| E diele, 11.07.2010, 09:39 PM |
TUPANI DHE SURLJA
Mu në shesh t’ qytetit
Po dridhet Gjilani –
N’ dasmën e hasretit
Po na thërret tupani .
Miq e dashamirë,
Lum që u ka vatani –
Vënia veshin mirë
Se çka thotë tupani !
Tupani:
Grumba , grumba , grumbull ,grumbull,
Mblidhen shqipet brumbull , brumbull .
Hidhet vallja rrumbull , rrumbull ,
Gjithë shqiptarët grumbull , grumbull!
Grumba, grumba , lidhni duar ,
Besa- besë gegë e toskë ,
Se kur jeni të bashkuar -
Do të jeni ma të fortë!...
II.
Seç po bie surlja,
Seç po gjëmon lodra,
Vallëzojnë gra e burra,
Vëllezër edhe motra .
Kur t’ vallëzoni sheshit ,
O, ju gra e burra –
Vënia mirë veshin
Se çka ju thotë surlja !
Surlja:
Tri, li, li, li, li,
Tri, li, li, li, li ...
Në ballë po na pri
Flamuri kuqezi .
Kërceni në thembër ,
Kërceni në gishta ,
Dojuni me zemër ,
Pa hile, pa bishta !
III.
Tupani:
Bumba , tika, taka, tika ,
Hedhin valle nuse e çika .
Bumba, tika, tapa, tupa ,
Hedhin valle djem e çupa .
Bumba, rrake , tik e tak ,
Nuse t’ mira për merak !
Njëra qafën si pëllumb ,
Tjetra buzët si llokum .
Surlja:
Tri, li, li, li, li,
Tri, li, li, li, li,
Nusja si hyri ,
Shtatin si selvi .
Syrin rrush të zi,
Vetullat gajtanli ,
Faqet gurabi ,
Gojën si kuti.
IV.
Tupani:
Bumba, rrumba, bum, bum,
Po banë nëna , lum, lum !
Dumba, dumba ,dum, dum,
Nusja e bukur shumë, shumë !
Bumba , rrake tik e tak,
Nusja e bukur me duvak ,
Dumba, rrake tik e tak ,
Paska shtatin si bajrak .
Surlja:
Tri, li, li, li, li,
Tri, li, li, li, li,
Hundën kalemli,
Qafën gastarli .
Nusja me kurdel,
Ballin plot me tel ,
Kollanin në bel ,
Si hana kur del !
Gjilan, më 10.07.2010. Demir KRASNIQI