Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Fatos Arapit

| E marte, 06.07.2010, 09:06 PM |


Luan Çipi

 

FATOS ARAPIT

 

Sa fije dhe nyje ne na lidhin tok

Mbi çdo gjë, në mes, Vlora jonë krenare,

Toli dhe Kamani ishin miq dhe shok

Po, shumëfish të bijtë, lidhur si për fare.

 

Piroja me Veron, shokë të një klase,

Unë me Bubulinën, në një bankë rinim,

Teftën  dhe Petritin, kujtoj plot maraze,

Astriti, Karilla, në një gojë “pështynim”.

 

Të kundronim, Tosi, të ndiqnim nga larg

Gjer në Bullgari, kur nise vargëzimin

Përmendsh i mësonim çdo strofë e çdo varg

Na mbushje me shpresë, na shtoje gëzimin.

 

Rilindi Naimi, Lasgushi, Asllani

Shpërthente talenti në çdo poezi

Të dal’ kush të dojë, është shesh mejdani

Kadare, Agolli, me ta edhe ti.

 

Qindra, mijëra grimca me drita e ngjyra

 Perëndimet i ndiqje, gjer te retë  përflakur,

Mbi det shpërthenin “ mejtimet” e lira

Gjëmonin magjishëm “ alarmet përgjakur”.

 

Sa shpejt e dallove rënien në humnerë

Ngritur nga rrogozi, fort protestove

Një lirik pasqyrë, lindi këtë herë

Shpalosur në art, çka pe dhe jetove.

 

Kishe trashëgim, ullinj edhe ara

Te Zvërneci i  Vlorës, qilim, buzë detit.

Po, një degë ulliri, vallë, si nuk t’u dha

Rrethuar për koke, si kurorë  të mbretit?

 

Ngadhënjen poezia, 20 libra shkruar

Poetika Strugë, “Kurora e  artë”

Dhe pse pushtetarët të lënë të veçuar,

Vlerësimi i  lexuesit: Monument i lart.

 

Vlorë, 5 korrik 2010