| E premte, 09.07.2010, 09:25 PM |
Luan Çipi
NASE JANIT
Të shoh e të kam përpara
Flokë gjatë, ngjyrë bore
Në krah ri, Myrteza Mara.
Ti, Nase, zemrën ma more!
Një rast, që zoti ma fali,
Doli një çast fatlum,
Na mblodhi Petraq Pali
Fjalë e mençur, rrodhi lum.
E ngrohtë dhe plot jetë,
Mbushur dashuri e zjarr,
Bashkëbisedojnë poet
Hallet, jeta i ka ndarë.
Petraq Palin, në Njuxhers,
Luan Çipin, në Tiranë
Nase Janin, n’Univers
Në Vlorë, Mara Myrtezan.
Përmenden dhe lirika
Lexohen libra, ditarë
Bashkim, ndër shqiptarë!
Nga Vlora të falënderoj
Për librat, dhuratë kurbeti.
Gjithë veprat po ti lexoj,
Të na rrojë interneti!
Vlorë, 6 korrik 2010