| E premte, 02.07.2010, 07:42 PM |
Kujtim Stojku
PEMA E GJAKUT
Aty n’mesin e Dardanisë
Ka mbirë një pemë e kuqe
Dhe ajo ka ngjyrën e gjakut
Po se besuat degjoni këngën e Agim Gashit.
Dëgjojeni atë zë burrëror
Që bubullon n’tingujt e sharkisë
Dëgjojeni si vajton sharkia
Nën pemën e Lirisë.
Po ja hoqët lëvoren
Po deshët provojeni
Pik pika pikon gjaku.
Në çdo skutë e rrugë t’këtij vendi
Mbi çatitë, fushat e malet e saj
Nga qielli ra shi gjaku
Prandaj n’çdo oxhak
Ngrihet bajraku.
E të gjitha këto
Ndodhën në Dardani.
Kjo tokë është vaditur me lumenj gjaku
Prandaj ka mbirë aty Pema e lirisë.
Dhe nëse s’ke par’ndokund q’t’flasin memecët
E ku ndodhi kjo mrekulli
Atje nën pemën e gjakut
Shqiptuan fjalën e shenjtë
Liri.
Ku Sllobodanit ju pre qefini
Prej së gjalli?
Në Dardani
Ku e tërhoqa si zagar për dore
Dhe e çova Sllobodanin t’lidhur në nevojtore
Aty
Nën pemën e Lirisë.