| E marte, 06.07.2010, 07:11 PM |
Një i ri 24-vjeçar i ka vënë zjarrin bashkëshortes së tij e cila ishte “fajtore” se kishte lindur vajzë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarghoda, në jug të Islamabadit.
Autori i ngjarjes ka lagur me benzinë gruan dhe më pas i ka vënë zjarrin.
Viktima është ndihmuar nga fqinjët që e kanë çuar në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Çifti ishte martuar prej një viti, por pas lindjes së vajzës, tre muaj më parë, marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar.