| E shtune, 10.07.2010, 07:25 PM |
Nga Fatmira Nikolli
8 korrik 2006. Pjetër Arbnori ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë ende të vegjël. Sot, data shënon sërish 8 korrik. E vorfën! Kështu ndjehet Suzana Arbnori, bashkëshortja e shkrimtarit, politikanit e intelektualit Pjetër Arbnori, katër vite pas ndarjes nga jeta të të shoqit. 14 vitet e kaluara së bashku, tashmë pa praninë e tij, kanë lënë një boshllëk të madh. Vendi i tij është bosh, dhe ky boshllëk mbushet veç prej kujtimeve e fotografive që kanë mbushur muret. "Ishte i qetë. Djali i ka ngjarë shumë Pierinit", - thotë Suzana, teksa kujton të shoqin. Me sa duket, kohët pa të nuk e kanë bërë më të fortë dhe as ia kanë zbehur kujtimin për të, e aq më pak dhimbjen për humbjen. Çdo gjë ka mbetur njësoj që prej ikjes së tij. Ka vetëm një ndryshim, dashuria është rritur prej mallit e mungesës. Dje, kur e takuam në shtëpinë e saj, ajo kujtoi me sy të përlotur: "Si sot katër vite më parë, në këtë orë (dje ora