letërsine e huaj, kane inspirime nga më të ndryshmet, trajtojnë fenomenet e reja në mënyren artistike.

 

Cila ka qënë mbështetja kryesore qe ju ka dhënë forcë dhe optimizem, edhe përballë vështiresive që keni pasur dhe së fundi ja keni dalë me sukses...

 

Mbështetja kryesore kanë  qenë njerëzit e thjeshtë të qytetit tim, ata që e kanë në shpirt artin e kulturën, që vleresojnë pa paragjykime punën e mire, vleresojnë njerëzit që duan të avancojnë, të kultivojne kulturen e vet.Optimizëm, rrethanat e reja politke në vendin tim.Endrra ime është që në shtetin e Kosoves te jetoj, te punoj, te jap kontributin tim, atë kontribut qe do ta ipnin me zemër ata qe nuk e kane kete mundesi, njerezit qe dhane jeten për kete liri. Te gjitha keto me behen bashke dhe marre forcën, perballë edhe pengesave qe njerëzit mund t’i bejne me dashje ose pa to. Krejt ne fund, suksesi, kur vjen pas nje pune të lodhshme, kur ekipi që kisha pranë punonte edhe pas orarit te punes, edhe naten qe te behej me e bukur skena, më i paster qyteti, ata jane frymëzimi më i madh për punen. Vertet njerezit e qytetit tim, e meritojnë te kenë nje festival te tille. Jane keta qytetarë qe mbushin sallen, naten e ores se madhe letrare… ku tjetër do  uleshin 500 veta në një sallë për të dëgjuar vargje të tilla të bukura. Në Vushtrri.

 

Cila është motoja e jetës, apo punës suaj...

 

Punë, sinqeritet, jo tërheqje para sfidave.

Kosova ka nevojë për energji të re, përseri, punë dhe vetëm punë na duhet ne, për të nxanë hapin e vonuar jo vetm në kulturë…

 

Një mesazh që do i dërgonit lexuesve shqiptarë kudo që ju lexojnë…

 

Përballë nevojave të ditës, rutinës së punës, ndani pak kohë për art, culture, uluni, dëgjojeni një këngë të bukur, shikoni një film të ri, përcillni një shfaqje në teatër, dhe jeta jonë bëhet më e lehtë dhe më e bukur. Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.

 

Ju falenderoj, duke ju urua suksese të mëtejshme në jetën private por edhe atë profesionale.