| E enjte, 08.07.2010, 07:36 PM |
Flet poeti, aktori dhe regjisori Fehmi Hoshafi
Kur isha ushtar, Pirro Mani më dha një rol kryesor në një poemë ruse
Filmi Kapedani nuk mund të realizohet sot
Dy kuçedra i kanosen sot artit, artisti jo mjeshtër dhe mjeshtri jo artist
Gërshëra ra tek filmi “Melodi e pandërprerë”, kur cjapi “shihte””, në mënyrë të pacipë një vajzë të bukur
Politizimi i ka zënë frymën artit
Nga Albert ZHOLI
Në rininë e tij ka botuar poezi në organe letraro-artistike të kohës. Punoi për një kohë të gjatë si aktor në Teatrin Popullor, më pas mbaroi Liceun artistik “Jordan Misja”, në degën e regjisurës. U emërua si regjisor i Estradës profesioniste të qytetit të Elbasanit, ku punoi për rreth dy vjet, ndërkaq vazhdoi me korrespodencë Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë-Letërsi. Gajtë punës si asistent regjisor, në filma të ndryshëm të kinostudios “Shqipëria e Re”, u aktivizua edhe në role të dorës së dytë, më i spikaturve prej të cilëve ka qenë roli i basahkëpunëtorit shkencor në filmin “Përse bie kjo daulle, sipas romantic Dasma” të Ismail Kadaresë. Filmi i tij i parë artsitik i pavarur, kinospektakli Etrada në ekran” , i solli jo vetëm suksesin, por edhe garancinë për ti besuar xhirimin e skenarit të kinokomedisë kapedani”, që disa vite më vonë u shoqërua nga dy kinokomedi të tjera: “Endërr për një karrige”, dhe “Zëvëndësi i grave”. Filma të tjerë të njohur të këtij regjisori janë edhe “Thirrja”, “Dëshmorët e monumenteve”, “Dritat e qytezës”, “Në emër të lirisë”, “Pas takimit të fundit”, dhe filmi “Shoku ynë Tili”, i nderuar me medalje ari në Festivalin Ndërkombëtar të Salernos (Itali). Tashmë ai i është kthyer sërishmi poezisë, “Dashurisë së tij të parë”. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë me poezi “Dashuria ime e parë”, dhe në vitin 2008 librin poetik “Ky populli im, një këngë djepi”.
Z. Hoshafi, kohët e fundit vihet re se filmat e periudhës së monizmit shihen ende me nëj interest ë madh edhe nga të rinjtë? Cila është arsyeja sipas këndvështrimit tuaj?
Për disa arsye mendoj: Një nga këto mnedoj duhet kërkuar në vetë natyrën e n jeriut, në nostalgjinë e tijë për vitet e jetës që ai ka lënë mbrapa dhe së cilës nuk I kthehet më. Rikthimi me anë të përfytyrimit tek këto vite, tek kujitmet dhe mbresat e shumta të jetës së tij të mëparshme, sado të fuqishme që të jenë, prapëseprapë di të duken shumë të zbehta, në raport me kuadrot filmike të cilën ua çpojnë të kaluarën me forcën e tyre konkrete, të drejtëpërsëdrejtë, të prekshme dhe reale. Një arsye jo më pak e rëndësishme sipas mendimit tim ka të bëjë edhe me emsazhet që përcjellin tek spektatori i një kohe tjetër këto filma, …Natyrisht kur këto mesazhe vazhdojnë aktualitetin dhe freskinë për aq kohë sa problemi i shtruar për zgjidhje ka gjetur zgjidhjen e kënaqshme…sepse edhe sot shtrohet çështja “të rrosh apo të mos rrosh”, po njëlloj sin ë kohën kur Shekspiri shtroi për zgjidhje këtë problem tek tragjedia “Hamleti”. Kështu edhe tek
filmi “Kapedani”, përderisa gruaja do të jetë e diskriminuar, edhe mesazhi që përcjell ky film do të mbetet actual. Megjithatë, arsyeja më e rëndësishme pa dyshim lidhet më vetë vlerat artistike që mbartin filmat e atyre viteve. Pasi është e njoihur për të gjithë se forca e artit, ashtu si dhe e vetë filmit, qëndron tek bashkimi, shtrirja në një të vetme e profesionalizmit dhe talentit të atyre që i realizojnë këqto filma. Duke pasur ose jo ndërgjegje për fjalët profetike të shkrimtarit të madh francez Anatol Frans, ku shkruante se: Dy kuçedra i kanosen sot artit, artisti jo mjeshtër dhe mjeshtri jo artist”. Për fatin e mirë të kinematografisë shqiptare, krijuesit tanë më të mirë, e kanë pasur gjithmonë këtë mësim jetëdhënës.
Cfarë mund të përmendësh në këtë rast?
Këtu duhen përmendur në radhë të parë kinoregjisorët e talentuar dhe njëkohësisht profesionistë si bie fjala Krisstaq Dhamo i cili ndër të tjera ka dhe meritën e padiskutueshme të ndihmesës së tij të vazhdueshme për regjisorët e ardhshëm, ndërmejt të cilëve edhe autorin e kësaj interviste), Dhimitër Anagnosti, i ndjeri Viktor Gjika, Hysen Hakani, Pirro Milkani dhe i ndjeri Gëzim Herebara. Puna me këta regjisorë, ne si ndihmësit e tyre, shfrytëzonim gjithë përvojën pozitive të këtyre mjeshtrave të ekranit, krahas talentit dhe përgatitjes tonë vetjake, krijuam tarditën e vazhdimësisë të artit tonë kinematografik nëpërmjet krijimeve të mëvonshme të Vladimir Priftit, Esat Mysliut, Ibrahim Muços, Kristaq Mitros, Saimir Kumbaros e të tjerëve ish asistentregjisorëve ku ne filluam të bëjmë punë të pavarura.
Ju keni qenë regjisor në shumë filma që kanë bërë epokë, a ka pasur rast në monizëm që mbi filmat e tu të bjerë gërshëra?
Producent i vërtetë i filmave të epokës së shtetit monopartiak ka qenë vetë shteti i asaj kohe. Për kësoj, ishin përfaqsuesit e tij që e thoshin fjalën e fundit në miratimin e këtyre veprave artistike. Krijuesit në punën e tyre duhej t’u përmbaheshin parimeve të metodës së realizmit socialist dhe orientimeve të vazhdueshme nga instancat e larta, për ta parë realitetin në dinamikën e tij revolucionare duke i dhënë përparësi së resë, në raport me të vjetrën, bazën e konflikteve dhe dramave në këto filma. Meqënëse filmat e mi i janë përmbajtur kërkesave të përmendura më lart, realisht nuk më është bllokuar asnjë film, por në filma të veçantë ka rënë gërshëra duke dëmtuar në njëfarë mënyre tërësinë e vlerave artistike. Tek filmi “Thirrja”, gërshëra ka prekur më tepër episodet që pasqyronin reaksionin e kishës dhe të priftit, me justifikimin për të mos ngjallur tek spektatori nostalgji për fenë. Në filmin kinokomedi “Zëvëndësi i grave”, u
pakësua numri i “grave me barrë”, me preteksin sikur regjisori kishte tendencë të bënte me barrë të gjitha gratë, gjë për të cilën unë protestova energjikisht duke deklaruar (me sarkazëm), se këto gra i kishin bërë me barrë burrat e tyre dhe jo unë!!. Ngulën këmbë të hiqej episodi kur Maku, personazhi kryesor në këtë film bie në det kur ishte i dehur, sepse dikujt nga ata që miratonin filmin i qe dukur humor tragjik alla Carli Caplin.! Po kështu gërshëra ra edhe në cjapin përçor të tufës, tek filmi “Melodi e pandërprerë”, kur cjapi “shihte””, në mënyrë të pacipë një vajzë të re elegante të veshur me rroba banjoje dhe çobani (Albert Vërria), e qortonte cjapin për një sjellje të pahijshme. E në filma të tjerë…E keqja në këto raste, vinte sepse, miratimi i filmit jo në pak raste i lihej në dorë njerëzve me horizont të ngushtë mendor, të cilët këkronin të fusnin në kallëpe burokratike hapësirat realiste të fokusuara në objektivat e kameras duke rënë kështu ndesh në praktikë me atë që është pranuar teorikisht, për të pasqyruar realitetin sa më besnikërisht dhe sa më fuqishëm artistikisht, pasi veprat sado të larta të ishin nga përmbajtja ideore, nuk mund të ndikonin te spektatori pa një përjetim emocional, tronditës dhe artistik.
Tek filmi “Kapedani”, nqs do ta realizonit sot, a do të kishit hequr apo shtuar diçka?
Filmi “Kapedani” ka një gjetje krejt origjinale, të papërsëritshëm “Sui generik”, siç është bërë zakon të thuhej (pra e veçantë), një gjetje që nuk mund të shkëputet nga ato rrethana konkrete që lidhen pazgjidhshmërisht me atë epokë, me ato kushte të caktuara social-politike, subjekti i të cilit është konceptuar me një fillim, kulm dhe zgjidhje të caktuar dhe të mbyllur. Tentativa për të bërë një variant të ri të këtij filmi do të ishte një aventurë e rrezikshme që do të çonte në një dështim artistic të pa dyshimtë.
Është thënë në qarqet e sotme politke apo artistike që filmat e monizmit kanë qenë të politizuar. Sa qëndron ky fakt?
Po sot a ka më shumë politizim tek filmat?
Ndodhi e kundërta e asaj që pritej. Filmat e këtyre dy dekadave të fundit, supozohej se jo vetëm do të pasqyronin anën e padukshme dhe të errët të hënës së “ndritur”, por do ta pasqyronin realitetin në kompelksitetin dhe shumanshmërinë e tij, duke qenë se kineastët ishin të çliruar nga autocensura ashtu edhe nga censura shtetërore. Dhe jo vetëm kaq. Artisti është në radhë të parë pasqyrë e epokës së tij dhe të kaluarën e sheh gjhithnjë në funksion të së tashmes/ Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se artisti është qytetar që shquhet për kurajo civile. E për çfarë kurajo civile mund të flitet kur asnjë nga kineastët që kanë xhiruar këto dy dekada, jo vetëm nuk kanë guxuar të prekin plagët e sotme të shoqërisë, por e kanë gjetur tepër komode të “varin” subjektet e tyre në “gozhdën e |Nastardinit”, duke rrahur ujë në havan, duke u marrë më kalin e ngordhur që i kanë rënë patkonjtë. Dhe kjo ështëpër të ardhur keq, pasi politizimi i ka zënë frymën
artit duke u bërë kështu bisht i poltikave kalimtare të ditës, Nëqoftëse mjaft nga filmat e së kaluarës vazhdojnë të mbijetiojnë, kjo ka ndodhur sepse në to politizimi si ëshët ënnshtruar objektit të artit i cili është një dge vetëm një: Pasqyrimi i së bukurës dhe siç thoshte gjemniu i muzikës Bethoven “Nuk ka ligj që të mos thyhet para së bukurës”,
Si fillim ishit aktor, pastaj regjisor. Ku do të dëshironit të kishit vazhduar rrugën, si actor apo si regjisor?
Tani,pas shumë vitesh reflektimi, më është përforcuar bindja se talenti im konstant dhe permanent ka qenë dhe mbetet instikti teatral, i trashëguar nga babai im tek i cili ndjenja e devotshmërisë fetare, pasioni deri në ndjenja patetike në leximin e librave fetarë me zë të lartë dhe drithëronjës që ta dëgjonim të gjithë, të falurit e tij në shtëpi ku dhomën e mezit e kishte kthyer në nëj si xhami të vogël ku kryesonte grupin e besimtarëve familjarë duke luajtur ai vetë rolin e Hoxhës, të gjitha këto i shkaktonin babait tonë, një ndjenjë të veçantë kënaqësie të ngjashme me atë që provon një actor në skenë. Ndonëse vet im atë kur i drejtohej perëndisë imagjinare, dridhej i tëri nga emocioni mallëngjyes i lutej allahut të myslimanëve që ti falte gjynahet e njerëzve të kësaj toke, nuk i shkonte mendja në ato që mendoj unë tani, që me zërin e kënshëm dhe melodioz prej këngëtari baritone, ne fëmijët e tij, kur u rritëm kemi ndjerë gjithnjë sikur ishim jo
në një rit të zakonshëm fetar, por në një spektakël të vërtetë dramatic, me një personazh të vetëm të intërpretuar nga babai ynë këngëtar dhe aktor. Ndaj dhe tre nga pesë djemtë e tij, dy prej tyre Tahsini dhe Abazi u bënë këngëtarë profesionistë (madje i pari dhe kompozitor), ndrësa unë këngëtar amator dhe më vonë actor profesionist dhe akoma më pas regjisor dhe kinoregjisor,
Pra ju ende e keni bindje të plotë se nqs nuk do të ishit në fillim aktor, nuk do ishit bërë një regjisor i talentuar?
Po. Sepse që në fëmininë e hershme, menjëherë pas luftës, unë dhe bashkmoshatarët e mi, duke bërë si majmunë, ndërtonim skena me çarçafë dyshekësh tërë arrna, në të cilat unë lauaj ndonjë partisan të burgosur, duke imituar kështu artistët tanë të parë të Teatrit Popullor. Më pas, me ngritjen e sallave të leximit nëpër lagje me grupet e para teatrale, ndonëse ende adoleshent, regjisorët të cilët vinin në skenaat e këtyre sallave, pjesë të ndryshme teatrale, mua më besonin zakonisht role kryesore. Madje, Llazar Verria, regjisor i teatrit të kukllave, i entusiazmuar nga loja ime, më pat premtuar se sa të rritesha edhe ca do të më merrte në teatrin e tij profesionist. Por ende pa u bërë mirë actor në këtë teatër, u thira për të kryer shërbimin ushtarak, ku në reaprtin që më caktuan u njoha me një ushatr më të vjetër, Pirro Manin, regjisorin e shquar të ardhshëm të skenës dhe të Teatrit Popullor, i cili organizoi me rekrutët e rinj një grup teatral dhe
pasi dramatizoi poemën e gjatë epike të poetit sovjetik Aleksandër Tvardovski me titull “Ushtari dhe vdekja”, më besoi mua rolin kryesor, atë të vdekjes, Megjithë interpretimin tim të sinqertë dhe dramatic, kur unë prisja që salla të rrënqethej nga tmerri, ndodhi krejt e kundërta. Pas çdo battue të shqiptauar nga unë ata shpërthenin në të qeshura. Edhe shumë më vonë, në kohën kur isha asistent regjisor në Kinostudio, dhe regjisorët e filmave më besonin ndonjë rol të vogël, episodic ndodhte e njëta dukuri, unë përpiqesha të interprtoja sa më seriozisht (sepse të tillë ishin rolet), salla shpërthente në të qeshura. Kështu më ndodhi me oficerin fashist tek filmi “Oshëtima në bregdet”, ,me ësuein e matematikës tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” dhe veçanërisht tek roli më i spikatur dhe më i rëndësishëm i bashpuntorit shkencor tek filmi “Përse bie kjo daulle”, dalëngadalë fillova të nëdrgjegjësohem se tek instikti im teatral duhej të kishte
diçka nga ajo që në teatër quhet “Viskomika”, dmth prirje e natyrshme e komikes. Kjo prirje pa dyshim ka luajtur rolin kryesor kur mu besua xhrimi i kinokomedisë së parë me karakter kinospektakël “Estrada në ekran” film i cili duke qeënë se u prit mirë nga spektatori, shërbeu si garanci që të më besohej më vonë xhirimi i kinokomedisë së parë të vërtetë “Kapedani” në të cilin, ashtu si edhe në të gjithë filmat e mi të terë komikë apo seriozë, koncepri im regjisorial ka qenë gjithnjë zbulimi i dramës së personazheve, i bindur se vetëm në këtë mënyrë do të rridhte nëtyrshëm dhe humrori. E them me bidnje të plotë se në punën time si regjisor i ardhshëm, nqs nuk do të kasha në të nëjtën kohë dhe natyrë aktori nuk do të kasha arritur ta çoja aktorin Albert verria tek xha Suloja që parafytyroja si dhe të gjithë aktorët e tjerë pjesmarrës në filmat e mi, prapa lojës së të cilëve fshihet dukurija regjisor=actor. Aktori i parë i roleve tek
filmat e mi, është padyshim regjisori i tyre Fehmi Hoshafi.
Mendimi juaj për politikën e sotme shqiptare?
Politika shqiptare postmoniste duhej që ta ngrinte në një shkallë më të lartë profesionin e politikanit, profesionalizmin e tij. Ky profesion do njohuri të thella
për ekonominë politike, juridiksion, njohuri që nuk i ka asnjë politikan postmonizëm. Për të mos hyrë në aspekte të tjera…
A ke ndonjë peng në rrugëtimin tuaj si regjisor?
Në atë kohë dilnim në pension në një moshë shumë të re, 55 vjeç. Në atë kohë regjizori ka arritur pjekurinë më të madhe artistike, ka grumbulluar një eksperiencë jetësore dhe profesionale dhe dëshira e tij është që të bëjë filma akoma më të përsosur, akoma më të bukur, akoma më profesional se ata që ka bërë. Ndërsa ngjarjet pas viteve 1990 na lanë në harresë, pasi dolën probleme të tjera.
Sot nga shumë skenaristë ka shumë projekte filmash që flenë në sirtaret e tyre dhe është e pamundur ti venë në skenë. Po ashtu janë lënë në harresë regjisorët me eksperiencë….Arsyeja?
Sot shoh se ka një fenomen tjetër. Nihilizmi. Pra mohimi i çdo gjëje të së kaluarës në mënyrë mekanike. Ky është një koncept filozofik. Mirërpo nuk mund të mohosh në mënrë mekanike, mohim për mohim, artin e së kaluarës, sepse po të mohosh në mënyrë absolute një kohë tjetër, bën që këta krijues apo një komb të mos bëjë diçka më të lartë se çka është bërë më parë. Siç thoshte shkencëtari i madh Isak Njutoni kur e pyesnin përse arritët kaq lart ai përgjigjej me realizëm “sepse unë qëndrova lart mbi supet e brezave të mëpashëm”. Kështu mund të ecësh para. Edhe unë në fillim kam qenë asistent regjisor. Përveç studimeve të mija profesionale, punova me regjisorë të talentuar, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani, të cilët brenda mundësive të tyre më dhanë gjithë dijet e tyre, që unë i çova më tej. Po s’u mbështete tek paraardhësit do bësh vetëm një vërë në ujë.