Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Flamuri e hymni i Kosovës

| E merkure, 07.07.2010, 07:44 PM |


FLAMURI E HYMNI I KOSOVËS

 

Me ngjyrë  të kaltërt si qiejt mbi dete

me gjashtë yje të bardhë si bora,

hartën e artë në mes,

në flamur i ka Kosova.

 

Po këta yje Kosovë ku i gjete ?!

Na i paske gjashtë komunitete.

Hashkali  e egjiptianë

të barabartë me shqiptarët janë.

 

Njësoj si serbi edhe  muslimani,

malazezi zgjohet si tarzani,

sikur të tjerët kërkon barazi

iu dashka një yll edhe atij.

 

Nesër thotë kuvendi

flamurit   nuk i zbehet kaltërsia,

shtojeni  edhe një  yll-

kështu  e do drejtësia.

 

Valon i lirë flamuri me yje

me Hymnin e shurdhët

Siç i ka hije….

 

Jusuf Zenunaj, 6 korrik 2010