Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xheneta Jetishi: Ilir Cakës

| E enjte, 01.07.2010, 08:20 PM |


Xheneta Jetishi

 

Ilir Cakës

i vrarë më 13 prill 1999, 1 ditë pas ditëlindjes së tij

 

Dua të ec natën,

Por s'guxoj as ditën.

 

Dua të mendoj, por s'mundem,

Edhe pse askush këtë s'ma ndalon!!!

 

Në ç'rrugë po eci tash?!!!

Është rruga e vetmisë,

Apo e shoqërimit?!!!

Nëpër kokë më sillen mendime,

Mendime të trishtimit!

 

Dëgjova unë, a dëgjove ti?!!!

E kanë marr vesh krejt Bota!!

Kanë vra një djalë të ri,

Kanë lënë një nënë në vetmi,

Me lot në sy,

Tërë jetën të mbajë zi.

 

Ka kush e mbanë atë,

E mban shpresa e jo vetmia.

E babën e tij e mbanë,

Forca, guximi e krenaria!