Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arsim Halili: E kujt jam...

| E diele, 11.07.2010, 01:38 PM |


Arsim Halili

 

E KUJT JAM...

 

(Lotit për Çamërinë)

 

Tokë e lotuar

Në ty ndjejë

mall atësie,

 

Larg nga TI harrimi

Lotin të mos e tretë Joni

As grafitet ogure

Në faqet e dhembjes

 

Epitafet...

Përcëllohen nga vapa

Edhe dielli le të ketë ethe

 

Le të  rritet hija ime

Në plangun e dhembjes

Ofshama është thundruar

Nuk më lë vetëm

 

Marko Boçari

Lëpinë djersën e gjakut

Në planagun me beronja

Vritet edhe një herë.

 

Zeusi shikon me dhembje

Dua t’ia dëgjoj thirrjen

-  Zotgjeneral

E kujt është Çamëria